Fraza më e përdorur e çdo udhëtari që do të jetë i lidhur me internetin (“Më falni, si është passwordi i Wifi?”), mund të nisë të dalë nga moda. Për ata që duan të lidhen me çdo Wifi në aeroport, tashmë ka një hartë për këtë. Anil Polat, një blogger udhëtimesh dhe inxhinier i sigurisë kompjuterike, ka krijuar një hartë të dobishme për të ndarë informacionin e aeroporteve nëpër botë për të ndihmuar udhëtarët që ta kthejnë kohën e pritjes në produktive.
 
 
Të përfshira për çdo aeroport janë emri i Wifi, password-i dhe ku duhet të ulen udhëtarë për të kapur sinjalin më të mirë. Dhe nuk është informacion sesi t’i kapës ato 15 minuta interneti falas duke parë një reklamë. Lista përmban informacion edhe për Wifi-të e përdorura më pak në vende si restorante, bare dhe lounge nëpër aeroport.
Harta, e raportuar në Mashable, aktualisht përfshin informacion interneti për 127 aeroporte të ndryshëm, por lista po rritet vazhdimisht. Çdo kohë kur dikush has një aeroport që nuk është në listë , ata mund t’i dërgojnë informacion lidhjeje Polat-it, i cili e verifikon përpara se ta vendosë në hartë.

Polato vazhdimisht përditëson listën në website-in e tij dhe Google Maps. Por për shkak se është goxha e vështirë të gjendet informacion online pa akses në Wifi, harta është gjithashtu e disponueshme si një aplikacion offline për 1.99 dollarë (për iOS dhe Android).