Ndenjëset nga dritarja janë më të ftohta
Temperatura jashtë kabinës mund të bjerë deri në −60°С apo −65°С, që i ul temperaturat e trupit të avionit. Ky i ftohtë i jashtëm mund të ndihet në ndenjëset pranë dritareve, veçanërisht gjatë verës kur njerëzit veshin rroba të lehta. Pra nëse ju pëlqen pamja nga dritarja, është më mirë të visheni pak më ngrohtë.

E mira është të shmanget pirja e kafesë apo e çajit
Uji i pijshëm i përdorur për të përgatitur pijet e nxehta në avion mund të përmbajnë baktere të këqija si E. coli dhe Staphylocoçus aureus. Ky përfundim ka dalë në më shumë se një rast nga specialistët që kanë shqyrtuar artikuj të përdorur nga shumë linja ajrore, në kushte laboratorike. Pra në vend që të pini kafe është më mirë të kërkoni ujë në shishe ose lëng frutash.

Tabakatë e palosshme apo xhepat e ndenjëseve janë pjesët më të pista në avion
Një pjesë e plehrave të mbledhur gjatë fluturimit përfundojnë në xhepat pas ndenjëses përballë jush. Dhe fatkeqësisht, këto xhepa nuk janë të pastër. Por lajmet janë edhe më keq kur vjen puna te tabakatë e palosshme: stafi i avionëve pranojnë se njerëzit shpesh i përdorin për të ndërruar pelenat e foshnjave. Ndaj rekomandohet fort qët ë merrni ca peceta të lagura me vete, i mbani sendet personale në çantë dhe kurrë mos e vendosni ushqimin direkt në tabaka.

Koha më e mirë për fluturim është në mëngjes
Nëse keni zgjedhje kohë për fluturimin tuaj, është gjithnjë ide e mirë të zgjidhni mëngjesin. Së pari, ka më pak mundësi që mund të vonohet. Për më tepër, nëse keni frikë nga fluturimi, specialistët pretendojnë se orët e hershme të ditës janë subjekt i një shkalle të ulët të turbulencave.

Shërbimi është më i mirë kur uleni në radhët e fundit
Nëse uleni në radhët e parë në avion, mund ët prisni të jeni të parët që dilni nga dera në fund të fluturimit si edhe të parët për të pasur një zgjedhje për ushqimin. Nga na tjetër, nëse zgjidhni një ndenjëse pranë fundit të kabinës, mund të llogarisni se do të merrni më shumë shërbim kujdesi nga ekuipazhi. Ky bonus i papritur është rezultat i faktit se është më e lehtë të sjellësh ushqim ekstra dhe gjëra ët tjera në radhët e fundit dhen ë një mënyrë që nuk bie në sy nga pasagjerët e tjerë, duke i lejuar ekuipazhit të shmangë kërkesa shtesë lart e poshtë avionit.

Mos e fryni deri në maksimum jastëkun e qafës
Kur merrni një jastëk me fryrje për qafën në avion, mos harroni ligjet e fizikës. Nëse e mbushni  plotësisht me ajër, për shkak të ndryshimeve të trysnisë në kabinë, mund të plasë. Ndaj e lini, pak të shfryrë.

Bëni një zgjedhje në favor të opsionit të menysë speciale
Shumë linja ajrore tani ofrojnë zgjidhje të vakteve të ndryshëm gjatë fluturimit. Ka meny vegjetariane, me produkte deti, hallall dhe kosher dhe shumë e shumë të tjera. Edhe nëse nuk keni parapëlqime të veçantë, shumë njerëz rekomandojnë të zgjidhni një nga këto vakte sepse janë shpesh më të shijshme dhe të larmishme nga standardja.