Një nga problemet që çdo udhëtar has është kapaciteti i valixhes, veçanërisht nëse keni vetëm çantë shpine.
E  megjithatë, doni të sillni nga udhëtimet një kujtim apo dhuratë për familjen dhe miqtë.
Disa nga suveniret klasike janë verëra, vajra, enë poçarie, alkoole dhe likere, shumica që nuk mund të  merren në bagazhet e dorës për shkak të kufizimeve nga linjat ajrore. Për ta luftuar këtë problem, Business Insider UK ka përpiluar një listë me suveniret më të mirë që mund të merrni nga çdo vend i Europës, të cilët përkojnë me rregullat e bagazheve të dorës.

Shqipëria
Prodhimet e  argjendit  janë  nga zejet më të vjetra të vendit dhe për shkak të respektit që  ka për metalin, çmimet rrallë rritem me inflacionin. Nëse jeni duke kërkuar për një  suvenir më të lirë, kërkoni në  tregjet vendase për thesare me çmime të lira.

Andorra
Ky shtet i vogël që gjendet në malet e Pirenej  është i njohur nga vizitorët si një parajsë taksash, perfektë për shopping duty-free. Megjithatë nëse kërkoni një suvenir përtej emrave të mëdha të stilistëve që i gjeni në çdo aeroport, përpiqeni të sillni në shtëpi pak mish pastërma Katalanas si sallami Iberik apo salsiçja Morcilla.

Armenia
Nëse doni diçka që zgjat, tregjet rreth vendit ofrojnë suvenire të ndryshme që e nderojnë emblemën kombëtare të Armenisë: shega, Por nëse kërkoni diçka më të shijshme, atëherë një churchkhela me ngjyra, një ëmbëlsirë e bërë  me bajame të karamelizuara, bëjnë ëmbëlsirën më perfekte dhe mjaft robuste që mund t’i rezistojë një fluturimi në shtëpi.

Austria

Këto topa Mozarti mund t’i merrni nga çdo supermarket në Austri. Sfera me marzipan të mbuluar me çokollatë dhe të mbështjella me letër alumini me fytyrën e kompozitorit, këto ëmbëlsira popullore i bëjnë homazh austriakut më të famshëm dhe madje kanë edhe kafenë e tyre krejt të dedikuar atyre në Salzburg, qyteti i shtëpisë së Mozartit.

Azerbajxhan
Disa nga eksportet më befasuese të Azerbajxhanit janë serviset e çajit “Armudy” në formë dardhe ose enët e kuzhinës me bakër. Ndërsa mund të mos jenë gjëja më e lehtë për t’u gjetur dhe për t’u marrë në valixhe , një mbulesë tavoline Buta apo një rrugicë është më e lehtë për  t’u paketuar, tradicionale dhe një kujtim i mirë i udhëtimit për ta pasur nëpër shtëpi.

Bjellorusi
Duke simbolizuar gëzim dhe begati, rëndësi e kashtës në kulturën bjelloruse daton në  shekuj. Historikisht vendasit besonin se kashta mblidhte fuqinë  e diellit dhe mund të kalonte në fuqinë e natyrës  tek njeriu. Si rezultat i kësaj, dekorimet e shtëpive dhe hajmalitë e bëra me kashtë janë një  suvenir i shkëlqyer nga Bjellorusia.
 

Belgjika

Çokollata belge mund të jetë e famshme nëpër botë, por mundësitë për të marrë pak në shtëpi pa ju shkrirë janë shumë të vogla. Në vend të saj mund të merrni diçka po aq vendase dhe të shijshme, speculoos, një biskotë e shkrifët me sheqer kaf  dhe erëza.

Bosnje  dhe Hercegovinë
Në një nga tregjet më të gjalla siç është pazari i vjetër  Kujundžiluk në  Mostar,  do të gjeni pafund enë  shtëpie artizanale dhe abazhurë  me xhama me ngjyra. Megjithëse mund të  jenë shumë delikate për udhëtim, ka plot zgjedhje për të marrë nga një dhuratë për secilin anëtar të familjes. 


Bullgari
Pantoflat mund të jenë e fundmit gjë  që ju shkon ndërmend kur jeni me pushime verore, por merrni një palë për vete nga këto terlitsi tradicionale dhe do ndiheni ngrohtë kur mbrëmjet do të freskohen. Këto papuçe leshi nuk janë vetëm të ngrohta dhe të buta, por edhe argëtuese e plot ngjyra si edhe një suvenir për mot të zymtë.

Kroaci

Kravata u shpik në Kroaci në shekullin e  17 –të dhe aristokracia parisiane e pëlqeu aq shumë idenë saqë e shpërndanë në të gjithë botën. Nëse kërkoni një përvojë unike në shopping kravatash drejtohuni në Zagreb  ku ekspertët do ju ndihmojnë të zgjidhni të kravatën e duhur dhe madje  edhe të zhvilloni nyjën tuaj origjinale.

Qipro
Dantella Lefkara është një stil delikat e punimit me gjilpërë që gjendet vetëm në Qipro dhe një artikull me këtë punime dore është i përsosur për dhuratë të transportueshme në valixhen tuaj të dorës.

Republika Çeke

Disa nga suveniret më të njohura të këtij endi mund të jetë xhami bohem për dekor ose posterat retro Mucha, por asnjë prej të dyve nuk është i lehtë për t’u transportuar në valixhe. Në vend të kësaj zgjidhni një garnat vendas. Ky gur gjysmë i çmuar që të mbërthen vështrimin me  shkëlqim mund të mbahet çdo ditë, por është edhe mjaft i  veçantë për një dhuratë të bukur.

Danimarkë
E njohur për modën  dhe mobiliet minimaliste, nuk është e vështirë të gjesh suvenire jo vetë mtë bukur por edhe praktikë nga Danimarka. Por nëse ndiheni për të rrëmuar në gjërat e vjetra, kryeqyteti i vendit mburret me  dyqanet më të mira të gjërave të përdorura kur mund të bëni tuajat disa nga stilimet më të mira skandinave me një çmim fare të lirë.

Estoni
Tregu i dizajnit në këtë vend është një nga ato që po rritet shumë në  popullaritet, me butikë nëpër të gjithë vendin që dalin dhe shesin aksesorë druri plot stil. Me këllëfë celularësh, kravata druri, bizhuteri, butona mansheti  në të gjithë ngjyrat me dizajnë gjeometrike, këto suvenire  janë shumë të mira.

Finlandë
Disa nga eksportet më me stil janë materialet Marimekko, printime dhe gjëra  që varen në mur. Këto dizajne plot ngjyra njihen në të gjithë botën dhe kanë sasinë e argëtimit skandinav për të gjallëruar dhomën tuaj.

Francë
Nuk mund të kthehesh  nga Franca pa sjellë me vete ca sallameri  apo një copë djathë.  Por këto gjëra do jua bëjnë valixhen të kundërmojë. Në vend të kësaj sillni në shtëpi një fragrancë më të këndshme. Disa nga dyqanet e qirinjve në Paris datojnë nga  shekulli i 17 –të dhe vendi mburret me disa nga butikët më luksozë të qirinjve siç është i mirënjohuri bërës i qirinjve dhe parfumeri “Diptyque”,vetëm sigurohuni t’i mbështillni mirë.

Gjermani
Gjermania është fantastike për suvenirë kitsch dhe të pakohë. Nëse kërkoni një orë kuku apo një mbulesë elegante tavolinë, një magnet për frigoriferin apo ndonjë zbukurim krishtlindjeje, të jeni të sigurt që do të gjeni diçka për shtëpinë tuaj. Nëse doni të transportoni të mira në shtëpi, klasikja për  t’ju kënaqur është  “Lebkuchen” apo bukë me xhenxhefil.

Greqi
Duke qenë se vaji i ullirit apo uzoja nuk futet në valixhen e dorës pasi nuk lejohen lëngjet, një pako me erëza të freskëta mund të merret në çdo rast. Grekët njihen për barnat bimore të bëra në shtëpi dhe me  tregjet që ofrojnë erëza me çmime të lira në çdo qytet apo edhe fshat, mund të sillni në shtëpi diçka që ju kujton pushimet sa herë gërmoni në raftin e erëzave. 

Hungari
Hungarezët janë të shkëlqyer për të  krijuar  enigma- mjaft të shihni kubin e Rubikut. Kutitë sekrete me enigma gjenden në tregje nëpër të gjithë vendin. Pavarësisht dekorit të thjeshtë nga jashtë, çdo kuti nuk do të hapet derisa të jetë vendosur në një rregull specifik, ku më pas çelësi dhe dryni bëhen të dukshëm. Duke variuar në përmasa nga një kuti unaze deri në një sënduk bizhuterish, është e lehtë të gjesh një  për ta futur në valixhe.

Islanda
E njohur për aktivitetin vullkanik, shumë shitës dhe artizanë në Islandë përdorin gurët vullkanikë të njohur si llavë e ftohtë për krijimet origjinale të bizhuterive.

Irlandë

Unaza Claddagh simbolizon dashurinë dhe miqësinë. Në varësi të cilës dorë e mban dhe  ç’drejtim tregon zemra, unaza mund të sinjalizojë nëse ai që e mban është single, në një marrëdhënie, i fejuar apo i martuar.

Itali
Limoncello, vaj ulliri,  xham Murano dhe uthull balsamike , disa nga suvenirët më të famshëm italianë nuk mund të merren me vete në  valixhe. Por, nëse jeni në Romë   blini një palë nga çorapete preferuara të Papës  nga dyqani 200 vjeçar   Gammarelli, i cili siguron artikuj për priftërinjtë, peshkopët dhe papët qysh kur është hapur. 

Letoni
Rajoni Baltik është shtëpi e një prej depozitave më të  mëdha të qelibarit në botë dhe Deti Baltik njihet edhe si Deti i Qelibarit. Kjo reflektohet si në cilësinë ashtu edhe në sasinë e qelibarit  që është në shitje në Letoni, duke e bërë një mundësi të përsosur për të blerë një dhuratë për t ë dashurit tuaj.

Lihtenshtejn
Vendi i gjashtë më i vogël në botë, është e lehtë të mos e shohësh Lihtenshtejnin në hartë. Si rezultat një nga mënyrat më të mira për të kremtuar dhe për ta kujtuar kohën tuaj në këtë principatë të vogël me disa nga artikujt e duhur të vendit. Me një proporcion të dyqaneve të suvenireve i tejkalon numrin e popullsisë, duket se  reliktet kitsch janë gjëja më e zakonshme për të sjellë në shtëpi.

Lituani
Shportat me xunkth dhe enët prej qeramike janë suveniret  më të njohura në Lituani, por asnjë nuk  hyn në valixhe. Një tjetër artizanat i vendit është prerësja e letrës, që nuk peshon dhe mund të futet me lehtësi në valixhe.

Luksemburg
Megjithëse Belgjika fqinje mund të jetë më e njohur për çokollatën, Luksemburgu ka një  histori po aq të pasur në bërjen e çokollatës. Me dyqanet luksoze të çokollatës në çdo qytet, vizitorët  kanë një mori zgjedhjesh.

Maqedoni
Duke reflektuar tiparet kulturore si të Mesdheut ashtu  edhe Lindjes së Mesme, nuk është çudi  që maqedonasit e marrin ushqimin seriozisht. Klima e ngrohtë e vendit i ndihmon bimët dhe erëzat të lulëzojnë, duke e bërë pushimin në Maqedoni mundësinë e përsosur për t’i dhënë shije pakos së erëzave  me një përzierje origjinale vendase.

Maltë
Karamelet malteze “nougat” janë një delikatesë vendase dhe shijohet më  mirë më një gotë “hanini”. Duke qenë se likeri nuk mund të futet në valixhet e dorë, nuga mund të vlerësohet nga miqtë dhe të afërmit.

Moldavi
Traistă janë çanta të thurura që përdoreshin për të mbajtur pazaret në Moldavinë rurale. Këto trasta plot ngjyra shihen sot më shumë si një aksesor mode dhe janë të shkëlqyera si çanta vere.

Monako
Disa nga suveniret më të mira të Monakos  nuk gjenden në dyqane dhuratash. Për dekada, kazinotë ishin një nga forcat më të mëdha që mbanin ekonominë e vendit. Merrni ca chips  si kujtim i kulturës më të madhe të vendit. Por nëse kumari nuk është gjëja juaj, kërkoni për stampat unike të Monakos.

Mal i Zi
Kjo kësulë tradicionale njohur si “kapa” , në ngjyrë të zezë për të mbajtur zi madhështinë historike të Serbisë, floriri për të simbolizuar 500 vjet të zgjedhës Osmane dhe e kuqe që përfaqëson gjakun e derdhur në betejat e vendit për çlirim. Versione të kësaj qelesheje gjenden në të gjithë vendin dhe janë suvenire shumë popullore mes turistësh.

Holandë
Bashkë me magnetet me tulipanë apo nallanet klasike, stroopwafwels janë një tjetër suvenir thelbësor  holandez. Të servirur sipër një kafeje të nxehtë për të shkrirë qendrën e karamelizuar të ëmbëlsirës, këto biskota do jenë të shkëlqyera për miqtë apo kolegët.

Norvegji
Modelet tradicionale të punimeve të trikotazhit norvegjez janë të replikuara në të gjithë botën, por asgjë nuk e mund origjinalin. Disa nga dizajnët dhe markat më legjendare të vendit nuk mund të blihen jashtë Skandinaveve, kështu që blini  një pulovër që nuk njeh kohë , ndërsa keni mundësinë, mund edhe ta vishni në avion.

Poloni
Pyesni çdo vendas dhe do ju thonë se Polonia ka linonë më t mirë në botë. Një suvenir apo dhuratë që mund ta admironi për vite, çarçafë, mbulesa tavoline apo peceta janë një dhuratë e mirë dhe lehtësisht e transportueshme në avion.

Portugali
Më shumë se një e treta e  terrenit portugez është e mbuluar me pemë prej lisi tape , ndaj nuk është habi që vendi të  jetë eksportuesi më i madh i tapës. Me materialin që përdoren për gjithçka që nga mbyllja e shisheve tek udhëtimet në hapësirë, vizitorët mund të marrin disa nga tapa origjinale portugeze në forma shumë praktike.

Rumani
Kapelat me lëkurë deleje, të njohur në vend si Căciulă, janë veshje tradicionale dimri  nëpër të gjitha vendet e Ballkanit.  Dizajnet rumune favorizojnë lëkurën e zezë të deles dhe është një dhuratë e mirë tradicionale.

San Marino
Me turizmin si sektori më dominues i ekonomisë, ka plot  mundësi suveniresh në San Marino. Një nga suveniret më popullore të republikës së pavarur janë stampat dhe monedhat për koleksion.

Serbi
“Zemra e liciderit” është një simbol tradicional serb  po bën një kthim në modë dhe n ë botën turistike. Ky kujtim dashuria, që mund të marrë formën e ëmbëlsirave,  biskotave, xhamit me ngjyra apo edhe rrobave, është një mënyrë tradicionale për t’i treguar dikujt se i mendon, dhe mund të ketë kuptim nga “Më vjen keq!” te “Gëzuar ditëlindjen!”

Sllovaki
Sllovakët njihen për pijet e tyre; verë, birrë apo diçka më e foetë si  slivovica apo  tatratea. Edhe pse nuk do merrni me veten asnjë nga alkoolet vendase mund të merrni në shije të kulturës vendase  me një Pijacka poharik. Kjo shishe në masën e një  gote teke gjendet e mbështjellë me lëkurë dhe me një rrip në qafë.

Slloveni
Një punim dore delikat shumë i famshëm gjatë Pashkës “pisanice’  është boja dekoruese e vezëve që jepen si dhuratë. Megjithëse delikate, këto punime tradicionale  ia vlejnë mundin për t’u marrë me vete, pasi çdo vezë është unike.

Spanjë
Mes kastanjedave të lira dhe freskoreve të synuara për turistët, mund të gjeni edhe suvenire origjinale në  tregje për t’i marrë në shtëpi. Shafrani është shumë i kushtueshëm, por në Spanjë e gjeni më lirë. Kjo erëzë e artë i jep paella- ngjyrën e famshme dhe ia vlen të merret me vete për të krijuar një pjatë spanjolle. 

Suedi
Ky jamball i kripur është tipikisht suedez. Një ëmbëlsirë me shije të ëmbël-të kripur është aq popullor atje sa do e gjen  në akullore, biskota, macaroons dhe çokollatë.

Zvicër
Do të gjeni një orë Mondaine në më shumë se  800 stacione hekurudhorë në të gjithë vendin. Marka është sinonim i të treguarit të orës  atje. Mondaine gjithashtu shet ora dore dhe muri, ndaj ata që i mbajnë nuk ndihen shumë larg nga një platformë treni në Zvicër.

Turqi
E përdorur tradicionalisht për të larguar  fatin e keq dhe shpirtrat e ligë “Syri i Keq” nuk është vetëm i transportueshëm por edhe një simbol klasik dhe popullor turk që gjendet në çdo treg, në byzylykë, xhama me ngjyra, unaza apo xhingla të tjera.

Ukrainë
Rusia nuk është i vetmi vend  i famshëm për kukullat brenda njëra-tjetrës. Këto matrioshka ukrainase janë të lyera me dorë për të ngjasuar nga vajzat fshatare te udhëheqësit sovjetë. Të njohura edhe si “Babushka” që do të thotë “gjyshe” gjëja më e mirë e këtyre kukullave është mbushja e tyre dhe zënë pak vend.

Britani e Madhe
Çfarë ka më britanike se një filxhan çaji? Me përzierje të thata e të veçanta në çdo dyqan, çaji është kujtimi i përsosur për të marrë nga një udhëtim në  Mbretërinë e Bashkuar. Çmimet variojnë nga më e lira tek më e kushtueshmja dhe kutia e ambalazhit shpesh është dhuratë  më vete.