Tetori është një muaj i bukur për të udhëtuar, kur mundesh – dhe duhet të përfitosh nga ngjyrat, aromat dhe peizazhet e stinës së ët korrave, të festave dhe shansit për të kaluar ato ditë të fundit të rehatshme jashtë.


Stamboll, Turqi
Gjithçka bëhet bashkë për Stambollin: çmime të ulëta, më pak turma dhe mot spektakolar. Një skenë artistike bashkëkohorë në lulëzim ka mbushur qytetin, nga Bienalja e Shtatorit në hapësirate  galerive që mbijnë përreth distriktit Beyoğlu, për të mos përmendur hotelet luksozë.

Tajpej, Tajvan

Një metropol industrial njëherë e një kohë i zhytur në smog, Tajpej ka rilindur si një qytet global, me një sistem efikas transporti dhe restorante, arkitekturë dhe skenë artistike për të rivalizuar Singaporin. I shpallur si Kryeqyteti i Dizajnit Botëror më 2016 –ën e ka marrë seriozisht dizajnin, Qendra e Arteve Performuese po shfaqin më shumë artistë rajonalë. Ndërsa kuzhina konsiderohet si një nga më të mirat në Azi.

Richmond, Virxhinia
Konsiderohet si një nga udhëtimet më të bukur me këmbë apo me makinë, veçanërisht në vjeshtë, kur vreshtat dhe shkurret shndërrohen. Ka shumë rrugë për ngjitje për ata që duan pak aventurë. Pasi të mbusheni me natyrë, drejtohuni nga lindja për kryeqytetin historik, ku ditët mund të kalohen duke bërë tur nëpër monumentet nga Lufta Civile dhe pubet gastronomikë apo birraritë artizanale.

Kartagjena, Kolumbi
Qyteti tropikal është i ngrohtë gjatë gjithë vitit dhe megjithëse tetori konsiderohet si muaji më me shira, rrallë ndodh të bjerë gjatë gjithë ditës. Qyteti port është i famshëm për arkitekturën koloniale spanjolle dhe kulturën vendase, nga muzika dhe vallet karaibiane tek arti modern dhe disa nga ceviche-t më të shijshme të Amerikës Latine. Drejtohuni për në Bacangrande, ku hotelet me stil dhe plazhet e bukur tërheqin masat, ose shkoni në El Centro, të mbushur me klube koktejesh apo përgjatë mureve të shekullit të 17 –të për të kundruar detin. Nëse keni kohë, Kartagjena është pika e përsosur për eksplorimin e këtij kombi të gjallë.

Lima, Peru
Kryeqyteti bregdetar i Perusë është një studim në kontraste, ku trashëgimia para kolumbiane bashkëjeton me artin bashkëkohor, me butikët e modës së lartë dhe restorantet progresive që krijojnë disa nga pjatat më ekzaltuese të Amerikës së jugut. Tetori shënjon fundit e stinës së thatë në Peru si edhe procesionin e përvitshëm të Zotit të Mrekullive, një nga më të mëdhenjtë në Amerikat. Duke nderuar imazhin peruan të Krishtit të zi të lyer në kohërat e kolonisë ( që i mbijetoi një tërmeti në vitin 1746), besimtarët vishen me vjollcë dhe ecin nëpër rrugë ndërsa shitësit japin ushqim dhe karamele.

Lugina Napa dhe Sonoma, Kaliforni, ShBA
Vjeshta është koha e përsosur për të vizituar vendin e verërave të Kalifornisë, kur turmat e verës janë pakësuar dhe të vjelat sapo kanë nisur. Ndiqni të gjithë aktivitetet në Sonoma për të kremtuar stinën, nga festat e të korrave të Tetorit, te ngjitjet apo rostot e derrit. Në Napa, ka dalë nëj skenë e re, ku enotekat dhe hotelet janë rishpikur në hapësirat e dizajnit të brezit të ri.

Irlanda Perëndimore
Vjeshta sundohet nga stina e festivaleve në qytetet e Irlandës. Në Tetor, Belfasti mirëpret Festivalin Ndërkombëtar të Arteve, Cork-u mirëpret Festivalin Guinness të Xhazit dhe Dublini, kryeqyteti kremton Festivalin e Përvitshëm të Teatrit. Megjithatë, shirat janë të zakonshëm në këtë kohë të vitit , por a ka më bukur sesa një tur në Irlandë kur është në gjelbërimin më të madh? Rruga panoramike dhe e egër e Atlantikut gjurmon bregdetin perëndimor, duke kaluar në disa prej rajoneve më bukolike të Irlandës si Connemara dhe gadishulli i përsosur për foto, Dingle. Vetëm sigurohuni të merrni xhup me vete!

Botsvana, Afrika

Temperaturat në rritjet të tetorit argojnë shumë turistë nga Botsvana, por më guximtarët do të shëprblehen. Sezoni i thatë është i përsosur për safari, kur bimësia rrallohet ndërsa shirat mblidhen në gropa, ku densitete ët mëdha të jetës së egër- elefantë, luanë, gjirafa, zebra dhe buaj, sa për të përmendur disa – mblidhen.

Santa Fe, Nju Meksiko
Nuk ka Jugperëndim më tipik amerikan sesa Santa Fe, e veshur me shtëpi në ngjyrë tulle, dyqane që shesin enë poçarie dhe gjëra artistike dhe lokalet e çuditshëm. Pika më e ëmbël për ta vizituar është mes shtatorit dhe nëntorit, kur temperatura janë komode, sezoni i t ë vjelave është në mes: Festivali i Filmit të Pavarur vë theksin te filmat e rinj amerikanë e meksikanë ,ndërsa në jug afro 700 mijë shikues mblidhen për Festën Ndërkombëtare të Balonave, Albuquerque – më i madhi i llojit të tij.

Queenstown, Zelandë e Re
Pranvera sapo ka çelur në Hemisferën jugore dhe të pasionuarit pas skive janë drejtuar në ishullin e jugut të Zelandës së Re. Ende mund të shihni borë në male që kornizojnë këtë qytet resort në Alpet e Jugut, por edhe lulet janë në lulëzim të plotë, sidomos në Kopshtet e Queenstwon-it. Në Queenstown, që shpesh quhet si kryeqyteti botëror i adrenalinës, vizitorët mund të bëjnë kërcim bungee, zhytje në qiell, shëtitje në kanione, çiklizëm malor dhe parashutizëm.