Gjermani? Po shkon me pushime në Gjermani? Po, përse? Më kanë pyetur kështu aq  shpesh  sa për të ndjerë që do të më duhej ndonjë justifikim. Si “agjenti e ka dëgjuar keq kur rezervova, unë i kërkova Chamonix-in”. Çuditërisht kjo pyetje nuk ngrihet kurrë nëse udhëton në Itali a Francë apo edhe Nepal a Paraguai. Jo, ka diçka rreth pushimeve në Gjermani që kërkon një shpjegim. Ose duhet të jenë  britanikët  ata që kërkojnë një shpjegim. Vendi është, në fund të fundit,  një fqinj i afërt dhe shteti më i madh në Evropën Perëndimore. Ndaj pse ky reagim i pavend? Qyteti i Friburgut, ndodhet mes maleve të Pyllit të Zi. Dhe siç ndodhi pata një justifikim për të mbërritur këtu. Tre në fakt: ushqimi i shijshëm, peizazhi i mrekullueshëm dhe argëtimi familjar.
    
Ka  ferma vendase që janë kthyer në restorante të vegjël që shfaqen gjatë verës, që servirin verën dhe ushqimin e bërë vetë. Griestal Strausse është në vreshta, në disa rrugë me erë jashtë fshatit të Opfingen-it. Radhë familjeje shfaqen dhe njerëzit ulen në bar duke pritur për t’u liruar ndonjë tavolinë truri nën pemët e arrave dhe qershive.
Kuzhina gjermane shkon përtej birrës dhe salsiçeve. Kjo meny ka specialitetet vendase
Spätzle (petka me vezë të bëra në shtëpi) Brägele (patate sote) dhe Flammkuchen (qepë dhe speck me crème fraiche mbi një bazë të hollë pizza), si dhe Bibiliskäse, një gjizë e hollë me erëza të freskëta, mbi një bukë të pjekur në furrë druri. Përmasat e racioneve janë epike dhe vera në tryezë vjen direkt nga vreshtat pas nesh.
Duke parë përtej vreshtave mbi fushat e arta të misrit vijëzuar me pemë frutore, drejt e në malet e Pyllit të Zi, pyes veten se pse vetëm pak turistë vijnë këtej. Atyre që pyesin “Përse Gjermaninë”, vetëm ky çast mund t’i përgjigjej “warum nicht?” Udhëtarët dashurojnë të mburren rreth zbulimeve vetjake-xhevahireve të një vendi të huaj sekrete: “Ne shkojmë te ky fshat i mrekullueshëm në Kroaci, krejt i panjohur!” dhe megjithatë këtu gjendet një xhevahir i fshehur.
       
Një parmak dritareje në Friburg
Më tej në udhëtim hasim diçka që do të trazonte turistin që nuk dyshon: nuditetin. Ose thënë më mirë lakuriqësinë, edhe pse ky dallim nuk gjendet në gjuhën gjermane. Lakuriqësia nuk konsiderohet as e sikletshme, as erotike: thjesht natyrale. Frei Körper Kultur (kultura e trupit të lirë) ka qenë aty për breza dhe pjesa më e madhe e liqeneve dhe zonave të notit në ajër të hapur kanë një zonë të dedikuar. Pastaj janë saunat. Ndërsa vizitojmë banjat minerale të Eugen Keidel na kërkohet t’i heqim veshjet e banjës.
 
Një seri saunash gjenden rreth një pishine me ujë të freskët burimi, me bar të butë në mes. Me drojë hyjmë tek i pari dhe ulemi mes një grupi lakuriq gjermanësh të moshuar , që bisedojnë rreth poezisë dhe kujtesës afatgjatë.
Papritur ata ndalen: vjen një grua krejt e veshur. Është rutina Eiswürfel (kubeve të akullit) Ajo vijon duke hedhur ujë në elementin nxehur dhe shtrin një peshqir për disa minuta. Muri i nxehtësisë na shpërthen, duke na bërë të  shkarkojmë  djersë.
Eiswürfel është një përvojë e paharrueshme. Por jo aq për fëmijët , por fatmirësisht kemi një destinacion të veçantë në mendje: Europapark!
 
 
      
Europapark, parku gjigant i argëtimit gjerman
Është përgjigjja e Gjermanisë ndaj Disneyland-it; një park argëtimi që drejtohet nga e njëjta familje për breza, ku zona të veçanta në park janë përfaqësime të vendeve europiane. Anglia ka një autobus të kuq dhe dyqane ëmbëlsirash. Spanja ka ujëvara, flamenko dhe dyluftim mbi kuaj. Ka kristale bore në Rusi, por edhe mund të shihet një raketë origjianle sovjetike. Në Greqi shtëpi të bardha dhe taverna. Si ka mundësi që nacionalitete të ndryshme jetojnë kaq në harmoni në Europapark? Do  ishte qesharake. Por funksionon. Ka një pafajësi në garat e modës së shkuar dhe stereotipet nacioonaliste, por janë të martuara me marketingun e sofistikuar, karuselët artistikë , shfaqjet live dhe hotelet all-inclusive. Dhe biznesi lulëzn. Parku është gjithnjë në kapavitet dhe hotelet janë të rezervuqr plotsiht në pikun e sezonit. Një flotë prej 3400 anëtarësh stafi, përfshi kopshtarë, balerinë, dizajnerë, teknikë ujëvarash, makinistë trenash dhe princesha me simbole të plota mbretërore e mbajnë parkun të ndezur në çdo drejtim, duke arritur 5 milionë vizitorë në vit.

*Nga Bee Rowlatt /TelegraphUK