E kujtoni George Clooney-in dhe në filmin “Lart në ajër” , i cili kishte gjithçka gati përpara se të kalonte kontrollin? Epo, udhëtarët e rregullt janë ashtu –ata  e dinë ku do të shkojnë, paketojnë të nevojshmet dhe nuk i çojnë dëm minutat e çmuara në check in. Ja ç’duhet të dish për të fluturuar si një profesionist në epokën e radhëve të gjata të kontrollit në aeroport!

Ata pajtojnë një mirëseardhës aeroporti
Shumica e udhëtarëve të kujdesshëm i dinë punët e tyre dhe duan të mbërrijnë në destinacion, sidomos në fluturime ndërlidhëse. Ndër ndihmat që  ju lehtësojnë në aeroporte, janë shërbimet “meet and greet” ( tako dhe përshëndet) si Solve, që mund t’ju mbajnë valixhet, t’ju shoqërojnë në checkin-in e linjës suaj ajrore, të sigurohen që mbërrini në bord në kohën e duhur dhe t’ju lëvizin përmes kontrollit të aeroportit.  Kur uleni në tokë do  ndiheni si i famshëm.

Paketojnë si profesionistë
Njerëzit që udhëtojnë shpesh dinë si të paketojnë. Nëse është për biznes apo për kënaqësi, nëse dikush duhet ta ngarkojë bagazhin apo jo, ata e dinë se ç’u nevojitet për çdo ditë dhe planifikojnë të kenë hapësirë për të sjellë gjëra në shtëpi, nëse dalin të psonisin. Gjithashtu paketojnë edhe për skenarët më të këqij, si të humbin avionin apo nëse fluturimi anulohet. Kjo do të thotë të kenë më të domosdoshmet si furça e dhëmbëve, ndihma e shpeshtë dhe një palë rroba të pastra me vete gjatë gjithë kohës.

Ata i njohin aeroportet e tyre

Udhëtarët me përvojë priren t’i njohin kornizat e aeroporteve dhe sesa kohë do u duhet të kalojnë nga pika A te pika B. Edhe kur je me shoqërues, e di se të duhet të jesh i duruar. Ata gjithashtu dinë të pyesin rreth një aeroporti nëse nuk kanë qenë apo të shkarkojnë një hartë të terminalit përmes një aplikacioni si Kayak apo SeatGuru.

Ata e dinë ç’u pëlqen
Një tjetër gjë që i veçon udhëtarët e botës? Janë familjarë me linjat e ndryshme ajrore. Ata e dinë se ç’duan kur janë brenda një avioni. Nëse duan ndenjëse nga dritarja apo preferojnë të shtriqen në korridor –idealja  në klasin e biznesit –ata  mendojnë rreth prioriteteve të tyre dhe bëjnë përshtatje të mira përpara se të bëjnë check in. Për përshpejtimin e procesit, ata mund edhe të përdorin mjete check in  si AirlineCheckins.com, krijuar nga Lufthansa Innovation Hub, që regjistron preferencat e uljes së përdoruesve, informacion të shpeshtë për fluturues dhe dokumente identifikimi, mes të tjerash, në mënyrë që ata të bëjnë check in me linjën e tyre ajrore online, sapo të hapet dritarja virtuale.

Ata regjistrohen për Hyrje Globale dhe Parakontroll TSA
Ata që kanë dëgjuar për programet e udhëtarëve për mbrojtje të klienteve dhe kufijve
TSA PreCheck ($85 për pesë vjet), e dinë se  siguron akses për linja më të shpejta dhe ruan bagazhet si edhe Global Entry ($100 për pesë vjet), që ofron shërbime të ngjashme dhe hyrje të shpejta drejt ShBA dhe jashtë saj.

Bëjnë inventare të trefishta të gjërave
Ajo që i veçon udhëtarët profesionistë është aftësia e tyre për të planifikuar edhe më të keqen. Ata shkrepin foto të pasaportës së tyre për ta pasur në telefon dhe bëjnë plane alternative në rast se diçka u del jashtë parashikimit. Ata gjithashtu bëjnë inventar të trefishtë të valixhes përpara se të dalin nga shtëpia. Sigurohen që janë shënuar ndenjëset, u hedhin sy itinerarit dhe i lexojnë për vërtetim edhe njëherë biletat. Madje edhe e peshojnë valixhen përpara se të shkojnë në aeroport për të mos u shqetësuar nëse çanta është shumë e rëndë.

Marrin në konsideratë sezonin

Lëshoji frazën “sezon mbështetës” një udhëtari normal dhe mund të përballesh me një vështrim të habitur. Por profesionistët e dinë saktësisht se ç’do të thotë kjo. Nuk ke pse u shpjegon pse Karaibet janë të rekomanduara në gusht apo shtator dhe përse është më lirë. Udhëtarët stinorë e kuptojnë se disa vende është më mirë të vizitohen në kohë të caktuara, se të tjerat.