Plazhi në zonën e Okinawa-së,  Japoni, ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve në botë. Kokrrat e rërës janë në formën e yjeve, duke e kthyer plazhin në një vend unik. Zona në fjalë ndodhet në jug të Japonisë dhe është një vend që të mahnit për bukurinë.Japonezët e quajnë Hoshizuna no Hama (rëra në formën e yjeve) dhe prej kohësh është një nga vendet kryesore turistike të Prefekturës së Okinawa.

Çfarë janë këto yje
Në fakt yjet e vogla nuk janë gjë tjetër veçse skelete bosh të foraminiferëve, organizma mikroskopike një-qelizore të mbretërisë së protistit. Këto krijesa ndodhen në thellësinë e detit dhe janë të veshura me një guaskë karbonati dhe kalciumi, që merr forma të ndryshme.
  
Në mëshirën e valëve
Këto që shihni në këto foto janë veshja e Baculogypsina sphaerulata, një lloj specie e foraminiferos, me rreth një milimetër dhe që përdor pesë ose gjashtë pjesë të guaskës së saj për tu ankoruar tek algat, në habitatin e tyre natyral. Kur foraminiferët ngordhin, skeleti i tyre del në breg të detit nga valët dhe përzihet me rërën. Kështu ë disa plazhe të ishullit të Hatoma, Iriomote e Taketomi janë të mbushura me ujë të vogla. Fenomeni i daljes së yjeve në breg të detit vazon përgjatë gjithë kohës por në verë, ata shtohen edhe më shumë.