Paketoni emocionet dhe fantazitë në udhëtimet tuaja në momentin që bëni check in. Në këto 10 destinacione unike, hoteli është një aventurë më vete. Flini nën shkëlqimin magjik të dritave të veriut, rehatohuni në një fshat tradicional kirgiz apo jetoni ëndrrat e fëmijërisë në një shtëpi-pemë në një pyll tropikal.


MANTA RESORT, ISHULLI PEMBA, ZANZIBAR
Resorti Manta do të ishte një arratisje unike, me vilat në plazh në një ishull rrethuar nga ujëra të virgjra. Por rezervoni Dhomën Nënujore dhe flini nën sipërfaqe ndërsa peshqit shumëngjyrësh kalojnë përmes dritares që rrethon shtratin tuaj dopio. Natën ndriçimi nën dritare ndizet për të tërhequr peshqit dhe oktapodët. Kati me nivelin e detit mbi të ka një sallon të thjeshtë dhe një dhomë dhe tarraca është e përsosur për rreze dielli apo për të parë Rrugën e Qumështit netëve. Kur nuk ju kënaq më dhoma, bëni një trajtim spa, bëni zhytje, ose eksploroni brendinë e ishullit me jetën e egër dhe kulturën e tij.


GOLDEN CROWN LEVIN IGLUT, LEVI, FINLANDË
Mrekullohuni me dritat e veriut në një prej 18 globave prej qelqi që akomodojnë çiftet apo familjet. i ndodhur 6 milje nga qyteti resort i Levit , çdo glob ka një kuzhinë të furnizuar me gjëra për mëngjes, një banjë të plotë dhe në shtrat dopio dhe jastëkë që pozicionohen për një pamje sa më të mirë të agimit. Dritaret janë të izoluara dhe të ngrohura për të parandaluar ngrirjen ndërsa perdet ju japin pak privatësi. Kënaquni me oxhakun në lozhën e vogël rustike dhe i bëni ballë temperaturave të ulëta për t’i parë yjet jashtë dhomës së ngrohtë.

 
SHPELLA KOKOPELLI , FARMINGTON, NEW MEXICO
Ka marrë emrin e një figure që i binte flautit , i gdhendur në shkëmbinj shekuj me parë nga amerikanët indigjenë përmes jugperëndimit, shpella e Kokopellit është një bed and breakfast me shumë dhoma, 90 metra mbi luginën e lumit Plata. Klientët zbresin shkallët nga hyrja 22 metra nën majën e kodrës, ku gjejnë një shpellë rrethore me sipërfaqe 160 metra katrorë që është shpërthyer nga gjeologu Bruce Black, që e mendoi hapësirën si zyrën e vet. Por në fakt e ktheu në një B&B të plotësuar me një jacuzzi dhe dush ujëvarë, kuzhinë të plotë, sallon me oxhak dhe dhoma si edhe një ballkon për pamje të peizazhit me shkretëtirën e paanë nën të. Nga aty klientët mund të udhëtojnë drejt destinacioneve si Kanioni Chaco apo parqet kombëtare Mesa Verde apo të eksploroni Navajo Nation.

 
BOOK AND BED TOKYO, TOKIO, JAPONI
Një strehë për bibliofilët, Book and Bed Tokyo , duket si një librari e përdorur derisa klientët hapin me të rrëshqitur një raft librash dhe zbulojnë një qoshe të rehatshme me një shtrat të thjeshtë, dritë për të lexuar dhe spina elektrike. Një hapësirë jo për klaustrofobikët, 30 kuba të ngjeshur, secila mjaftueshëm e madhe për një person, janë të disponueshëm pas rafteve të mbushur me 3 mijë tituj në japonisht dhe anglisht. Banjat janë të përbashkëta dhe kolltukët në zonën jashtë rafteve sigurojnë një zonë për lexim të përbashkët dhe për t’u mbledhur. Është më shumë hostel sesa hotel, dhe me 35 dollarë nata, klientët do të kenë para për të blerë libra dhe për të eksploruar Tokion.

 
DROMEN AAN ZEE, HARLINGEN, HOLANDË
Dromen Aan Zee (Të ëndërrosh buzë detit) ofron tre qëndrime unike që kremtojnë kulturën detare Harlingenit. Havenkraan i mban klientët 17 metra mbi terren në një vinç porti, që deri më 1996-ën, është përdorur për të zbarkuar anijet. Makineria dhe dhomat e kontrollit janë kthyer në apartamente plot stil me pamje panoramike nga Deti Ëadden. Ngjyra të shndritshme, një sistem i plotë argëtimi, zonë kuzhine, banjë e plotë dhe një taracë në çati të bën të ndihesh sikur je në një jaht dhe jo një makineri që vendasi e njohin si “merimanga”.  Vuurtoren tani ka tri dhoma spirale në majë të tij, të kompletuara me të gjitha pajisjet dhe me një pamje 360 gradë nga veranda  22 metra e lartë. Për diçka më pranë tokës apo ujit, Reddingsboot është një varkë shpëtimit e kthyer në një dhomë moderne që mund edhe të nxirret në det për dy orë lundrim. E dikurshmja Lilla Marras, që ka shpëtuar 54 jetë gjatë karrierës së saj, tani ka një banjë të plotë me vaskë druri, kuzhinë, shtrat dopio dhe sallon me sistem argëtimi. Shijoni vaktet në majë të saj dhe kundroni rutinën e përditshme të gjirit.

 
HOTEL COSTA VERDE, PROVINCIA DE PUNTARENAS, KOSTA RIKA
Slogani i këti hoteli është “Ende më shumë majmunë se njerëz …,” por pretendimi tjetër që e çoi në famë ishte se klientët mund të kalojnë natën në një Boeing 727 të rinovuar që mund të kthehet në një shtëpi luksoze miqsh me dy dhoma gjumi. Ndërsa forma e avionit nga jashtë nuk është prekur, nga brenda është krejt e veshur me panele druri tik. Dritaret ofrojnë pamje të xhunglës dhe oqeanit nëpër avion që qëndron në mbështetëse të larta dhe veranda e mbuluar shtrihet mbi krahë. Dhomat kanë ajër të kondicinuar dhe secila ka banën e vet. Hani darkë në kuzhinë ose shijoni ushqimin dhe pijet vendase në El Avión, Restoranti dhe pubi i Hotel Costa Verde-s në një avion mallrash Fairchild C-123 që ka pasur pjesë në Kundër çështjen ndaj Iranit më 1980 –ën.
 
 
FSHATI I NOMADËVE TË LUMTUR, KARAKOL, KIRGIZSTAN
Rrethuar nga kopshte me lule në motin e ngrohtë, çdo bozui tradicional ka kate me ngrohje dhe shtretër dysh gjatë një perimetri rrethori që mund të akomodojë deri në pesë njerëz. Dekori i brendshëm është i thjeshtë me rrugica shumëngjyrëshe dhe dizajnë në mur, Wi-Fi dhe spina elektrike. Banjë të madhe me shumë dushe dhe mëngjes me bukë të bërë vetë dhe reçeli serviret në tenda të përbashkëta. Gjatë ditës, një shëtitje me kalë në zonën malore me pronarët që flasin anglisht, gjermanisht dhe rusisht ose gjatë dimrit shkoni në zonën e skive në Karakol, rreth 20 minuta larg.
 
 
PALACIO DE SAL, SALAR DE UYUNI, BOLIVI
Mbase keni dëgjuar për hotele akulli, por Pallati i Kripës në Bolivi e ka çuar konceptin më tej, duke përdorur kripë nga kriporet e famshme të Salar de Uyuni për të krijuar një hotel luksoz në mes të shkretëtirës boliviane. Thuajse gjithçka në hotelin prej 4500 metrash katrorë është e bërë me kripë, përfshirë ndërtesën dhe mobiliet. Secila nga 30 dhomat, e thjeshta por me stil me dysheme druri ka një banjë private dhe ajër të kondicionuar. Platformat e shtratit dhe karriget në zonën e zakonshme janë kripë, por batanijet dhe jastëkët prej pelushi e bëjnë qëndrimin të rehatshëm. Dritaret e dhomës së ngrënie kornizojnë një pamje panoramike të kriporeve de vaktet përfshijnë specialitete vendase me bazë lamash dhe qengji si edhe specialitetin e shtëpisë, pulë kripe. Përtej veçantisë së hotelit të largët, tërheqja e zonës është atmosfera e ngjashme me Zen të kriporeve më të mëdha në botë dhe qielli i mbushur me yje gjatë natës.

 
SANTOS EXPRESS, GJIRI MOSSEL, AFRIKË E JUGUT
Santos Express është një tren pasagjerësh i vitit 1920 i parkuar përfundimisht disa metra larg Plazhit Santos, dhe 10 minuta në këmbë nga kompleksi i muzeut Dias dhe gjirit të Mossel-it. Katër vagonë për pasagjerë kanë pesë bankina me shtretër dopio, pamje nga oqeani dhe banja të përbashkëta. Një vagon i pestë ka 16 shtretër marinari për grupe të mëdha apo udhëtarë me buxhet të vogël, ndërsa kabina e muajit të mjaltit ka banjë personal dhe pamje më të mirë nga oqeani. Dy suitat mbretërore kanë banjat private dhe janë të përsosura për familje apo çifte që e duan të gjithë vagonin për vete. Plazhi Santos është një nga më të mirët e Afrikës së Jugut i njohur për not, për të parë balenat, për shopping dhe aktivitet si sërf apo zhytje.
 
 
TREEHOUSE LODGE RESORT, IQUITOS, PERU
Flini me tingujt e pyllit tropikal në Amazonën Peruane, në krye të ujërave të Amazonës. Klientët mund të mbërrijnë te ky resort përmes në udhëtimi me varkë që zgjat një orë nga Iquitos, pas kësaj ngjiten në një prej shtëpive rrethore mbi pemë të larta nga 10 deri 20 metra. Strukturat me çati kashte janë afro 6 metra në diametër dhe parmaku, perdet dhe rrjeta opsionale për mushkonjat janë të vetmet që ju ndajnë nga pylli tropikal. Një banjë me dush me ujë të ftohtë gjendet poshtë katit kryesor. Ecja në secilën shtëpi druri të çon në një shtëpi të përbashkët, ku serviren vakte gourmet me frymëzim peruan. Majmunë të vegjël, papagaj, slothë dhe krijesa të tjera të pyllit frekuentojnë resortin ekologjik prej 140 hektarësh. Klientët kanë guida personale dhe ekskursionet e përditshme përfshijnë pamjen e delfinëve dhe vizita në fshatrat indigjene.