Mpiksjet e gjakut (të njohura edhe si tromboza e thellë e venave) mund të jetë një rrezik serioz për disa udhëtarë ajrorë. Shumica e mpiksjeve të gjakut shkrihen vetë, por kur nuk munden shkaktojnë bllokime fatale. Për shembull, nëse një pjesë e mpiksjeve të gjakut shkojnë në mushkëri, mund të shkaktojë emboli të mushkërisë. Informacioni më i rëndësishëm për të ditur rreth mpiksjeve të gjakut janë simptomat, kështu je në gjendje të kërkosh kujdes mjekësor nëse të nevojitet. Kërko ndihmë nëse vëren fryrje të pazakontë apo të zgjatur në krah apo këmbë, dhimbje të pashpjegueshme apo ndjeshmëri, lëkurë që është më e ngrohtë apo më e kuqe se pjesa tjetër e trupit, pasi këto janë simptomat më të zakonshme të trombozës së thellë të venave. Gjithashtu kërkoni kujdes mjekësor menjëherë nëse vëreni ndonjë vështirësi në frymëmarrje, rrahje të shpeshta e të parregullta të zemrës apo parehati, ose marrje mendsh.
Udhëtarët me mpiksje gjaku që mund të rrezikojnë jetën mund edhe të japin gjendje të fikëti apo kollë me gjak: simptoma të embolisë së mushkërive.


Çfarë i shkakton?

Mpiksje e gjakut janë të rralla, por niveli i rrezikut të secilit person varet nga shëndeti i tyre dhe kohëzgjatja e udhëtimit. Ato formohen kur qëndroni ulur për një kohë të gjatë. Sa më gjatë të rrijë i palëvizur trupi, aq më I madh rreziku.
Megjithatë disa udhëtarë janë më të prirur të zhvillojnë mpiksje gjaku sesa të tjerët.
Për shembull, udhëtarët e moshuar, ata që janë mbipeshë, individë që kanë kryer së fundi operacione apo kanë pësuar ndonjë dëmtim, njerëz që përdorin pilula për parandalimin e shtatzënisë me bazë estrogjenin ose janë në terapi hormonesh me bazë estrogjeni, gratë shtatzëna ose ato që sapo kanë lindur, njerëz që kanë histori familjare me mpiksje gjaku, njerëz që po kalojnë ose sapo kanë kaluar trajtime kundër kancerit, njerëz me lëvizshmëri të kufizuar, njerëz që kanë kateter dhe njerëz me vena varikoze kanë rrezik më të madh për të zhvilluar mpiksje të gjakut. Megjithëse gjasat për të zhvilluar mpiksje të gjakut janë të vogla, është e mundur për një sërë faktorësh për të përbërë rrezik apo rritur shanset e rrezikut.

Si t’i shmangësh mpiksjet e gjakut?

Mënyra më e mirë për ta shmangur mpiksjen e gjakut është të lëvizësh sa më shumë që mundesh gjatë fluturimit. Ngrihuni nga ndenjësja të paktën një herë në orë dhe I lëvizni gjymtyrët ndërsa qëndroni ulur- shtriqini dhe përthyeni këmbët, kyçet dhe gjunjët. Nëse shqetësoheni rreth mpiksjeve të gjakut, flisni me mjekun përpara se të niseni në fluturim. Mund t’ju rekomandojë të vishni çorape kompresimi, ose t’ju rekomandojë një hollues gjaku.