Nga Glynn Burridge/ National Geographic
 
Erdha në Seychelles 40 vjet të shkuar për pushime dhe kur u riktheva dy vjet më pas, ndodhi njëherë e mirë. Kjo joshje flet shumë rreth magjepsëse së këtyre ishujve, që janë të përhapura në Oqeanin e madh Indian. Më tërhoqi Seychelles për shkak të jetesës surreale e të shtruar ishullore, si dhe bukurisë natyrore, skenë  shoqërore  orientuar nga familja dhe mbi të gjitha, mikpritjes së ngrohtë që kam marrë.
Është e mahnitshme sesi pas gjithë kësaj kohe këta përbërës mund të gjenden ende, dhe të formojnë bazën e pushimeve më të jashtëzakonshme në planetin Tokë.
 
Seychellois-ët janë një bashkim njerëzish që dikur kanë ardhur këtu prej Europës, Indisë dhe Azisë. Pas shumë dekadash të martesave ndër ta, brezat e rinj priren të shfaqin një përzierje tiparesh si edhe një theks të dallueshëm kreol.
Seychelles është një destinacion fantastik për çdo sezon, bekuar me klimë të ngrohtë tropikale gjatë gjithë vitit dhe i pozicionuar jashtë rripit të cikloneve. Një cilësi që i dha nofkën “toka e verës së përjetshme”.
 
Nëse ju pëlqen moti më i freskët, periudha nga fundi i majit në shtator gjatë erërave juglindore e bën sezon ideal për lundrim rreth arkipelagut. Këta muaj të erërave të freskëta janë gjithashtu koha më e mirë për të bërë ngjitje nëpër shtigje malore që do ju prezantojnë me bukurinë natyrore dhe shumëllojshmërinë e florës dhe faunës vendase. Nga ana tjetër, nëse jeni të interesuar për not apo zhytje, temperaturat e ujërave priren të jenë më të ftohta dhe tejpashmëria më e dobët.
Nga prilli në fillim maji dhe nga tetori në nëntor janë kohët më të mira për sporte ujore. Detet e qetë dhe të njëtrajtshëm janë bërë për pamje të bukura dhe temperatura të ngrohta dhe mikpritëse.

Ka disa mënyra për të tretur bukurinë e ishujve të Seychelles, që kanë mbetur gati të paprekur gjatë epokave. Lundrimi me varkë ju jep fushëpamjen e ishujve dhe brigjet spektakolare, guva të fshehura dhe plazhe sekrete. Ngjitjet me udhërrëfyes përmes maleve janë shumë pranë. Përshembull, në shtegun drejt Copolia-s, do të kënaqeni me pamjen prej syrit të zogut të ishujve. Ishujt Seychelles janë të renditura vazhdimisht mes plazheve më të bukur në planet dhe secili ka rripin e rërës dhe dallgën e vet origjinale. Në ishullin kryesor të Mahé –së, zemra e rripit turistik të ishujve,  Gjiri Beau Vallon është një nga më popullorët.
 
Njëlloj trallisëse, por që ofrojnë një shkallë më të madhe qetësie janë plazhet Intendance dhe Takamaka në jug, vetmitari Grand Anse në perëndim dhe i mrekullueshmi Anse Royale në lindje. Në Praslin, plazhi më i bukur është Anse Lazio. Në ishullin e La Digue—një nga më të fotografuarit në botë, Anse Source Dárgent është mbase më madhështori. Për një përvojë vërtet sublime të diellit, detit dhe rërës, zgjedhja ime personale është ishulli i Zogut, që shtrihet afro 68 milje në veri të Mahé-së. Parajsa ishullore nuk është thjesht të shtrihesh në plazh, sidoqoftë. Vizitorët mund të merren me një sërë aktivitetesh si zhytje, peshkim, ngjitje, gold, spa, shëtitje me kuaj, etj. Kompanitë vendase të menaxhimit të destinacionit organizojnë ekskursione me guidë në përvojat më të mira kulturore dhe detare të vendit.

Qëndrimi në Seychelles nuk mund të quhet i plotë pa kuzhinën e shijshme kreole seychellois-se, një përzierje e kuzhinës së vjetër franceze me shijë pikante indiane dhe kineze. Ndërsa ky bashkim shijohet më së miri në shtëpitë vendase, si edhe shumë restorante mund të të prezantojnë me shijet e mrekullueshme dhe përmbajtjet. Disa nga të preferuarit e mi në
Mahé janë La Scala dhe La Perle Noire.
 
Ata që kanë më pak buxhet, opsione të shkëlqyera janë Auberge Dánse Boileau dhe Anchor Café. Në Praslin, zgjedhjet e mira për të ngrënë janë në Losean, ose La Digue, Fish Trap Restaurant & Bar.
Seychelles është vend ideal për të rikalibruar mendjen, trupin dhe shpirtin. Ngjitja në Morne Blance me pamje nga bregu perëndimor i Mahé-s është vend ideal për përtëritje. Duke qëndruar mbi lartësitë e gjelbra me sy nga oqeani, nuk mund të mos ndihesh si mbret i krijimit. Kur dikush vjen të më vizitojë, fillimisht e çoj në Sans Souci sepse pamjet e ishullit janë mahnitëse. Pastaj zbresim në rrugën me erë drejt Restorantit Del Place në bregun perëndimor. Mund të shihni qytetin kryesor, Victoria, me pamje romantike nga rruga La Misère.

Zona rreth tregut të Victoria-s është vendi më i mirë për të blerë suvenire origjinale vendase. Në të kaluarën njerëz të njohur si Noel Coward dhe Ian Fleming e kanë quajtur ishullin tim shtëpi.
Muzeu më i mirë i qytetit është Muzeu Historik Natyror për shkak të koleksionit të tij të artefakteve që datojnë shumë herët.
Diçka që duhet të dini ndërsa silleni rreth qytetit tim ,është se Victoria mund të ecet më këmbë në gjysmë dite. Mund të eksplorosh qoshet, restorantet apo kishat e bukura. Vendi më i mirë për të kaluar kohë në qiell të hapur janë kopshtet botanike, në dalje të Victoria-s.
 
Mund të dallosh nëse dikush është prej ishullit tim për shkak të shkëlqimit të lëkurës puthur nga dielli dhe mënyrën sesi e flasin anglishten me një theks melodik tipik të popullit kreol.
Nëse keni fëmijë, ose jeni fëmijë në shpirt, nuk do e humbisni xhiron mbi kuaj në shtigjet e bruzta të kuajve në hotel Ephelia.
Libri më i bukur rreth qytetit tim mbase është “Ishujt Fatlumë” nga Bernard Georges për shkak të stilit sharmant dhe anekdotik dhe prezantimit plot ngjyra të jetesës në ishull.

 *Glynn Burridge është rritur në Iran, ku ka punuar si përkthyes përpara rënies së Shahut. Ai u shpërngul në  Seychelles më 1978-ën. Në vitin 2000, u bë shkrues kryesor për Turizmin e  Seychelles dhe është gjithashtu konsulent senior i Bordit të Turizmit të Seychelles.