Guva e Poezisë është një nga pikat më të bukura turistike të Salentos, në Itali sa i përket banjave në ujëra të kristalta dhe në vende të pazakonta. Në të vërtetë guvat janë dy, poezia e vogël dhe ajo e madhja dhe janë të lidhura mes tyre. Në lashtësi nuk ishin aspak vaskat me ujë që mund të admirojmë sot; ishin në fakt vendbanime njerëzish, që më pas u mbushën nga uji.

Origjina e emrit
Emri “Poezi” nuk ka asgjë romantike; etimologjia kërkohet në greqishten mesjetare “posis”, që do të thotë burim i ujërave të ëmbla. Duket se në lashtësi aty kishte një burim uji të ëmbël, mbase shpërthimi i një lumi të nëndheshëm. Aktualisht, sidoqoftë, ujërat që mbushin këtë guvë janë ujëra deti, të kripura. E jo vetëm: sot mund të admirojmë këto dy guva nga lart e mund të shohim dhe admirojmë gërryerjen pa asnjë problem; në lashtësi guvat ishin mbyllur, pasi mendohej se kishin rrëshqitur.

Legjenda
Rrëfehet për një princeshë të bukur e cila pëlqente të bënte banjë në ujërat kurative të guvës; bukuria e saj ishte aq e dukshme sa shpejt lajmi u shpërnda në të gjithë Pulian.  Kështu ndodhi që poetë që vinin nga   jugu i Italisë u mblodhën në atë vend për të shkruar vargje të frymëzuar nga bukuria e saj: kish që shkroi për nimfat, kush për princeshat orientale, kush për mbretëreshat e veriut, dhe fama zgjati aq gjatë sa ende sot vendi njihet si Guva e Poezisë.
Guva sot është e mësyrë nga salentinët dhe turistët që shijojnë bukurinë e një prej dhjetë pishinave natyrale më të bukura në botë. Në guvën e Poezisë, kohëve të fundit, është zbuluar një vend kulti mesapik. Në rrugën që lidh Kullën e Ariut me San Foca, është një zonë arkeologjike. Në të njëjtën rrugë ka fortifikime mesapike të Roca Vecchia që mund të përshkohen. Në zonë, përtej gërmimeve të habitatit mesjetar, mund të vëzhgohen kalime të nëndheshme, kripte dhe rrënoja strukturash të epokave të ndryshme duke nisur nga epoka e Bronzit. 
 
Dëshmi e qytetërimeve antike
Përtej kënaqësisë të padiskutueshme të bësh banjë në këtë vend kaq të veçantë, guvat kanë edhe një vlerë të rëndësishme arkeologjike. Më  1983 –shi, profesor Pagliara ka zbuluar se në brendësi të këtyre guvave, gjatë mureve perimetrale, gjenden gdhendje me origjinë prehistorike. Për fat të keq shumë prej këtyre janë fshirë prej ujit, megjithatë është ende e mundur të çmohen dhe vëzhgohen një pjesë e mirë. Bëhet fjalë për figura njerëzish dhe kafshësh të stilizuar, të ngjashme me ato të Portit Badisco në brendësi të Guvës së drerëve.

Si të mbërrish atje
Nëse jeni me pushime në Salento e doni të vizitoni Guvën e Poezisë, duhet të drejtoheni nga bregu i Adriatikut. Nëse gjendeni në veri të Leçes, drejtohuni nga Kulla e Ariut. nëse ngjiteni nga jugu, mbani për nga San Foca. Vendndoshja e sakët është në jug të  Roca Vecchia.