Sarah Michelle Gellar mund të njihet më mirë për serialin e famshëm televiziv “Buffy, gjuetarja e vampirëve”, por këto ditë, ylli i televizionit është më e interesuar të dalë në gjueti çokollatash sesa bishash mistike. Kohët e fundit Gellar fluturoi deri në Peru për të gjetur çokollatën më të mirë në botë, të përsosur për kompaninë e saj, FoodStirs, një biznes start-up me bazë në Los Anxhelos, që shet produkte organike, pa organizma të modifikuara gjenetikisht si edhe produkte furre. Fatmirësisht për ata entuziastë pas pjekjes dhe udhëtimeve, Gellar e ka ndarë të gjithë udhëtimin e saj në Instagram.
 
“Koha për të bërë çokollatën. Arsyeja e vërtetë (dhe më e rëndësishme) pse isha në Peru ishte për të gjetur burimin e çokollatës më të mirë”, ka shkruar në Instagram Gellar. “Te FoodStirs përdorim përbërësit më të mirë, të pamodifikuar, organikë , me tregti të pastër dhe të qëndrueshëm që bota ka për të ofruar. Si e dimë? Sepse ne udhëtojmë botën, në kuptimin e parë të fjalës, për t’i gjetur”. Gellar ka shpjeguar se shqetësohet si për shijen ashtu edhe për burimin e përbërësve ndaj do të bëjë gjithnjë ato kilometrat më shumë për ta zbuluar.

“Kushdo që më njeh, e di se shqetësohem njëlloj rreth shijes së ushqimit tim dhe çfarë kalon për të mbërritur deri aty. Dua ta mësoj nga jetët e fermerëve, drejt fabrikës e deri te ju, njerëzit trajtohen me ndershmëri dhe etikë. Ndaj ju paraqes ...çokollatën me të mirë dhe më të shijshme, të bërë prej meje!”
 
Përtej përbërësve burimore, Gellar gjithashtu mori kohë për të përjetuar vërtet pamjet spektakolare dhe historinë që Peruja k a për të ofruar, përfshirë strukturën e lashtë Sacsayhuaman në Cusco dhe sigurisht Machu Picchu-n.
Ndërsa linte Perunë, Gellar ndau edhe një tjetër imazh në Instagram me diçiturën:
 
“Vështrimi i një të trishtuare ndërsa lë këtë vend të mahnitshëm. Njerëzit ishin fantastike, historia mbresëlënëse dhe Pisco i thartë ishte shumë i shijshëm ( Mësova shpejt se kur je në mes të së dytës nis ta ndjesh vërtet të parën.) Dhe më e mira nga të gjitha ishte të gjeja partnerë të shkëlqyer për FoodStirs dhe të ndjehesha me vetëbesim se gjetëm çokollatën me burimin më etik, tregtuar me ndershmëri dhe qëndrueshmëri dhe me shijen më të mirë. Ky udhëtim qëndron në kategorinë fituese. Adios Peru! (Derisa të takohemi sërish...dhe do të takohemi patjetër!)