Asnjë tjetër atraksion (plazhe) apo struktura ( hotele, restorante, piceri apo bare) të komunës së San Vero-s kanë marrë një numër kaq  të lartë dhe kaq pozitiv të recencave sa “Macet e Su Pallosu”.
 
Prezantuar më  2010 –ën, Certifikata e Ekselencës vlerëson ata që ofrojnë në mënyrë konstante një shërbim të mirë. 
Vlerësimi u dorëzohet strukturave që kanë marrë reagime pozitive nga udhëtarët e Trip Advisor në vitin e funti, struktura të të gjithë botës që u ofrojnë klientëve të tyre përvoja të një niveli të epërm.
Pas vlerësimit të bërë më  2016 –ën, felinët e Su Pallosu-t shënojnë sërish sukses dhe i shtojnë edhe çmimin për vitin 2017.

Muzeu i vogël dhe turizmi i qëndrueshëm
Oazi Felin në Su Pallosu është privat, merret me kujdesin e maceve dhe ka organizuar rreth felinëve një lloj rrugëtimi muzeal didaktik.

Vizita vetëm me prenotime
Oazi është  privat, brenda veç maceve jetojnë dhe ata që i duan macet. Vizita me guidë është falas dhe bëhet vetëm me prenotim, me një numër të kufizuar, maksimumi 10 vizitorë dhe përfshin një ekspozitë mbi Historinë e Peshkimit, Arkeolologjisë, natyrës dhe Artit marrë nga shtëpia Muze  Gianni Atzori.
 Oazi Felin në këtë vend nuk ka pasur kurrë kontribut publik, mbahet vetëm falë aktiviteteve vullnetare të dy kafshëdashësve  Andrea Atzori dhe  Irina Albu, si edhe me dhurime private të Shoqërisë Kulturore  “Amici di Su Pallosu”.
 
Macedashësit për faunën e pacenuar
Menaxhimi shkencor- sanitar i  51 maceve të Oazit i është besuar klinikës veterinare  “Duemari” në Oristano. Me mbi  120 sterilizime të bëra këtë vit, aktiviteti i macedashësve të “Su Pallosu” është më e madhja në të gjithë Sinis-in, për atë  që i përket përmbajtjes së lindjeve feline dhe pasojës për ruajtjen e faunës së egër, zogjve në radhë të parë. Sterilizimet e maceve në fakt lejojnë edhe një ulje të dukshme të presionit të maceve mbi speciet e mbrojtura.
 
Su Pallosu përfaqëson një “unicum” për numrin e madh të sterilizimeve të kryera në  ishull,
Në territoret e komunave të San Vero-s dhe Cabras-it nuk ekzistojnë koloni feline të njohura që do të garantonin një zgjerim të aktivitetit të sterilizimit, siç ka ndodhur me shumë punë dhe mund në Su Pallosu. Në pjesën tjetër të provincës prania feline është e pakontrolluar, numërohen më mijëra macet  e pranishme në lokalitetet e tjera dhe numri i sterilizimeve është i vogël.
 
Vizitorët
vizitorët më  2016 –ën kanë qenë më  shumë se  3500 të ardhur nga e gjithë bota; vizita me një guidë të prenotuar bëhet edhe në gjuhë të tjera veç italishtes si anglisht, frëngjisht dhe spanjisht.