Vetëm se pse ke lundruar përmes Heathrow-t një herë apo i ke hipur një autobusi me dy kate për një tur nëpër Londër, mos pretendo se ke parë gjithë çka ky vend i mahnitshëm ka për të të ofruar. Mburret me një prej mrekullive antike të botës, si edhe katedrale mitike prej guri, pyje përrallash, dhe po, edhe lundrimin, ka plot këtu për të mbushur dhjetëra udhëtime. Ja ku t’ia nisësh!

Psonisni në Rrugën Portobello
atraksionet kulturore të Londrës priren ta rëndojnë dorën kur vjen puna te madhështia –mbretërore kjo, xhevahire kurore ajo –por lëvizini drejt tregun të hapur më të famshëm që premton një pasdite relaksuese dhe të mbushur plot me thesare. Rruga e Tregut Portobello, një rrugicë gjysmë miljeje në distriktin Notting Hill, të Londrës, me stenda që shesin veshje vintage, bizhuteri, prodhime të freskëta, lule dhe mijëra antikuarë.

Bëni banjë në Llixha
Llixha e cila mbrohet nga Unesco, e famshme për rrënjët romake dhe abacinë e shekullit të 17 –të ( ku është kurorëzuar i pari mbret i Anglisë) ka qenë në radarët e njerëzve kohëve të fundit, falë të sapo hapurit “The Gainsborough”— i vetmi hotel britanik që ushqehet direkt me ujërat e burimeve termale. Brenda spa-së së hotelit do të gjeni qarkun tradicional të banjave romake, me pishina termale që variojnë nga temperatura, sauna dhe gropa me akull.

Kremtoni Solsticin në Stonehenge
Mos e kufizoni veten vetëm në qendrën e vizitorëve në të famshmin rreth neolitik gurësh të Anglisë, - përjetojeni Stonehenge-in në mënyrën që është bërë për ta përjetuar, rreth një zjarri në kamping, në një kremtim të gjallë, mbushur me valle në ditën më ë gjatë të vitit. Lindja e diellit nis më 4:50 të mëngjesit më 21 Qershor dhe kur zemra e festivalit të marrë jetë, festoni për katër ditë në ngjarjen që tërheq rreth vetes me mijëra njerëz në një prej mrekullive më të bukura të botës.

Gjarpëroni përmes Cotswolds-it
Të ngasësh makinën përmes Cotswolds-it, një rrip rural prej 90 miljesh në qendrës të Anglisë është si të hysh në Mesin e Tokës së J.R.R. Tolkien –it, ka kodra të zbehta, fshatra të vegjël por të dendur me shtëpi lyer me gëlqere, disa kështjella dhe shumë harlisje periferie.

Flini në një tendë në Cornwall
Bregdeti i thyer i Devon-it të Veriut dhe Cornwall-it, ku kaskada e ujëvarave bie direket nga maja e shkëmbinjve në det të hapur, është padyshim një nga peizazhet më impresionuese të Anglisë.

Mprihni mendjen në Oxford
Universiteti i Oxford-it përbëhet nga 38 kolegje të ndryshëm, secili me historinë e vet, kampusin dhe orët për ta vizituar. Gjë që e bën përpjekjen për t’i parë shumë të vështirë. Por mund të zgjidhni më të mirët, si për shembull të bukurin në mënyrë të pazakontë New College ( themeluar më 1379 –ën, mund të jetë më fotozheniku mes universiteteve) apo
Exeter College, ku J.R.R. Tolkien ka ngjizur kryeveprat e tij imagjinare. Pastaj ndiqni një tur me guidë përmes bibliotekave më të vjetra në Europë, ndjekur nga tregu i mbuluar e më pas merrni rrugën drejt veriut për në Pallatin luksoz të Blenheim –it, ku ka lindur Winston Churchill.

Bëni tifozllëk për Manchester United
Old Trafford-i, i njohur me përzemërsi si “teatri i ëndrrave” është stadiumi më i madh i një klubi në Angli, për të mos përmendur që është i mbajtur më së miri. Regjisttohuni për një tur 80 minutësh ose planifikojeni përpara për të blerë bileta për sezonin e ri.

Ngjitni 199 shkallët në Whitby Abbey
Vetëm një orë në veri të York-ut ( një qytet që ia vlen të shihet, nëse keni kohë), rrënojat e abacisë Benediktine të shekullit të 13-të ulet në mënyrë dramatike në një rrëpirë që sheh nga Deti i Veriut. Megjithëse i mungon çatia dhe pjesa më e madhe e brendisë është gërryer gjatë viteve, struktura është tejet mbresëlënëse në formën e saj skeletike. Thjesht pyesni Bram Stoker-in, që e ka bazuar romanin e tij të famshëm, “Dracula” në këtë vend pasi e ka vizituar më 1890 –ën. Sot, turistët mund të ngjisin 199 shkallët panoramike nga qyteti buzë detit i Whitby poshtë, dhe mund të bëni një piknik në majë të shkëmbit.

Ndjeni tërheqjen e mbinatyrshme të Dartmoor-it
Dartmoor-i mistik, në jugperëndim të Anglisë, ka frymëzuar folklorin ekstravagant përfshirë fantazma, djaj, burime të shenjta dhe zanëza, por për të përjetuar magjinë e tij, ajo çka duhet të bëni është të përhumbeni në natyrë. Veçanërisht, Lydford Gorge, një zonë pyjore antike, mbuluar në avuj dhe e veshur me myshk të rrëshqitshëm dhe likene, ku një ujëvarë prej 30 metrash përplaset me pemët e gështenjtave dhe elmit. Në mes të një qetësie të tillë, do të ndiheni sikur keni udhëtuar pas në kohë.

Pini çaj te The Bridge
Për një pasdite çaji unike në stil anglez, drejtohuni në Bradford On Avon. The Bridge, që ka fituar çmime ekselence nga Shoqata britanike e Çajit, zë një shtëpizë farkëtari, që ju çon direkt e në Anglinë e shekullit të 16 –të; shkallë druri kërcitëse, trarë të mëdhenj tavani, mbulesa të bardha tavolinash dhe figura antike porcelani të radhitura në rafte. Kamerieret me skufje dhe përparëse me fruda në stil viktorian sillen rreth tavolinave. Por edhe nëse historia nuk është pasioni juaj, është e vështirë të mos goditesh nga kekët e shijshëm bërë në shtëpi, sandviçët dhe kulaçet, të gjitha të servirura në servise kekësh, me reçel luleshtrydhesh Somerset dhe krem organik të bërë nga lopët e Jersey-t.

Mrekullohuni në Kopshtin e Kështjellës Sissinghurst
Prona prej afro 200 hektarësh daton prej Mesjetës- si Mbreti Eduard i dhe Mbretëresha Elizabetë i kanë qëndruar aty dhe është përdorur si kullë burgu për detarët francezë në 1700-ën. Por tërheqja e vërtetë janë kopshtet e saj, që u hapën për publikun në 1930, nën pronësinë e poetes Vita Sackville-West, bashkëkohëse e Virginia Woolf.
 
Katedralja Durham
Një relikte e përsosur nga Anglia Mesjetare, kjo katedrale e mrekullueshme, me dizajn të pasur, u ndërtua gjatë kohës së Uilliam Pushtuesit, në shekullin e 11-të, Pas Krishtit dhe strehon trupin e Shën Cuthbert-it si edhe tri kopje të Magna Carta. Megjithëse udhëtarët më modernë e njohin prej filmave të Harry Potter  (është Hogwarts), pamja buzë lumi, kulla e lartë ( që mund të ngjitet) dhe shërbimet e përditshme të korit e bëjnë një ndalesë që nuk duhet humbur.

Vizitoni Peter Rabbit në Distriktin Lake
Zyrtarisht parku më i madh kombëtar i Anglisë, qëndron në kufi me Skocinë, me 19 liqene si edhe majën më të lartë të Anglisë (Scafell Pike, nga ku mund të shihni Anglinë, Skocinë, Uellsin, Irlandën dhe Ishullin e Njeriut). Ky distrikt ka joshje kulturore gjithashtu: është shtëpi e Peter Rabbit, një kompani progresive teatri, një pyll me skulptura dhe dy restorante me yje Michelin, L’Enclume dhe The Samling.