Zvicra ka një këndvështrim origjinal të së veçantës aq sa  mund të magjepsë këdo që zgjedh të  pushojë  në shtetin me normat më të ulëta të  krimit.Përveç Alpeve, Zvicra ka atraksione befasuese me ndërtesa historike që do e bënin përvojën e pushimeve mjaft të këndshme.  Një nga këto është edhe Chateau de Chillon.
 
Kjo pikë turistike është një nga ndërtesat historike të Zvicrës me një peizazh relaksues  dhe bukuri të magjishme.
 
Vendosur në Liqenin e Gjenevës, Chateau de Chillon  u shkon shumë për shtat atyre që duan të gjejnë paqe dhe atmosferë të qetë. Për shkak të kësaj ndërtese vizitorët mund të tërhiqen drejt pikave të tjera të interesit në Liqenin e Gjenevës.

Chateau de Chillon ka një oborr të madh me pemë të gjelbëruara. Ndërtesa  që u themelua  më 1150 nga Dukët e Savojës ka katër dhoma të mëdha.
 
Në një nga shtyllat ka mbishkrime që rrëfejnë historinë e vogël të pronësisë së  Chateau de Chillon.
Në hollin e madh, interieri madhështor vihet re më të hyrë në vilë. Në muret e ndërtesës, pikturat e shekullit të  14 –të janë ende të varur. Në një prej dhomave ka ende mbetje të armëve.
 
Më interesantja sidoqoftë është zona e dhomave të nëndheshme. Mund të ndjeni atmosferën mesjetare. 
 
Mos harroni të shihni nga dritarja. Sepse pamja e liqenit të Gjenevës është e mahnitshme. Sidomos gjatë perëndimit.