Qyteti i Shenjtë është i njohur për bukurinë historike, kopshtet e fshehtë, qiellin e pasur me kambana dhe plantacionet që datojnë përpara Luftës Civile. E megjithatë Charleston-i është shumë më shumë sesa shumatorja e rrugëve me kalldrëme të përsosura për foto, karrocave me kuaj dhe arkitekturës klasike. Joshja më e madhe e qytetit port shtrihet në rishpikjen dhe befasitë e vogla ( si pulat e lira guinea që dalin në rrugën Legare, nëpunësit që shkojnë në punë me skateboard, apo kadetët e qytezës që u bien gajdeve në trotuare gjatë verës. Ja një guidë me më të bukurave e qytetit.

Charleston-in në dekadën e fundit ka ndryshuar shumë, veçanërioisht zona  “Upper King” (ngushtica mbi Calhoun-in) , me mizëri restorantesh me ushqim artizanal, sheshe për kokteje, bare dhe hotele. Skena artizanale dhe kulturore e Charleston-it ka shpërthyer kudo, duke u hapur rrugë galerive të reja, butikëve, furrave, birrarive, distilerive dhe kafeneve, jo vetëm në qendër por edhe në periferi dhe në sheshet përballë plazhit gjithashtu.

King Street, rruga kryesore për shopping, mbyllet për trafikut dhe bëhet një qendër e madhe tregtare që ecën, ku vendasit shëtisin kafshët shtëpiake (nga qentë poodle te derrat në miniaturë), dëgjojnë muzikë live dhe pinë verë më tryezat e vendosura në trotuar.
 
Dimri sjell pjatat me midhje, lulëzimin e kamelieve dhe javën e restoranteve në Janar. Pranvera sjell festivalin e jetës së egër SEWE, Festivalin e përvitshëm të Verës dhe Ushqimit dhe shëtitje mes shtëpive dhe kopshteve, mes aromave të akacieve, jaseminëve dhe manjolave në lulëzim.
 
Spoleto ( festivali ndërkombëtar i arteve dhe performancës) sjell verën me zhurma, ndjekur nga barbekjutë, pulat e pjekura, xhirot me verë dhe art, shijimit të birrës artizanale në rrugicat e hapura, zierjet e gaforreve dhe karkalecave dhe plot kohë për plazh.
 
Vjeshta vjen me mbledhje në Middleton Place, Festivali i Muzikës dhe Ushqimit të Terrenit jugor, Festa e fushës së Lowcountry-t dhe një tur gjysmë vjetor të shtëpive dhe kopshteve. Ka shumë aspekte të këtij qyteti: kanale të lundrueshëm, plazhe, vendpushime në plantacione, zabele me qiparisa, streha zogjsh, golf dhe sheshe në qendër të qytetit. Edhe vendasit nuk i kanë ezauruar të gjitha gjërat me të cilat mund të merren këtu, kështu që planifikoni rikthimin dhe bëni zbulime të reja.

Koha më e mirë për ta vizituar
Për ata që shpresojnë të shmangin të ftohtin e dimrit apo lagështinë e lartë dhe mushkonjat e fundit të verës, është mirë ta vizitojnë Charleston-in në pranverë dhe vjeshtë, megjithatë nuk ka kohë të keqe për ta vizituar.

Transporti
Shtëpitë historike, galeritë dhe restorantet e gadishullit të ulët të Charleston-it mund të përjetohen më këmbë dhe mund të mbuloni më shumë terren me biçikletë, taksitë me tre rrota dhe ato të gjelbra përgjigjen menjëherë thirrjes suaj.

Moti
Korriku është muaji më i nxehtë me një temperaturë mesatare (32.8°C). Janari është muaji më i ftohtë, me temperaturë mesatare (15°C).

Çfarë të dish para se ta vizitosh
Me bumin e skenës kulinare, sigurohuni të rezervoni më përpara, sidomos për vende si
Husk, FIG, dhe The Ordinary. Përndryshe ndiqni parashikimin e motit dhe merrni veshje të ngrohta nëse nevojitet, krem dielli për motin e nxehtë, spraj për insektet apo krem për mushkonjat dhe çadra për ndonjë shi rastësor.