Përbërësit
2/3 filxhan tërshërë  
2/3 filxhan fletë arra kokosi
2/3 filxhan miell i zakonshëm  
1/2 filxhan sheqer i bardhë  
1/2 filxhan gjalpë, i shkrirë  
2 lugë gjelle shurup i lehtë misri 
1 lugë çaji sodë për pjeke   
1 (14 ounce) kanaçe me qumësht të ëmbël të kondensuar  
1/2 filxhan lëng lime  (limon jeshil)  
4 verdha vezësh, të rrahura 
2 lugë çaji  lëkurë e grirë limoni


Përgatitja
Nxeheni furrën paraprakisht me  175 gradë Lyeni me yndyrë një tavë qelqi. Në një tas të mesëm, përzieni bashkë tërshërën, arrën e kokosit, miellin dhe sheqerin. Në një tas tjetër përzieni bashkë gjalpin e shkrirë ose margarinën, shurupin e misrit dhe sodëne pjekjes deriss të shkumëzohen. Shtoni përzierjen e shurupit të misrit në përzierjen e tërshërës dhe i rrihni përbërësit derisa të kombinohen mirë. Shtypeni përzierjen njëtrajtsëm në fundin dhe anët e tavës.
Në një tas të mesëm, hidhni qumështin e kondensuar, lëngun e lime-it, të verdhat e vezëve dhe  lëkurën e limonit. I rrihni në mikser për 1 minutë, me  shpejtësi mesatrare. Hidheni përzierjen mbi bazën e kekut. Piqeni në furrën e nxehur më parë, derisa të bëhet e fortë në qendër. Mos e lini të bëhet ngjyrë kafe lart. Freskojeni përpara se ta servirni!