Më 1991 –shin një fermer vietnamez zbuloi një shpellë të fshehur që nuk ishte eksploruar kurrë në Parkun Kombëtar Phon Nha-ke Bang. Kjo shpellë rezulton si hyrja e një bote të re, e njohur edhe si   Hang Son Doong, shpella më e madhe në botë.
“Qysh në moshë të re, burri vendas Ho Khan kalonte javët duke ecur përmes xhunglës së Parkut Kombëtar   Phong Nha-Ke Bang, duke kërkuar për ushqim dhe mbledh lëndë druri për të fituar ca  të ardhura.
 
Më 1990 në një mision gjuetie, Ho Khan ngeci në një çarje të një shkëmbi gëlqeror dhe  eci përpara për të hetuar çfarë ishte.
 Ndërsa afrohej pa  re që dallgëzoheshin në hyrje dhe mund të dëgjonte tingujt e një lumi që rridhte nga diku brenda shpellës.
Kur mundi të ndjente një erë të fortë që frynte nga shpella vendosi të largohej pa hetuar më. Kur u kthye në shtëpi disa ditë më vonë e kishte harruar vendndodhjen e saktë dhe nuk e mendoi më.


Në të njëjtën kohë dy anëtarë të Shoqatës Britanike të  Kërkimit të Shpellave , Howard dhe Deb Limbert, kishin fushuar në Phon Nha për një ekspeditë eksploruese në shpellat e saj zone. Ndërsa po flisnin me Ho Khanh-in një ditë, ai u përmendi ekspertëve të shpellave se kishte gjetur një shpellë me re dhe lumë brenda. Hoëard dhe Deb-i u intriguan dhe e shtynë Ho Khanh-in të përpiqej për ta rizbluar shpellën. Pas shumë përpjekjesh të dështuara, ata nisën të mendonin se kjo shpellë e pakapshme mund të mbetej e humbur në xhungël përgjithmonë.


Më 2008 –ën ndërsa ishte  në një udhëtim për të mbledhur ushqim, Ho Khanh-i e gjeti sërish çarjen misterioze dhe mbajti shënime mbi shtegun sesi mund të  shkohej atje. Më  2009-ën e drejtoi Hoëard-in dhe Deb-in dhe ekipin e profesionistëve deri te shpella për ekspeditën e paë për të hyrë në atë që më vonë do të bëhej Hang Son Doong apo “Shpella e  Lumit Malor”.
 
Por ata nuk ishin të përgatitur për të gjetur një pamje aq madhështore nëntokë. Është portë drejt një bote të re!

Përpara se të provosh një udhëtim të papërsëritshëm në një shpellë, të duhet një litar për të zbritur 80 metra poshtë.
Hang Son Doong  është mbi  5 kilometra e gjatë me seksione që arrijnë në  200 metra lartësi dhe  150 metra gjerësi. Është aq e madhe sa ka lumin, xhunglën dhe klimën e saj.


Xhungla në miniaturë e shpellës strehon lakuriqë nate, zogj, majmunë dhe të tjerë.


Lumenjtë e gjelbër kanë plazhet e tyre.

E formuar në margjinat e një zone të rrëshqitur,  Hang Son Doong  është gdhendur nga lumi i madh Rao Thuong që gërryen gëlqeren, duke formuar tunelin gjigant nën Malet Annamite.


Dashamirësit e fosileve do të kishin një festë për sytë që nuk ka të krahasuar me  çfarë keni parë deri më tani.


Stalagmitet shkojnë deri në  80 metra lartësi, më të lartat e hasura ndonjëherë, mund të shihen brend shpellës.


Disa nga gurët më të rrallë të botës gjithashtu gjenden brenda Son Doong-ut.


Shpella është pjesë e një rrjeti prej 150 a më shumë shpellash në Malet Annamite, megjithëse shumë janë të  pa mbikëqyrura.


Shpella  Hang Son Doong  ofron arratisjen perfekte dhe kushdo qe e viziton  këtë vend të pazakonte do të magjepset me siguri.


Me një total të matur të vëllimit prej  38.5 milionë metra kub, shpella e Son Doong-ut ia kalon shpellës së Drerëve në Malajzi, që është konsideruar më parë si më e madhja.


Nëse doni një përvojë të papërsëritshme dhe të pangjashme me të tjera, sigurohuni ta vizitoni këtë shpellë. Duhet të jetë në listën tuaj.