Është llogaritur se këtë vit, deri më tani,  janë kryer afro 369 milionë udhëtime. Një shifër e pabesueshme e barabartë me  1.6 milionë udhëtim në ditë. Janë  21 milionë stampa pasaporte më shumë sesa në  2016 –ën. Dhe disa nga destinacionet më popullore nuk mund ta përballojnë volumin. Mos shihni më larg se Venecia. Ndërsa qyteti pluskues përballet me rrezikun e dallgëve që ngrihen, është gjithashtu i përmbytur me anije dhe turizëm masiv, duke e kthyer parajsën romantike në një mishmash mes Disney World dhe Times Square.
Amsterdami, Barcelona dhe  Dubrovniku po ndjejnë gjithashtu presionin. Këtë vit të gjithë kanë hedhur hapa drejt frenimit të turizmit, duke e parë këtë të fundit si një barrë për vendasit sesa një bastion i mundësive ekonomike. “Një pjesë e madhe e problemeve të mbipopullimit është e lidhur me lundrimin” – thotë Melissa Biggs Bradley, themeluese dhe drejtore ekzekutive e klubit të anëtarëve të udhëtimit Indagare. “Në Dubrovnik, kur ka dy anije lundrimi në port dhe ke 3000 njerëz shtesë në qytetin e vjetër, është një eksperiencë krejt tjetër. Pa anijet në qytet, mund ta imagjinosh si ka qenë qindra vite më parë dhe me to, nuk mund të shohësh asgjë”.
Të tjera çështje lidhen me menaxhimin e dobët në sitet e trashëgimisë dhe mjedisit. “Angkor Wat është bërë siti më i vizituar në Azinë Juglindore, falë edhe mënyrës sesi tregu i udhëtimeve të klasës së mesme, në Kinë, është zgjeruar”, ka thënë Bradley. Tashmë vendasit kanë frikë se trafiku i rënduar mund ta çojë monumentin në mbytje dhe kanë propozuar zgjidhje që përfshijnë në sistem të lejeve më të kontrolluara. Megjithatë udhëtarët e botës nuk shqetësohen nga këto masa. Për klientët e pakthyeshëm, Bradley rekomandon vizitat jashtë sezonit (Mendoje Venecian në Shkurt). Ajo sugjeron gjithashtu të ndryshosh kahet e ta bësh Karaibet në verë dhe Evropën në dimër, ose të hedhësh një sy  itinerareve të lundrimeve për të shmangur qytetet e ngarkuar kur anijet priten të jenë në port. Por jo të gjithë destinacionet e mbipopulluar munden të jenë të përputhshme në udhëtime jashtë sezoni (Machu Picchu në sezon me shi?! Jo, faleminderit!). Dhe disa janë larg nga portet. Të shkosh diku tjetër, do të ishte opsioni më i mirë. Më poshtë janë vendet që po shemben prej turizmit këtë vit dhe destinacionet alternative për udhëtime të ngjashme ( por me më pak turma).


Në vend të Venecias...

Provoni Colmar, Francë. Nëse gjithçka që doni është një xhiro me gondola përgjatë kanaleve piktoreske (dhe pak kuzhinë të mrekullueshme), atëherë e ndërroni Venecian për qytetin e ëmbël francez të Colmar-it, që zë një vend kryesor  përgjatë rrugës së verërave të Alsasës. Kthehuni në çdo qoshe dhe do të ndiheni si një personazh ekstra në “E bukura dhe Bisha”. Ndërtesat  e bëra gjysma me dru në  çdo nuancë pasteli, rrugicat me kalldrëm pa trafik makinash dhe tregjet  janë po aq sharmante sa kudo në Itali.
Një tjetër zgjedhje e mirë:  Annecy, një qytet alpin në juglindje të Francës, ku mund të lundroni me varka të shpejta të hani kruasanë në shatërvanin e “Kopshteve Europiane”.


Në vend të Machu Picchu
Zgjidh Ishullin e Pashkës! Në Peru, gjatë korrikut u kufizuan hyrjet ditore për të  menaxhuar me kujdes vizitorët dhe po forcohet gjithashtu rregulli i  të mos lejuarit shkopinjtë e selfie-eve. Qeveria shpreson që me gjurmët e minimizuara të këmbësorëve do e parandalojë shkatërrimin e Qytetit të Humbur. Për të shmangur problemin, drejtohuni në perëndim, larg në perëndim, në ishullin polinezian të mbushur me statuja Moai, jashtë bregut të Kilit. Mes siteve arkeologjike në  Parkun Kombëtar  Rapa Nui, plazhet e virgjër dhe rrugët e shkëlqyera për ngjitje malore që rrethojnë ishullin, do të  mbërtheni emocionet e Shtegut të Inkasve.
Një tjetër zgjedhje: Antigua, Guatemalë, e cila ka ende rrugë për të fituar statusin e kryeqytetit kulturor që meriton. Ashtu si Cusco, Peru, qyteti është i mbushur me natyrën koloniale.  Vendndodhja në hije të disa vullkane- disa ende aktivë- me rrënoja të kishave dhe manastireve të denja për foto.
 
 
Në vend të  Dubrovnikut …
Provo Tel Avivin! Kohët e fundit qyteti kroat  i rrethuar me mure mbrojtëse kaloi legjislacionin për të minimizuar numrin e vizitorëve në  4 mijë në ditë – gjysma e shifrës që  Unesco rekomandon. Këto kufizime do të shtrëngohen edhe më shumë  në dy vitet e ardhshme, duke i lënë turmat deri në  2019 të presin për pak  më shumë hapësirë. 
Deri atëherë dëgjoni thirrjen e sirenës së Tel Avivit. Lagjja historike e këmbësore, Yafo, mund të ringjallet estetike e së kaluarës që gjendet në Dubrovnik, me ndërtesat e  lyera me gëlqere që shohin nga deti Mesdhe. Plazhet janë disa nga vendet më argëtuese për t’u eksploruar dhe shërbimet e lokaleve gjatë gjithë ditës dhe natës , ofrojnë tavolina në rërë ose hamakë të varur në pemë palme.
Një tjetër zgjedhje e mirë: Fes, Marok, një qytet që shkon të flejë herët.  Por ka cilësitë mesjetare të  Dubrovnikut- vetëm gomarët  mund të hyjnë si mjet transporti në lagjen antike të Medinës .


Në vend të  Ibizës …
Provo  Hvar!  Si Majorka dhe Ibiza kanë vendosur kufizime për turizmin gjatë gushtit, duke përfshirë edhe maksimumin e numrit së shtretërve të hoteleve dhe apartamenteve Airbnb të disponueshëm në çdo kohë. Por Ibiza po shkon një hap më tej: Streha e festave po ndalon Dj-të nga 16 klube plazhi të heqin dorë nga muzika elektronike dhe të fokusohen tek mjedisi.
Nëse ajo që doni për  2018 është një festë nokturne apo gjumë në plazh, drejtohuni në Hvar. Ka glamour-in e  Ibiza-s me një reputacion mbi klubet e plazheve që ka marrë famë gjatë dekadës së fundit.
Një tjetër zgjedhje e mirë: Provoni argëtimin pa DJ, në Tulum. Keni dhe njerëz  të bukur e plazhe përrallorë.

 
Në vend të  Amsterdamit …
Provo  Hamburgun!  Për vite të tëra  vendasit kanë kremtuar famën e Amsterdamit si “Venecia e veriut”. Tani e shohin si rrezik. Qytetit prej 850 mijë banorësh ka mirëpritur  17 milionë vizitorë vitin e kaluar dhe politikanët ndaluar zhvillimin e hoteleve (dhe kanë vendosur kufizime për Airbnb, duke tkurrur buxhetin e zyrave të marketingut  për turizmin) për të kufizuar turistët e zhurmshëm, që denden në birra  dhe të mbajnë cilësinë e jetës për banorët.
Ndërkohë që qyteti port i Hamburgut. Sapo ka nisur të njihet nga udhëtarët e botës. Si Amsterdami, qytetit i vjetër ka  një sërë kanalesh, ndërtesat kanë fasada  tullash dhe çati të lyer në ngjyrë bakri dhe ura të ngushta që kalohen nga makina e biçikleta. Zemra e këtij qyteti historik ka sharm të pamohueshëm, por zona më industriale është rrahja e re e zemrës së Hamburgut. Atje do të gjeni filarmoninë Elb duke performuar apo disa dyqane konceptuale.
Një tjetër zgjedhje e mirë: Stokholmi, për ndërtesat baroke në breg të detit, të shtrira në një rrip piktoresk ishujsh.


Në vend të  Barcelonës …

Provoni  Singaporin! Vetëm një javë pas sulmit terrorist në  Las Ramblas, udhëtarët po sprapsen prej Barcelonës.  Është vetëm një qytet ku mund të admirosh ndërtesat e  Gaudit në çdo qoshe. Muajt e fundit, vendasit janë të ngopur me turmat, duke furnizuar protesta anti-turizëm me sloganin “Barcelona nuk është për shitje”. Kryebashkiaku i ri i ka dëgjuar këto thirrma: Në fillim të vitit uli numrin e lejuar të vizitave dhe premtoi të fokusohej në turizmin me çmime të larta dhe më pak vëllim. Derisa të shuhen këto tensione, Singapori është një joshje për admiruesit e arkitekturës - edhe pse kultura frenetike është pak larg asaj çka përcjell Barcelona. Përgjigja e këtij qyteti ndaj parkut Güell, instilacionit monumental të Gaudit pranë Vila de Gràcia,  është Kopshtet pranë Gjirit, një “pyll” i ndriçuar  me super pemë të kornizuar me çelik. 
Një tjetër zgjedhje e mirë: Berlini ka qenë themeli për shumë arkitektë radikalë nga  Mies van der Rohe deri te  Le Corbusier—dhe është po aq i leverdishëm sa Barcelona për udhëtime të shpejta . Dhe nëse po kërkoni atë emocion të gjendjes “Evropa buzë detit”, kthehuni nga Lisbona.