Bruksel, Belgjikë
Ky treg Krishtlindjesh ekziston prej vitit 2002, por e veçanta është stili elegant i Festivalit të Kënaqësive të Dimrit  Plaisirs d'Hiver/Winter Pret. Duke mbajtur shpirtin belg të Europës së Bashkuar, 200 e ca stendat e drurit mirëpresin artizanë nga e gjithë bota duke krijuar një kaleidoskop të të mirave të  Krishtlindjes, punime dore dhe suvenirë.
Datat: Fund Nëntori- Fillim Janari.

Kopenhagë, Danimarkë
Kopenhaga e kremton Jul-in me një treg punimesh dhe një pemë Krishtlindjesh të ndricuarm në parkun e argëtimit historik, Kopshtet Tivoli.
Datat: Mes nëntori- fund dhjetori, mbyllet në fillim janari.

Londër, Angli
Sezoni i psonisjeve për Krishtlindje në Londër hapet në Nëntor, kur rruga Regent në mënyrë ceremoniale ndez dritat e Krishtlindjes në paradën e këmbësorëve. Londra e shpërndan tipikisht shpirtin e festës në sheshin Tafalgar në pistën e akullit në Somerset House.
Datat: Mes nëntori- fillim janari.

Dresden, Gjermani
Asgjë më shumë nuk flet për Krishtlindje sesa një tortë frutash që peshon katër tonë. TË paktën ky është opinioni i ethshëm i qytetarëve të Dresdenit, që bëjnë paradë me super ëmbëlsirën nëpër qytet, në fillim të dhjetorit.
Datat: Fund nëntori- 24 dhjetor.

Mynih, Gjermani
Stendat me punime artizanale rrethojnë një pemë gjigante Krishtlindjeje në Marienplatz, mbushur me qytetarë që përtypin salsiçe dhe torta patatesh, gjerbin glühwein, (verë të  ngrohtë) dhe hanë bukë me xhenxhefil,
Datat: Fund nëntori- 24 dhjetor.

Nuremberg, Gjermani
Në të premten përpara Krishtlindjes, Engjëlli i Artë i Krishtlidnjes shfaqet në galerinë e lartë të  Frauenkirche-s mesjetare për të recituar prologun hyrës  për një nga tregjet më të mëdhenj  dhe më të famshëm të Krishtlindjes.
Datat: Fund nëntori- 24 dhjetor.

Pragë, Çeki
Dy më të mirat  Vanocni trh (tregjet e Krishtlindjes)  janë në sheshin  Wenceslas dhe në skenën mesjetare  të  Sheshit të Qytetit të Vjetër formuar rreth  bredhave gjigantë, vendeve për ngrënie dhe kopshtit zoologjik të kafshëve të vogla.
Datat: Fillim dhjetori- Fillim janari.

Romë, Itali

Romanët ngrenë presepi (skena të lindjes së Krishtit)  të përpunuara  përqark qytetit, nga ato me përmasa reale në Shkallët Spanjolle dhe përpara Kishës së Shën Pjetrit në shumë e shumë kapela kishash, të gjitha të mbushura me figura terrakote. Tregu është i vendosur në Piazza Navona dhe shatërvanët Bernini janë të populluar me stenda me kukulla, figura të bëra me dorë presepi-sh, lojëra fati, ciambelle ( petulla të ëmbla) dhe 101 variacione të ëmbëlsirave me kikirikë.
Datat: Fillim Dhjetori- Fillim Janari.

Salzburg, Austri
Christkindlmarkt i Salzburgut është një nga tregjet më të vjetër të Europës; ka dokumente prej shekullit të  15 –ët që përshkruajnë punimet elegante të shitura nga gratë e moshuara përballë katedrales gjatë sezonit të Festës.
Datat: Fund nëntorit – 26 dhjetor.

Strasburg, Francë

Kufiri Francë-Gjermani ka kaluar shekuj duke kapërcyer nga njëra anë në tjetrën në rajonin e Alsasës. Është aktualisht pjesë franceze por traditat e tij teutonike e kanë bekuar kryeqytetin e Alsasës, Strasburgun,  me tregun më të vjetër dhe më të mirë të Krishtlindjes në Francë, prej 445 vitesh. 
Datat: Fund nëntori- fund dhjetori.

Shtutgart, Gjermani
Tregu masiv, që daton prej shekullit të 17-të , është i vendsur nëmes shtëpive me çati të qyetit ku janë të varura degë bredhash dhe engjëj, dhe shpërndahet në disa sheshe historikë mes katedrales gotike dhe kështjellës veshur me dredhka.
Datat: Fund nëntori- 23 dhjetor.

Vjenë, Austri
I admiruari   Christkindlmarkt i Vjenës në  Rathausplatz hapet me stendat në mes nëntori dhe afro  3 milionë vizitorë mbijnë aty çdo vit, për qirinjtë me dyllë blete, lodrat prej druri apo zbukurimet prej qelqi.
Datat: Mes nëntori: 24 dhjetor.