Përbërësit

500gr kofsha pule pa kocka, të prera në copa

1 qepë e bardhë e grirë

1 thelpi hudhër e grirë

1 vezë

250 ml ujë

100 gr niseshte misri

1 lugë çaji kripë

1 lugë çaji spec djegës pudër

vaj luledielli për skuqje

pak piper

4 lugë  gjelle ketchup

2 lugë gjelle sheqer

2 lugë gjelle fara susami

Lëngu i gjysmë limoni

 

Përgatitja

Marinoni pulën me qepë dhe hudhër për afro 30 minuta. Ndërkohë në një enë rrihini vezën me ujë , niseshte, kripë dhe piper. Vini mbi sobë një tigan pa i hedhur vaj. Piqni farat e thata të susamit që të lëshojnë aromë. Vini një tigan më të thellë të nxehet dhe hidhni vajin Zhytni copat e pulës  në përzierjen me vezë e niseshte dhe i vini të skuqen. i skuqni për 10 minuta sa të marrin ngjyrë të artë. Më pas i thani me një pecetë kuzhine. Përzieni ketchup-in, spicën djegës, lëngun e limonit, sheqerin dhe farat e susamit në një tigan tjetër për   të përgatitur salcën dhe e lini të vlojë. Më pas hidhni pulën e pjekur dhe trazojeni derisa mishi të mbulohet me salcë nga të gjitha anët. Shërbejeni të nxehtë!