A ka mënyrë më të mirë për të shfaqur  lumturinë sesa me fotografinë?! Komuniteti i fonografëve të National Geographic “Your Shot” kanë ndarë foto të peizazheve magjike, dritave befasuese dhe çasteve me diell, gjithçka i bën ata të udhëtojnë të lumtur. Bëni një udhëtim mes më të preferuarave të editorit.
 
 
Bregdeti Kombëtar Point Reyes
Një ngjitje e bukur në një shkëmb oxhak zbulon pamje magjepsëse. Në fund të shkëmbit që përfundon në det ka qindra luanë deti të patrazuar nga aktiviteti njerëzor. “Shpesh vij në këtë vend për dy arsye: meditim dhe për ta lënë botën pas”, ka thënë fotografi Bachir Badaoui.
Foto: Bachir Badaoui, National Geographic.

 
Lart: Liqeni Chandra, Spiti Himachal Pradesh, Indi: Rruga e Qumështit ngrihet mbi tendat përgjatë Liqenit Chandra. “Malet me rrëpira shohin nga liqeni nga njëra anë dhe një qark madhështor paraqet pamjen nga tjetër” , thotë fotografi Nimit Nigam says.
Poshtë: Festival i fanarëve Yi Peng, në Tajlandë: nënë e bijë lëshojnë fanarët gjatë festivalit.
Foto:Nimiy Nigam dhe Pradeep Raja.
 
 

Lart: Masai Mara, Kenia: “Ishte një nga çastet e rrallë”kujton Burcu Basar. “Ngurrova mes videos dhe fotos. Zgjova fotografinë, ndërsa shihja mikun time të kërcente mes zonjave Maasai.
Poshtë: Lumi Gorge, Columbia, Oregon : Një vizitor qëndron me krahët e shtriqur duke iu gëzuar ujëvarës përgjatë lumit Gorge.
Foto:Burcu Basar dhe Manish Mamtani.

 
San Francisko, Kaliforni
Një këlysh po pushon në dritën e ngrohtë të mëngjesit në ngushticëne Golden Gate-it.
Foto: Rus Bowden.


Surin, Tajlandë

Elefantët shëtisin në mëngjes herët. “Më pëlqen sesi rrezet kalojnë përmes këmbëve të tyre”, thotë Prasad Ambati.
Foto: Prasad Ambati/National Geographic Your Shot

 
Lart:Taj Mahal, Indi: Dy njerëz po pushojnë dhe janë zhytur në mrekullinë e Taj Mahal-it.
Poshtë: Plazhi Ke’e, Kauai, Havai ofron pamje të bregut Na Pali. “Po pushoja dhe po kënaqesha duke parë dallgët sesi rrotulloheshin” , kujton fotografja Valerie Cheung “Perëndimierdhi dhe ishte vërtet një çast në parajsë”.
Foto: Mohit Tejpal dhe Valerie Cheung.


Moalboal, Filipine
Sardelet në cekëtinë janë një ngjarje spektakolare që ndodh çdo ditë në breg të Moalboal-it. Këtu një zhytës përjeton habinë e një grupi masiv peshqish që e rrethojnë.
Foto: Jun Lao, National Geographic Your Shot

 
Lart: El Nido, Filipine “Vendosa një mëngjes për të parë një perspektivë tjetër të El Nido-s dhe kapa dy turistët e hershëm që po bënin ecjen e mëngjesit në formimet shkëmbore në lindje të diellit gjatë plazhit”, thotë fotografi Val Casuco. “ Vërtet është një shkulm ajri i freskët për mua”.
Poshtë: Phnom Penh, Kamboxhia “Ra shi për rreth katër minuta gjithsej dhe isha në Kamboxhia”, thotë fotografja Danielle Lussier. Ajo e ka mbërthyer këtë moment ndërsa ishte ulur në një barkë me guidë. “Nisëm duke mbyllur velat e varkës dhe hodha sytë nga dritarja e pasme... Mezi e kujtoj që e kisha shkrepur atë foto; ndodhi shpejt. Menjëherë dielli u fsheh sërish.
Foto: Val Cusco dhe Danielle Lussier


Lart: Marsejë, Francë:  “Një çift i bukur, një dritë magjike, dielli që flakëron si zana – një skenar i përsosur në një nga vendet më të bukur dhe më të ruajtur të Marsejës” thotë
Delphine Gidoin.
Poshtë: Budapest, Hungari: Një çift sillet rreth gjatë Csárdás, një vallëzim folklorik tradicional i Hungarisë, jashtë Bazilikës së Shën Stefanit në Budapest. Valltarët ftojnë turmën t’i bashkohet argëtimit.
Foto:  Delohine Gidoin de Nate Boëan.