Takimi i afërt me kafshët e egra është një tipar i zakonshëm në listën e dëshirave të një udhëtari. Dhe nuk ka asgjë më të jashtëzakonshme apo ekzotike sesa të notosh me breshkat e gjelbra të detit, iguanat e rralla detare deri te peshkaqenët

Notoni me derrat në Bahamas
Nuk janë derrat standardë të stallave dhe ky nuk është një program i organizuar për njohjen me jetën e egër. Në ishullin e Grand Exuma, në Bahamas, derrat e egër do të vazhdojnë në hesap të tyre për të bërë not me ju. Vetëm drejtohuni nga Plazhi i Derrit dhe prisni ndonjë derrkuc sipmatik të vijë të luajë me ju.

Notoni me qentë e ujit në Portugali
Nëse doni të kaloni një pasdite duke notuar me këta kaninë që dashurojnë ujin, rezervoni qëndrimin në Conrad Algarve. Romakët u mësuan në fillim qenve portugezë të ujit të hedhin rrjetat dhe të gjuajnë peshk. Deri në ditët e sotme ata janë zhytës dhe lundrues të jashtëzakonshëm. Mbarështuesja Carla Peralta mund t’ju caktojë një përvojë unike dy orëshe me qentë- përfshi një xhiro me varkë dhe një seancë noti, në Olhão. Vetëm 25 minuta nga Conrad-i.
 
Notoni me Breshkat e Detit në Maui
Breshkat e gjelbra të detit mund të dallohen gjatë gjithë bregut të Havait. Në këto ujëra të qeta e të kristalta, mund t’i dalloni lehtë ndërsa zhyteni. Kini kujdes zhguallin e tyre të madh mos përplaset me shkëmbinjtë apo nga ndonjë algë ndukëse që del nga ndonjë shkëmb koralor. Nëse po zhyteni me breshkat në Maui, merrni në konsideratë rezervatin në Sheraton pranë Pu’u Keka’a, mbushur plot me breshka deti.

Notoni me peshkaqenët në Meksikë
Nga gushti në tetor, peshqit më të mëdhenj të botës migrojnë drejt ujërave të ngrohta të Meksikës. Vizitorët mund të notojnë, zhyten me periskop ose me scuba. Në bregun e Isla Holboc mund të dalloni shumë zhytës që gëzojnë një afërsi të pabesueshme me peshkaqenët. Më kokëkrisurit mund të futen brenda një kafazi në oqean në Australinë jugore për të notuar me peshkaqenët e mëdhenj të bardhë.

Noto me kandilat e detit në Palau
Mijëra kandila deti do ju bashkohen në turmë në Liqenin me ujë të kripur të kandilave, në Palau. Këto gjallesa të vogla duket se kanë mbetur të ngërthyera në liqen me ujë të kripur pas epokës së Akullit, dikur numëroheshin afro 8 milionë. Sot vizitorëve u lejohet vetëm të zhyten përqark liqenit, pasi është shumë sulfurik në fund dhe notarët më të duruar mund të ndjekin kandilat ndërsa gjurmojnë diellin para e mbrapsht përgjatë liqenit. Mos kini frikë nga këta kandila; pickimet e tyre janë të paperceptueshëm nga njerëzit.

Noto me Manatitë në Florida
Ujërat e kristalta të lumit i ka dhënë strehës së jetës së egër në Florida emrin e vet dhe është i vetmi vend për të notuar me manatitë në ShBA. Këto lopë deti me përmasa të mëdha,  por shumë të buta e kalojnë dimrin në ujëra të ngrohta dhe të cekëta. Manatitë miqësore indiane janë të njohura pasi përshëndesin zhytësit dhe notarët me hundë.

Notoni me Manta Ray-t, Great Barrier Reef
Rreth 400 specie detare e quajnë shtëpi Great Barrier Reef në Australi, ndaj nëse po zhyteni këtu do të shihni me siguri më shumë sesa manta ray-t. Për të notuar pranë ray-t më të madh, afro 7 metra me krahë të hapura shkoni në Ishullin Lady Elliot. Vizitojeni në dimër (Maj dhe qershor) kur qindra manta ray mblidhen në ujërat e kristaltë.

Notoni me kuajt në Xhamajkë
Këta kuaj garash të shpëtuar dhe rehabilituar në Xhamajkë janë shpesh notarë entuziastë dhe ka shumë ture grupi që do i çojnë kalorësit nga rëra e sheqertë e Gjirit të Gjymë Hënës në ujërat e ngrohta të Karaibeve

Notoni me balenat në Tonga

Balenat kurrizo shihen më mirë mes gushtit dhe shtatorit rreth ishujve të Vava’u dhe Ha’apai.
Operaorët turistikë miqësorë me ekosistemin përpiqen për “ndërveprim të ndërsjellë” që do të thotë se nuk është 100 % e sigurt se do të notoni me balenat. Por Tonga, një mbretëri në Paqësorin e Jugut, është një nga të vetmit vende në planet ku mund të notoni me këto krijesa gjigante, 15 metra të gjatë dhe që peshojnë me tonelata.

Notoni me delfinët në Egjipt
Lëreni rezervatin e delfinëve dhe zgjidhni një takim në oqean të hapur me delfinët e Detit të Kuq në gadishullin e Sinait, në Sharm El Sheikh. Turistët mund të notojnë me delfinët e egër në Havai, megjithëse rregullorja mund t’i ndalojë këto përvoja në të ardhmen.

Notoni me Iguanat ujore në Ekuador
Konsideruar si një nga zhapikët e vërtetë detarë në planet, iguanat endemike marine gjenden vetëm në arkipelagun Galapos. Duke u zhytur me ato që Charles Darvini i ka quajtur “ shejtanët e errësirës” është një përvojë unike. E megjithëse duken pak të frikshëm, vizitorët nuk kanë pse frikësohen. Iguanat ushqehen vetëm me alga.

Notoni me pinguinët në Afrikën e Jugut

Zakonisht duhet të udhëtoni në cepat e ftohtë të tokës për të parë pinguinët e egër. Por në Plazhin Boulder, në Kejp Taun, Afrikë e Jugut, një koloni pinguinësh këmbëzinj pllaquriten në ujërat e Atlantikut. Do të të duhet një kostum zhytjeje nëse dot ë notosh me ta , por mund të shtrihesh në plazh ose të zhytësh këmbët në dallgë ndërsa pinguinët këlthasin dhe ecin duke u lëkundur.