Përbërësit
4 porcione, 422 kalori
1/4 filxhan salcë soje 
1 lugë gjellë mirin (verë e ëmbël japoneze)
1 lugë gjelle mjaltë
2lugë gjellë vaji susam
1lugë gjelle uthull vere orizi
4 fileto toni
1/2 filxhan me fara susami
Pastë wasabi
1 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja
Parapërgatitja 10 m/Gatimi10 m/Gati në 20 m

Në një tas të vogël, përzieni bashkë salcën e sojës, mirinin, mjaltin dhe vajin e susamit.  I ndani në dy pjesë të barabarta. Hidhni uthullën në një pjesë dhe e lini mënjanë si salcë të lëngshme.
Shpërndani farat e susamit në një pjatë. Mbuloni filetot e tonit me përzierjen e mbetur të salcës së sojës, pastaj i rrotulloni mbi farat e susamit. Nxehni vajin e ullirit në një tigan. Vendosi filetot në tigan dhe skuqi për 30 sekonda në çdo anë. Servireni me salcën e lëngshme dhe pastën wasabi.