Ishulli Lord Howe është një vendndodhje turistike me shumë atraksione natyrore në mbetjet e një vullkani me formë të çrregullt. Mund edhe të shihet duke formuar një krater në formën e një gjysmë hëne në Detin e Tazmanisë, mes Zelandës së Re dhe Australisë. I vendosur 600 kilometra nga lindje e Portit Macquarie dhe 900 kilometra nga Ishulli Norfolk.

Ishulli ka një gjatë prej afro 10 kilometrash në një zonë pres afro 15 kilometrash katrorë, vetëm 398 hektarë të terrenit dhe zonave të tjera zhyten në ujë gjatë baticës. Përgjatë bregut ka zonë ranore të mbrojtur nga një lagunë me shkëmbinj koralorë, e cila është shtëpi e guaskave të gjallesave ujore. Pjesa më e madhe e popullsisë jeton në veri, ndërsa zona jugore është e dominuar nga kodra të pyllëzuara.

Ishulli është koleksioni i një grupi që përmban 28 ishuj të vegjël me shumë prej tyre të pabanuar si ishull Ball që shtrihet 23 km në juglindje, ndërsa në veri është grupi Admiralty, një grup me ishuj edhe më të vegjël të pabanuar.

Koleksioni i ishujve  është një parajsë e bukur dhe një vendndodhje ekzotike e  renditur si Trashëgimi Botërore e bregut veriut të Uellsit të Ri Jugor (New South Wales) dhe mund të arrihet me avion më pak se dy orë fluturim nga Brisbane apo Sidnej.
 
 
Nuk ka shumë njerëz që e vizitojnë këtë rajon të bukur për shkak të kostove të udhëtimit, që janë pak të kripura, por bukuria e tij është e pabesueshme. Do të mbeteni gojëhapur përpara kësaj bukurie natyrore.

Arsyeja e vërtetë pse Ishulli Lord Howe mund të renditet në Trashëgiminë Botërore është bukuria e pabesueshme e natyrës, gjeologjia e jashtëzakonshme dhe koleksioni i rrallë i shpendëve dhe jetës ujore. Ishulli rrethohet nga shkëmbinj koralorë në jug që është jë specie e rrallë në të gjithë botën.
 
Uji është i kristaltë dhe ka një park nënujor i quajtur “Lord Howe Island Marine Park”, një nga më të mëdhenjtë në New South Wales. Vizitorët mund të argëtohen me zhytje, periskop, sërf, kajak dhe peshkim. Ka stile të ndryshme akomodimi, trajtime luksoze spa, hotele dhe restorante ët bukur që e bëjnë këtë ishull një pikë perfekte për të pushuar.