Ngjitja e Nikaraguas në toplistën e vendeve që duhen vizituar është e pashmangshme, me qytetet shumëngjyrësh koloniale, plazhet për  sërf të klasit botëror dhe liqenin e virgjër të Nikaraguas, spërkatur me ishuj të vegjël.
   
Me 19 vullkane aktivë në një zinxhir që nis nga veriperëndimi drejt juglindjes, një vizitë në shtetin më të madh të Amerikës Qendrore duhet të përfshijë një apo dy ngjitje bashkë me dërrasën për rrëshqitje.
 
Ata që kërkojnë aventura të drejtohen nga Cerro Negro në mes të malit vullkanik Maribios. Ky vullkan i ri por shumë madhështor me rërë të zezë është aktiv, me 11 shpërthime të mëdha në shekullin e 20 –të.
 
Rruga nga Managua, pika e zakonshme e nisjes, drejt Leon-it është 75kilometra, një udhëtim që zgjat afro 90 minuta, në autostradën pa trafik. Sapo të arrini qytetin, ka një shenjë drejt Lechecuagos, një komunitet i vogël, rural.
 
 
Përtej fshatit, duhet edhe 20 minuta, duke kapërcyer në një rrugë të ashpër me sinjale rastësore drejt qendrës së Cerro Negro-s. Ngjituni për një orë në anës rrugës së shtegut të shtruar prej natyrës. Mos harroni veshje të ngrohta kur të mbërrini në majën 730 metra të lartë, që e rreh era. Me të mbërritur shijoni pamjet befasuese të zinxhirit të vullkaneve n në malin qendror Cordillera de los Maribios, ndërsa me kujdes drejtohuni nga krateri. Vullkani shpesh emeton tym, megjithëse nuk ka shpërthyer qysh prej vitit 1999.
 
Me t’u pajisur me kostumin e përshtatshëm dhe syzet shtyni dërrasën, që do ju bëjë të kujtoni karrocën me kushineta kur ishit fëmijë. Rruga teposhtë është emocionuese dhe shpërblyese pas ngjitjes sfiduese. Gurët e vegjël të llavës që do ju mbeten në flokë do pastrohen pas disa ditësh.Jeni gati për më shumë?
 
Vullkani San Cristobal, i njohur edhe si El Viejo ( Plaku), është shtëpia më e lartë e shkëmbinjve të shkrirë ndërsa vullkani Momotombo me një formë simetrike është aty pranë. Këto nuk janë ngjitje teknike dhe kërkojnë pak fitnes, por nuk janë të papërballueshme.
 
Fare pranë, Leon-i kolonial, ish kryeqyteti i Nikaraguas, është qyteti i dytë më i madh i vendit. Ofron monumente spanjolle dhe site, përfshi këtu edhe Katedralen Bazilikën e Ngjitjes së Leon-it, një ndërtesë koloniale me stil neoklasik-barok, një vend i mbrojtur nga Unesco, hotele sharmante dhe energjinë e një qyteti universitar. Shijoni një drekë festive para se të ktheni në Managua.