Ka disa vende në këtë planet magjik që na lënë me gojëhapur. Hurdhat e Kripës në Maras, në luginën e shenjtë Inkase, është një nga ato vende. “Gjatë tre viteve të fundit kemi udhëtuar në 41 vende dhe kemi qenë me fat duke mbetur të magjepsur për shumë herë. Udhëtimi në Namibi, ujëvarat e Islandës apo shpella Benagil në Portugali e kalojnë imagjinatën e njeriut. Megjithatë kësaj here nuk e prisnim të shihnim këtë peizazh unik të na shfaqej përballë, ndërsa po vozitnim në rrugën kryesore nga qyteti modern Cusco”- shprehen blogger-ët e udhëtimit, të cilët gjenden në rrjetin Instagram si “howfarfromhome”

Përshtypja e parë e këtyre pellgjeve të vjen nga një pikë ku mund të përfitosh duke parë më shumë se 3 mijë pellgje në lavdinë e tyre. “Na u tha se secila prej këtyre hurdhave ishte në pronësi të një familjeje të ndryshe. Sesi arrijnë t’i ndajnë nga njëri-tjetri, mundemi vetëm tamarrim me mend”.

Ndërsa zbret në luginë dhe i sheh më nga afër, nis të shohësh detajet e strukturës, që ushqehen kryesisht nga një burim i vetëm nëntokësor, që është shumë po shumë i kripur.
 
Procesi i krijimit të kripës është shumë i thjeshtë ; uji i shenjtë rrjedh në këto pishina (që nuk janë fare të thella) dhe më pas avullon duke lënë një kore të hollë të asaj që është bërë kripa më e dëshirueshme në botë. 
 
“Kaluam disa orë duke lundruar mes labirinteve të shtigjeve dhe tashmë bën pjesë në listën e një prej vendeve tona të preferuara”.