Për habi të shumë admiruesve, sezoni i shtatë i  “Game of Thrones” ( Froni i Shpatave) do të përfundojë më 27 gusht. Megjithatë dimri nuk ka pse ndalet së ardhuri. Rreth një muaj pas finales së këtij sezoni, një kështjellë në Irlandë do të shndërrohet në kështjellën Winterfell, me  kremtimet e një dite me të gjitha gjërat që lidhen me Game of Thrones.

Kështjella Ward, në Irlandën e Veriut do të mirëpresë Festivalin Winterfell,  më 24 shtator. Në atë ditë, vizitorët mund të zhysin veten në botën e Shtëpisë së Stark-ëve me shfaqje dyluftimesh, demonstrime harkëtarësh dhe gjuetie me fajkoj. Do të ketë dyluftime në shesh, dhe ushqim mesjetar si derr i pjekur dhe musht vendi.

Festivali që do të zgjasë gjatë gjithë ditës me Lojërat e Turneut të Mbretit, ku do të performojnë garuesit nga kompania e riprodhimit historik. Vizitorët do të mund të njihen me
Boyd Rankin , i cili ka interpretuar Mikken, farkëtarin e Winterfell , ndërsa do të paraqesë armë që i ka punuar për shfaqjen. Dy ujqër nga familja Stark do të jenë gjithashtu në rrethinat e kështjellës. Aktorët do të rikrijojnë skena nga “ Një këngë Zjarri dhe Akulli” dhe vizitorët mund të vishen për një fotografi në ekranin e gjelbër në Oborrin e Winterfell-it.
Biletat e festivalit kushtojnë afro 29 dollarë ose 22.50 paundë për të rriturit dhe 10 paundë për fëmijët nga mosha 10-16 vjeç. Pranimi është falas për fëmijë më të vegjël se mosha 10 –vjeç.

Megjithëse kështjella është shfaqur vjetëm në seritë deri në sezonin dy ( kur u dogj), mbetet ende popullore për admiruesit. Një punonjës në Kështjellën Ëard vlerëson se kanë pritur më shumë se 2500 admirues çdo muaj. Pritet që biletat për festivalin të shiten të gjitha.
Pasi të kenë vizituar kështjellën, admiruesit e “Game of Thrones” mund të vijojnë me ture në Spanjë, Islandë dhe Kroaci për të vizituar disa nga vendndodhjet më popullore të xhirimeve.