Shenjtëria e tij, Dalai Lama i 14 –të
Foto:  PETER HÖNNEMANN
Nga:  By Costas Christ/ National Geographic Travel



Merrni këshilla nga një udhëtar që e di "Besimi na udhëheq drejt ditëve të lumtura dhe jetëve të lumtura".  Këtë më tha  kur e pyeta sesi të kundrosh botën mund të të  çojë drejt paqes. Përgjigje e shkurtër: Udhëtimi na mëson të besojmë.

Pasi paketova një çantë shpine si 20- vjeçar, nuk kisha nevojë të kërkoja lumturinë; akti i të dalit për udhëtim ishte gëzim. Ndërsa vitet kalonin, lumturia e angazhimit me kultura të tjera u bë një kërkesë më e thellë. Udhëtimet më çuan në Butan, tërhequr nga politikat e atij kombi për të inkurajuar lumturinë.


"Për një jetë të lumtur, mirëqenia fizike është e rëndësishme, por mirëqenia e vërtetë duhet  të përfshijë një mendje të lumtur".  Dalai Lama

Vizitorët e mbretërisë shijojnë disa nga rezultatet: më shumë se gjysma e vendit e mbrojtur me parqe kombëtare dhe rezervate, të ecësh përmes livadheve të Butanit dhe pyjet e vjetër madhështorë, shtëpi e specieve të rralla  dhe e rinoqerontëve të mëdhenj  njëbrirësh, do i falin buzëqeshje të gjatë çdo udhëtari pasionant.

Lista e lumturisë së Butanit varion nga mbrojtja e mjedisit te promovimi i trashëgimisë tradicionale. Megjithatë një vëzhgim kombëtar ka klasifikuar më pas se 50% të popullsisë si të lumtur. Edhe në të ashtuquajturën tokë të lumturisë, lumturia mund të  jetë bishtnuese. A mundet që shtegu i qartë drejt lumturisë nuk është përmes politikave, por diçka më e drejtpërdrejtë?

Foto e një vallëzimi butanez në  Domkhar Tsheshu
 Foto: Sean Caffrey

“Për një jetë të lumtur, mirëqenia fizike është e rëndësishme, por mirëqenie e vërtetë duhet të përfshijë një mendje të lumtur”, më pat thënë Dalai Lama.  Ai më këshilloi se kur fokusohemi shumë te problemet “mund t’i përkeqësojmë” dhe nëse  mendojmë gjithnjë rreth asaj çka shkon keq “ngjan e pakapërcyeshme”. Duke mbajtur një perspektivë më të gjerë, “krijojmë më shumë hapësirë për të mbajtur shpresën dhe entuziazmin”. Për mua ky këndvështrim do të thotë se të udhëtuarit  vërtet mund ta bëjë botën vend , sepse na detyron t’i besojmë njëri-tjetrit.

Kështu që nisuni në atë udhëtim, përjetoni kulturat dhe qëndroni të vërtetë përballë dhembshurisë. “Për lumturi të vërtetë, një zemër e ngrohtë është më e rëndësishme sesa një mendje e ndritur. Mbani mend se miku juaj më i mirë dhe më i besuar është inteligjenca dhe dhembshuria. Lëreni të bëhet guida juaj drejt një jete të lumtur”.