Lugina e Vdekjes, ShBA
Nëse Toka është shtëpia jonë, atëherë Lugina e Vdekjes është furra me të nxehtët përvëlues. Kjo shkretëtirë magjepsëse mban rekordin për temperaturat më të larta në regjistruara ndonjëherë në planet; 56.7 gradë celsius. Nuk ka rëndësi sa i fortë je, dielli flakërues dhe të nxehtët përvëlues në Luginën e Vdekjes do ju dërrmojnë shumë shpejt. Pa ujë, mund të jetosh aty vetëm për  14 orë.


Shkretëtira Danakil, Eritre
Temperaturat përvëluese që shpesh i kalon 50 gradë celsius, vullkanet e shumtë aktivë, gejzerët që nxjerrin gazra toksikë...është e vështirë të imagjinohet një peizazh më i dhunshëm se ai i Shkretëtirës Danakil në Afrikë. Shumë njerëz do e konsideronin këtë vend të tmerrshëm një “Ferr në tokë” në plot kuptimin e fjalës, por ende tërheq shumë aventurierë guximtarë nga e gjithë bota. Mbani mend vetëm se ta vizitoni Shkretëtirën Danakil vetëm, pa një guidë të specializuar, është rreptësisht e ndaluar. 


Mali Washington, ShBA
Maja e  Malit Washington  mban rekordin  botëror për erërat më të shpejta në sipërfaqen e Tokës. Shpejtësia më e lartë e regjistruar aty është  327 km/h. Erërat e forta megjithatë nuk janë i vetmi shqetësim në këtë zonë, temperaturat  mund të bien më poshtë se  minus 40 gradë dhe reshjet e vazhdueshme të dëborës e bëjnë malin Washington një vend shumë të rrezikshëm. Pavarësisht lartësisë modeste  1917 metra, mali Washington është një nga majat më vdekjeprurëse. Ngarkesat që trupi njerëzor provon në majë të tij mund të krahasohen me ato që mund të provohen në majë të malit Everest.


Vullkani  Sinabung, Indonezi
Ky është një vullkan aktiv i gjendur në ishull indonezian të Sumatras. Shpërthimet ndodhin shpesh,  e shpesh duke lënë mijëra njerëz pa strehë. Qytetet e afërta dhe fshatrat janë mbuluar krejt me llavë dhe hi shumë herë deri tani: më  2010-ën, 2013-ën, 2014-ën dhe 2015-ën. Shpërthimi i fundit ndodhi më  27 shkurt të 2016 –ës, i cili nxori një re vdekjeprurëse me gaz vullkanike, gurë dhe hi të një lartësia  mbi 2500 metra. Dhe askush nuk e di ç’do ndodhë nëse atje.
                                                                                           
lha da Queimada Grande (Ishulli i Gjarprit ), Brazil
Fshehur diku në bregdetin e Brazilit, ky ishull është shumë i njohur si vendi më i rrezikshëm në planet. Arsyeja është shumë e thjeshtë; ky vend është  plot me një nga llojet e gjarpërinjve më  helmues në botë, Bothropët. Studiuesit kanë llogaritur se janë rreth  5 gjarpërinj për metër katrorë që jetojnë  në këtë ishull. Ka disa histori njerëzish që u janë dorëzuar menjëherë gjahtarëve vdekjeprurës. Një  nga këto histori  lidhet me rojën e farit i cili u sulmua nga gjarpërinjtë dhe vdiq. Fari i Ishullit të Gjarprit është  bërë i automatizuar qysh prej asaj fatkeqësie dhe qeveria braziliane i ka ndaluar vizitorët të shkelin aty.


Parku Kombëtar Madidi, Bolivi
Në vështrim të parë ky vend duket shumë piktoresk, por në fakt është shumë i rrezikshëm. Përse? Sepse është shtëpi e florës më helmuese dhe agresive në botë: kontakt me çdo lloj bime që rritet në këtë park do ju shkaktojë të kruara  të rënda, skuqje dhe marramendje. Çdo lloj prerje, edhe plaga më e vogël mund të infektohet nga parazitët tropikalë.


Lugina e Vdekjes,  Kamchatka, Rusi
Gadishulli  Kamchatka  në Lindjen e Largët të Rusisë ka gjithashtu luginën e vet të Djallit. gjendet jo shumë larg nga e famshmja Luginë e Gejzerëve. Përqendrim i lartë i gazrave helmues të gjetur  në këtë zonë, janë një kërcënim serioz për çdo gjallesë: bimët dhe kafshët vdesin menjëherë, ndërsa njerëzit shpejt nisin të ndihen jo mirë dhe kanë ethe, marrjemendsh dhe të ftohtë.


Bikini Atoll,  Ishujt Marshall
Humbur diku në oqean, ky ishull duket si një parajsë, apo jo? Por  Bikini Atoll  është në fakt strehë e shumë programeve të testimit bërthamor që e kanë shndërruar këtë ishull piktoresk në një terren radioaktiv. Banorët u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre, edhe sot madje kjo mbetet e rrezikshme për shumë organizma të gjallë:  niveli i lartë anormal i rrezatimit, regjistruar këtu, mund të të shkaktojë kancer.


Mbretëria e Elefantit  në Chonburi, Tajlandë
Në mbretërinë e Elefantit , në Tajlandë në një fermë krokodilësh, pronari jep me qira një hapësirë gjysmë të mbyllur varke për turistët që duan të shohin dhe ushqejnë krokodilët. Varka është  prej druri të hollë dhe e baraspeshuar me fuçi plastike dhe ka një mbyllje prej rrjete rreth saj. Ka edhe çati gjithashtu. Njerëzit hyjnë brenda rrethimit dhe u jepen kallama peshkimi për të ushqyer krokodilët. Përdorin copa mishi dhe biftekësh të ngjitur  në kallam dhe ua servirin krokodilëve. Reptilët dalin nga uji duke kërcyer për të kapur ushqimin. Ka turistë që i ngacmojnë krokodilët duke ua tundur mishin në sy dhe e fusin sërish brenda, teksa kafshët e uritura ngrihen për ta arritur.


Gropa  Afar, Etiopi
Vullkani  Erta Ale, në  rajonin Afar në Etiopi është një nga vullkanet më të rrezikshëm në planet. Tërmete të vegjël e tundin vazhdimisht rajonin, duke formuar kështu  çarje të shumta. Kjo ndodh për shkak se Era Ale përmban dy liqene me llavë në majë të kraterit. Sasia e llavës në to ndryshon në mënyrë të vazhdueshme, duke i shkaktuar sipërfaqes së tokës të tundet lart e poshtë.


Liqeni Natron, Tanzani
Mund të duket si një peizazh jashtëtokësor, por ky imazh surreal është në fakt fotoja e Liqenit Natron në Tanzani. Korja e kripës alkalinë në sipërfaqen e liqenit është aq e rrezikshme sa të gjitha gjallesat vdesin  me të rënë në kontakt me të. Për arsye të kuptueshme, noti në këtë liqen është i ndaluar rreptë dhe kutërbimi i fortë i sulfatit të hidrogjenit nga sipërfaqja e liqenit nuk do ju lejojë të admironin peizazhin  magjepsës për një kohë të gjatë.