Njerëzit që jetuan mijëra vite para nesh krijuan ndërtesa mbresëlënëse. Këto ndërtesa ishin aq të mëdha saqë shkencëtarët prej shekujsh kërkojnë përgjigjet se kush, përse dhe çka është më e rëndësishme si u ndërtuan. Ka gjithfarëlloj teorish, nga praktiket deri te jashtëtokësoret. Ja disa nga monumente të rrethuara me sharm antik dhe një hije misteri.
 
 
Stonehenge, Angli
Sipas legjendës, kompleksi i gurtë është ndërtuar nga magjistari Merlin. Në fakt, Stonehenge është shfaqur shumë përpara kohës së hamendësuar të shoqëruesit të mbretit Artur. Por si ia bënë njerëzit të transportonin këto blloqe tejet të rëndë nga shkëmbi që gjendet qindra kilometra larg? Qëllimi i ndërtesës nuk është shumë i qartë. Nëse është observatorit ( lokacioni i megaliteve është modeli i saktë i sistemit diellor) apo një tempull ( për të tillë e kanë përdorur Druidët apo priftërinjtë keltë), nuk do e dimë kurrë.

Baalbek, Liban
Një asamble tempulli në stilin antik është perla e rrënojave të qytetit njëherë e një kohë të frytshëm. E vetmja gjë është se romakët nuk kishin ndonjë teknologji që mund t’i linte ata të instalonin këto blloqe guri që peshojnë deri në 1 mijë tonë ( këto shtrihen në fund të ndërtesës). Vetëm për të krahasuar: Parthenoni Athinas është gjysma e përmasës e gjigantit libanez dhe blloku më i madh i Piramidës së Madhe pushon vetëm 90 tonë. Krijimi i themeleve i atribuohen egjiptasve , në mos edhe gjigantëve. Disa njerëz besojnë se mund të jenë themelet e kullës së Babelit.

Newgrange, Irlandë
Pavarësisht faktit se ndërtuesit e rrugës hasën në monument në shekullin e 17 –të, njerëzit nisën kërkimin e këtij lokacioni misterioz vetëm tre shekuj më vonë. Gërmimet treguan se ishte një tumë: përsosmërisht rrethore me një diametër mbresëlënës dhe më të vjetra se piramidat egjiptiane. Në mes, arkeologët gjetën një varr. Nëse ndodh ta vizitoni Newgrange gjatë solsticit, mund të shihni një fenomen të vërtetë astronomik – një rreze drite mbush të gjithë dhomën, gradualisht. Besëtytnitë irlandeze thonë se ky vend është hyrja drejt atdheut të elfëve dhe zanave.

Dolmenët e Kaukazit të Veriut, Rusi
Në shpatet e malit qëndrojnë shtëpi të vogla të ndërtuara me gurë të sheshtë. Ka vrima në fasada që mund të mbyllen me një tapë. Fakti befasues është se pesha e pllakave llogaritet me tonë, por ato futen në mënyrë aq të saktë sa as një teh thike nuk mund të futet mes tyre. Mosha e këtyre ndërtimeve shkon në 5 mijë vjet. Këta dolmenë, si Volkonsky, janë të famshëm për vetitë shëruese. Është interesante sesi tradita e dolmenëve mund të vëzhgohet në pjesë të ndryshme të botës.

Tikal, Guatemalë
Një nga vendbanimet më të mëdha Maya është e fshehur në xhunglën e gjelbër. Ka pellgje artificialë, një fushë për një lojë me top dhe pallate. Por vëmendje e veçantë i jepet piramidave, që formojnë sheshet e qytetit. Janë ndërtuar në një model të përkohshëm që i përkon periudhës së zhvillimit të tij. Ka shumë teori për funksionet e tyre: ndërtesa fetare, qendra kërkimore, varreza apo të gjitha bashkë. Etimologjia e fjalës “tikal” është gjithashtu e paqartë. Por ka një nofkë të qartë- Qyteti i Zërave. Edhe një pëshpërimë aty jehon fort.

Labirintët prej guri në ishullin Bolshoi Zayatsky, Rusi
Ishujt Solovetsky janë të dekoruara me dantella të çuditshme guri- labirintet në formë spiraleje. Vendasit i quanin “Babilonas”. Hyrja dhe dalja janë të njëjtat. Nëse shkoni deri në gjurmët e formuara prej gurëve, pas pak mund të dilni aty ku hytë. Por çfarë ka qenë më parë? Disa studiues shkruajnë rreth prakticitetit, si kurthe për peshq. Të tjerë shkruajnë se kanë pasur qëllim të ishin për argëtim, si një shesh për kërcime dhe lojëra rrethore. Por pjesa më e madhe janë ët sigurt se këto labirinte ishin struktura rituale në kufij me botën shpirtërore.

Petra, Jordani
Një fole monumentale në lartësinë e 900 metrave mbi nivelin e detit është e fshehur në shkëmbinj. Mjeshtrit duhet të tregonin durim të jashtëzakonshëm, për t’i kthyer shkëmbinjtë në kryevepra të Petra-s. Kështu në fund të kanionit të freskët Siq, hapet një pamje fantastike e fasadës me shtyllat dhe portikët- Al-Khazneh (“thesari” në arabisht). Thuhet se është një tempull apo mauzole. Problemi është të përpiqesh të kuptosh sesi kanë punuar gdhendësit. Në fund të fundit, është e pamundur të krijosh një vepër të tillë pa skela, por ende nuk dihet sesi.

Sferat e gurta të Kosta Rikës
Petrosferat prehistorike nga bregu i Paqësorit gati u bënë viktima të vandalizmit: punonjësit që i gjetën besonin se brenda tyre kishte ar të fshehur. Artefaktet vuajtën sërish. Për të tërhequr turistët, u vendosën në sheshe qytetesh. Për shkak të lëvizjeve të vazhdueshme, një datim i saktë është i pamundur të bëhet. Teoria e origjinës së tyre nga uji doli se ishte më e mundshme. Por në fund të fundit, çfarë janë ato; simbole të planetëve apo sinjale kufijsh? Të gjitha janë teori pa asnjë fakt.

Ushtria e Terakotës, Kinë
Mauzoleu Qin Shi Huang mban më shumë se 8 mijë statuja të luftëtarëve kinezë dhe kuajve të tyre. Ata u varrosën bashkë me sunduesin, pavarësisht traditës. Kjo ushtri e bërë me dorë nga shekulli 200 Para Krishtit me detajet më të vogla dhe nuk gjen dot dy fytyra të ngjashme. Gjatë gërmimeve ( Nga viti 1970) shkencëtarëve iu desh të vepronin tejet kujdesshëm. Një nga këto arsye është qëllimi i sigurisë, për shkak të një legjende të lashtë: lumenj merkuri duhet ta shoqërojnë perandorin në jetën e përtejme.

Angkor Wat, Kamboxhia
Europianët nuk kishin dijeni rreth këtij kompleksi deri në shekullin e 19 –të. Pasi mësuan rreth tij, ata dyshuan se ishte ndërtuar nga populli Khmer. Muratura është shumë e dendur: ndonjëherë mund të gjesh edhe shtresat. Gurët janë shumë të lëmuar. Ndërtimi mbahet bashke me peshën e vet. Kompleksi i 200 tempujve është planifikuar në atë mënyrë që një udhëtar që i qaset nga secila anë mund të shohë vetëm tre prej tyre. Pamja është veçanërisht mbresëlënëse në sezonin e shirave: një hendek i gjerë i mbushur me ujë e bën Ankgor Wat të ngjashëm me një ishull në mes të oqeanit të madh.

Timbuktu, Mali
Sipas legjendës, qyteti doli në pah falë plakut Bucktu dhe pusit të tij (“tim” në gjuhën tuareg), që i priti ngrohtë karvanët. Ai ishte protagonisti kryesor i rrëfenjave mesjetare: rrugët prej ari, burrat e mençur, etj. Ai dhe një grup luftëtarësh u përpoqën të pushtonin Eldoradon Afrikane por nuk u kthyen derisa francezi René Caillié u shtir se ishte pelegrin. Imagjinoni befasinë e tij kur pa një qytet të varfër me ndërtesa balte. Tani njerëzit që dashurojnë aventurat tërhiqen nga arkitektura unike e xhamive.

Statujat e Ishullit të Pashkës, Kili
Një copë e vogël toke në ujërat e Oqeanit Paqësor është e mbuluar me gjigantë moai. Ka fakte se ata janë lëvizur nga vendi në vend. Ka edhe platforma ritualesh që janë më të rënda se vetë idhujt. Fatkeqësisht, njerëzit pasardhësit e të cilëve mund të hidhnin dritë për mënyrën sesi janë lëvizur këto statuja vdiqën shumë kohë më parë për shkak të tregtisë së skllevërve. Ka vetëm një shteg për të zgjidhur misteret e ishullit- për të parë drejtpërdrejt te statujat e heshtura. Eksperimentet kanë pohuar se çdo lloj manipulimi i tyre është i mundur, por ende nuk dihet sesi.

Sfinksi i Madh i Gizës, Egjipt
Statuja kolosale në mes të shkretëtirës është ndoshta, misteri më i madh i të gjithë kohërave. Besohej se ishte vepër e Faraonëve. Megjithatë mundën të kthenin vetëm Sfinksin. Trupi i tij, i ngjashëm me atë ët një luani, është i mbuluar me hulli. Këto mund të jenë gjurmët e Përmbytjes së Madhe. Një tjetër gjë e çuditshme është se koka bie qartë në kundërshti me përpjesëtimet. Përveç kësaj, del që ka dhoma brenda dhe nën gjigantin. Çdo përpjekje për t’i studiuar ato ka çuar në aksidentet ose kufizime prej autoriteteve. Është e mundur që ky nuk është një gardian i shkretëtirës, por mban ca dije të fshehta që janë lënë, mbase rreth diçkaje si Atlantida e mbytur?!