Qyteti Scott, Kansas 
Në një fermë jashtë qytetit Scott, në Kansas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, traktorët korrin grurin në një fermë familjare. Në këtë fermë, korrja zgjat dy javë, me punë nga ora 7 e mëngjesit, deri në orën 11 të natës, në më të shumtën e ditëve.
*Fotografia George Steinmetz, National Geographic Creative


Lumi Li, Kinë
Lumi Li, i njohur edhe si Guangxi, rrjedh afro 84 kilometra përmes rajonit autonom të Kinës,
Guangxi Zhang. Këtu, pranë Yangshuo-s, pamjet rreth lumit janë ato të maleve të bukura karstike dhe kodrave me gjelbërim, duke e bërë zonën popullore për lundrimet në lumë, për të mos përmendur peshkimin gjatë natës.
*Fotografia Keith Ladzinski, National Geographic Creative

Colva, Indi
Barkat e peshkimit dhe rrjetat rreshtohen në plazh në Colva të Indisë. Dikur një fshat i thjeshët peshkimi në jug të Goa-s, bregu perëndimor i Indisë, Colva ka lulëzuar në një destinacion turistik me hotele ekonomikë, plazhe ranore dhe perëndime të bukur.
*Fotografia Anna Komissarenko, Alamy Stock Photo

Patagonia, Kili
Në rajonin e Patagonias një fermer drejton një tufë buajsh përmes një liqeni me ndihmën e qenve të tij. Në këtë seksion të jugut në Ande, peizazhi varion shumë: shkretëtira, livadhe dhe terrene malore.
*Fotografia Andria Hautamaki, Redux
 

Distrikti Satkhira, Bangladesh
Një punëtor mban veglat e tij përmes një ferme me karkaleca në Distriktin Satkhira në jugperëndim të Bangladeshit. Karkaleci është edhe eksporti më i madh i vendit: megjithatë industria është përkeqësuar për shkak të krizës së ujit, duke qenë se shumë fusha  me ujë të freskët në tokë janë kthyer në toka me ujë të kripur për shkak të mbarështimit të karkalecave, duke lejuar kripësinë të zhytet në to.
*Fotografia Munem Wasif, Agence Vu/Redux


Sylt, Gjermani
 Ferma e Erës në Breg të Butendiek mbledh energjinë në Detin e Veriut, 32 kilometra në perëndim të ishullit gjerman Sylt. Kjo fermë ere, që ka nisur punën në gusht të 2015 –ës, gjeneron mjaftueshëm energji për 370 mijë shtëpi në vit.
*Fotografia Paul Langrock, Zenit/ Laif/Redux



Kodrat e Humbura, Kaliforni

 Gumëzhima bletësh në perëndim në Kodrat e Humbura, Kaliforni. Këtë hoje të veçanta i përkasin  Fermave të Mjaltit Adee, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë. Sipas një vëzhgimi të USDA, ka pasur rënie me 8% në kolonitë e bletëve në të gjithë Amerikën vitin e kaluar.
*Fotografia Anand Varma, National Geographic Creative