Raporti botëror i Lumturisë lëshohet çdo vit qysh prej vitit 2012. Qysh se ka nisur ky vëzhgim, Nordikët janë renditur lart dhe këtë vit kanë zënë tre vendet e parë, si edhe një të pestë dhe një të dhjetë në 155 shtete.
 
 
Ja shtetet më të lumtur të 2017-ës:

1. Norvegji

2. Danimarkë

3. Islandë

4. Zvicër

5. Finlandë

6. Holandë

7. Kanada

8. Zelandë e Re

9. Australi

10. Suedi

 
Statistikisht këto gra që notojnë në ujërat e akullta në Norvegji janë mes njerëzve më të lumtur në tokë. Me një shfaqje të fortë në vendet me klimë tradicionalisht të ftohtë, kjo është ndoshta prova se nuk keni nevojë për shumë vitaminë D për të mbajtur buzëqeshjen në fytyrë.Izraeli është vendi i parë në Lindjes e Mesme që renditet i 11-ti, ndërsa Singapori është shteti më i lumtur aziatik, i renditur i 26 –ti. Kosta Rika mban flamurin për Amerikën Qendrore në vendin e 12 –të, ndërsa njerëzit në Kili janë të renditur vendi më i lumtur në Amerikën e Jugut, në vend të 20 –të.
Danimarka është i dyti vend i lumtur në Tokë. Edhe çiklizmi mund të sjellë lumturi në Danimarkë. Megjithëse ka pak ndryshim nga viti i kaluar, ka disa fitore në vende të tjera. Nikaragua ka pësuar një kërcim të madh në lumturi, ndjekur nga Letonia dhe Sierra Leone.
 
Indeksi global i shteteve më të lumtur të botës i merr gjetjet duke i kërkuar pjesëmarrësve për të renditur sesa e mirë është jeta e tyre aktualisht, me një shkallë nga një në dhjetë.
Si mënyrë për të kuptuar se përse njerëzit e konsiderojnë veten të lumtur apo të palumtur, ata gjithashtu matin mbështetjen sociale, GDP për kokë, pritshmërinë e jetës, lirinë sociale, bujarinë dhe korrupsionin brenda shtetit.
 
Finlanda është në pesëshen e shteteve më të lumtur në planet.
“Lumturia gjithnjë e më shumë po konsiderohet matja e duhur për progresin social dhe synimi i politikave publike”, kanë thënë autorët e raportit. Kreu i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara kohët e fundit kanë kërkuar për më shumë vëmendje për t’u paguar në nivelet e lumturisë, duke thënë se duhet të jetë “pjesë e përpjekjeve tona për të arritur zhvillimin njerëzor dhe të qëndrueshëm”.