Me afro 600 milje bregdet, nuk është habi që Portugalia ka një bollëk plazhesh të bukur. Perëndime të pabesueshme, shkëmbinj shumëngjyrësh, rërë të bardhë, ujëra të kristalta – me pak eksplorim do t’i gjeni diku nëpër breg. Ja pesë nga më të mirët!

Praia da Marinha
Plazh i mrekullueshëm në Algavre, Portugali. i lavdëruar gjerësisht si një nga plazhet më të mirë të Europës, Praia da Marinha shfaqet rregullisht në fushatat reklamuese televizive. I njohur për shkëmbinjtë gëlqerorë në formë kullash dhe cilësinë e ujërave, plazhi shtrohet afro 20 milje në perëndim të qytetit popullor resort të Albufeira-s, në rajonin Algavre të vendit.

Praia do Castelo
Edhe më afër Albufeiras shtrihet Praia do Castelo, një ngushticë e vogël rëre me histori. Në shekullin e 16 –të, një fortesë shihte nga kjo anë e bregut, duke bërë rojë ndaj piratëve që vinin nga veriu i Afrikës. Emri, që do të thotë kështjellë, ka mbetur deri në ditët e sotme dhe rrënojat mund të shihen nëse kalon në shtegun pranë plazhit.

Praia da Falesia

Me një largësi të ngjashme nga Albufeira shtrohet edhe i mrekullueshmi Praia da Falesia. Shkëmbinjtë në këtë rrip rëre janë me larmi ngjyrash, nga e kuqja e thellë tek e bardha, duke bërë kontrast me jeshilë e pemëve të pishave që rriten mbi ta.

Praia da Adraga
Nëse jeni të dhënë pas perëndimoreve të bukur, drejtohuni nga Praia da Adraga. Vizitohet lehtë në udhëtim një ditor nga Lisbona ( afro 25 milje nga kryeqyteti në Parkun Natyror Sintra-Cascais), përzierja e rërës së artë, qiellin portokalli dhe shkëmbinjve të dhëmbëzuar, janë bërë për një pamje të paharrueshme

Praia do Guincho

Pak më tutje në breg, Praia do Guincho mund të duket tejet familjar nëse je fans i filmave me James Bond. Skena hyrëse e filmit Në shërbimin Sekret të Madhërisë së saj, më 1969 –ën, shfaqte spiunin britanik, këtë plazh të bukur dhe padyshim gruan po aq të bukur, në thonjëza, sa edhe plazhi