Edhe pse ishulli i Karaibeve, Aruba, nuk është aq i njohur sa Las Vegas apo Majami, kur vjen puna te një destinacion për një festë  beqarie  apo një fundjavë vajzash, në plazhet e virgjër, jetën e gjallë të natës dhe spa-të janë vetëm disa nga arsyet pse ta vendosni në listën tuaj.
 
Aruba ka të gjithë sharmin e një parajse të largët ndërsa është më e aksesueshme se ishujt e tjerë fqinjë. Ishulli është holandez, por anglishtja  është një nga katër gjuhët e folura gjerësish.  Me aktivitetet që variojnë nga relaksi tek aventura, Aruba ka diçka për këdo që është në grupin tuaj.

Plazhe me  rërë  të bardhë dhe ujëra të bruzta
Plazhet në Karaibe mezi konkurrohen. Në pjesën jugore të ishullit,  ku janë të vendosura pjesa më e  madhe e resorteve, uji është i qetë dhe i kthjellët, duke lejuar notin e lehtë, kajakë apo edhe joga me varkë.
 
Ekskursione aventuriere
Afro 20 përqind të Arubas  është e zënë nga Parku Kombëtar Arikok, që është shtëpi e  shpellave gëlqerore, formacioneve shkëmbore dhe një pishinë natyrore e krijuar nga një shkëmb vullkanik. Parku është i askesesueshëm vetëm me mjete tokësore ose me kalë, duke ju dhënë një anë nxitëse udhëtimit tuaj.
 
Trajtime luksoze spa
Vizitorët që kanë nevojë për një shkëputje nga plazhi  mund të llastohen për një ditë të plotë relaksi në spa-të e shkëlqyera të ishullit. Spa  në Ritz Carlton ka masazhe, aroma terapi dhe trajtime  fytyre me  aloe vera për një përvojë zbutëse.
 
Kazino nëse ndiheni me fat 
Aruba  është shtëpi e kazinove të mëdha ku vizitorët mund të provojnë fatin në  poker, makina slot apo çdo lloj tjetër loje kazinoje. Resorte të ndryshëm ofrojnë gjithashtu klinika për kumarin, në mënyrë që t’i qasen tavolinës së lojës me vetëbesimin e një profesionisti pokeri.
 
Jetë e gjallë nate
Aruba është vetëm pak qindra milje larg bregut të Amerikës së  Jugut dhe ndikimi latin mund  të gjendet në ushqim, pije dhe sigurisht në  klubet e natës. Vendasit rekomandojnë   Gusto, South Beach Lounge dhe Moomba Beach për pije dhe vallëzim.