Glamorozi Oscar Wilde, një bar i ri i frymëzuar nga shkrimtari legjendar, është hapur për publikun më  16 gusht. Bari whiskey i stilit viktorian, mburret si bari më i gjatë në Nju Jork.
 
Ky bar ka një përzgjedhje prej më shumë se 300 alkoolesh, 32 birrash, artefakte antike, një hapësirë private për  evente dhe kokteje të famshme si “50 hijet e Dorian Gray”, me xhin Plymoth, liker qershie, pesë erëza kineze dhe qitro. Një tjetër i famshëm nga menyja e koktejeve është “Elikziri i fuqishëm Oscar Wilde” që ka konjak, xhin, Guinness, shurup, livandë, shampanjë dhe lëkurë portokalli.
 
Adashi legjendar i barit, me siguri do të kishte dhënë miratimin e tij. “E quajtëm kështu barin tonë, pas Oscar Wilde ka qenë shok prej citesh me  Lillie Langtry,  një aktore e suksesshme britanike dhe socialite  e fundit të shekullit  19, pas së cilës ka marrë emër Lillie’s Union Square dhe Lillie’s Times Square...” janë shprehur bashkëpronarët  Tommy Burke dhe  Frank McCole.
 
Përveç Oscar Wilde-it , ata kanë në pronësi edhe dy Bar&Bistro Lillie dhe Midtwon Papillon. “Jemi rritur duke lexuar Wilde-in dhe duke studiuar letërsinë e tij. Duam që bari të kremtojë trashëgiminë e tij dhe të bëhemi një destinacion përfshirës për të gjithë”- kanë shtuar Burke dhe McCole.
 
Bari do të hapet nga ora 11:00 paradite deri në 2 të mëngjesit, dhe do të shërbejë drekë edhe darkë bashke me menynë e pasur të pijeve. Oscar Wilde ndodhet në rrugën    45 West 27th Street, mes  Broadway dhe  Sixth Avenue.