Mund të gjesh ngjyra kudo që shkon , po ka ca vende që lënë kujtime më të gjalla se të tjerët. Nëse po kërkoni të zhytni veten në gjallërinë e kaleidoskopit të botës, kemi disa sugjerime për ju.
Nga një liqen i papritur në ngjyrë rozë, në Republikën Dominikane në Shpellat e Kristalit në blu akulli të Islandës, te festivali Holi i Indisë, ka vende nëpër botë që vetëm presin t’i eksploroni!

Fushat e Livandës, Francë
Nëse lulet erëmira nuk të  joshin, deti i vjollcës patjetër që do e bëjë. Imagjinoje veten të zhytur krejt në renë e këndshme lejla...

Liqeni Hillier, Australi
Ngjyra rozë e këtij liqeni vjen nga përqendrim i lartë i kripës dhe organizmave që jetojnë brenda tij,  të quajtura halobakterie.

Shpellat e Mermerit, Kili
Këto shpella ndryshojnë ngjyrë në varësi të ngjyrës së ujit. Lakoret e buta të mureve shkëmbore e bëjnë të lehtë depërtimin e dritës së diellit, duke pasqyruar blunë poshtë.

Fushat e tulipanëve, Holandë
Çdo pranverë, radhë pas radhësh, tulipanët lulëzojnë nëpër të gjithë Holandën. Bëni një udhëtim në këtë vend nga marsi apo prilli dhe do gostiteni me një skenë të rrallë.

Shpellat e Kristalit, Islandë
Këto shpella të endura përmes akullnajës Vatnajökull janë një destinacion i madh i turistëve që kërkojnë një kujtim pushimesh të paharrueshëm. Këta tunele akulli ndryshojnë vazhdimisht, ndaj duhet t’i vizitoni me një guidë të specializuar.

Rruga Luis de Camōes, Águeda, Portugali
Kjo rrugë e ngushtë në veriperëndim të Portugalisë është bërë subjekt i shumë postimeve në Instagram, falë çadrave shumëngjyrëshe që sigurojnë hije për kalimtarët.

Great Barrier Reef, Australi
Nëse mendoni se gjërat bëhen me ngjyra mbi tokë, prisni të shihni botën nënujore që është
Great Barrier Reef. Ka diçka rreth atyre peshqve plot ngjyra që jetojnë mes shkëmbinjve a të bën të ndihesh sikur ke mbërritur në një univers tjetër.

Liqeni Natron, Tanzani
Ky liqen me sodë dhe kripë në veri të Tanzanisë mund të jetë vdekjeprurës për disa kafshë. Sipas Live Science, balanca e pehazhit të ujit alkalin është e mjaftueshme për të djegur gjithçka që tenton të notojë në të. Është po ky nivel i lëndës toksike që i jep pamjen e kuqe të plasaritur.

Burimi Grand Prismatic, Parku Kombëtar i Yellowstone
Ky burim me ujë të nxehtë në Parkun e Yellowstone është më i thelli në park. E ka marrë emrin nga ujërat në të gjelbër të thellë me të cilat është mbushur, duke i dhënë pamjen e një tuneli pambarim drejt brendësisë së Tokës.

Festivali Holi, Indi
Njerëzit nëpër botë mblidhen bashkë për të kremtuar festën Hindu të Holit ose “Festivalin e ngjyrave” , që shënjon nisjen e pranverës. Një nga aktivitetet më argëtuese është hedhja e pudrave me ngjyrave mbi njerëzit, gjë që krijon një rreth njerëzor ngjyrash.

Rruga Targui, Chefchouen, Marok
Megjithëse lagjet e Marokut janë vetë plot ngjyra, asgjë nuk e konkurron qytetin të veshur në blu të Chefchouen-it. Çdo rrugë dhe ndërtesë këtu është e lyer me nuanca të ndryshme të blusë. Qyteti ka qenë i mbyllur për të huajt për 500 vite, por tashmë mirëpret udhëtarët në kërkim të parajsës blu me krahë hapur.

Dallga, Coyote Buttes, Arizona
Ky formacion me gur ranor është i lyer në nuanca të së kuqes tullë dhe së verdhës së artë, duke i ndryshuar ngjyrat aq shpejt sa edhe ndryshimet klimaterike. Në varësi të kohës që e vizitoni- agim, perëndim, ngrysje- do të merrni një paletë krejt të ndryshme ngjyrash.

Dritat e Veriut, Norvegji
I vendosur në Rrethin Arktik, zona e Tromsø-s është shtëpi e shfaqjeve më të bukura ët Dritave të Veriut në botë. Nëse je me fat, mund të kapësh natën kur dritat rozë shfaqen në qiell.

Rio Tinto, Spanjë
Ky lumë i kuq në Spanjë e merr ngjyrën nga mijëra vite gërmimi në zonë. Minatorët kërkojnë për bakër, ar dhe argjend, por hekuri i çliruar nga shkëmbinjtë e lumit është arsyer e kësaj të kuqeje.

Cinque Terre, Itali
Këto ndërtesa pasteli takohen me detin në një skenë përrallore në anë të shkëmbit. Pamjet mët ë mira janë kur bregdeti ndriçohet natën duke u dhënë dritë ngjyrave të buta nën blunë e thellë të qiellit.

Tokio, Japoni

Vizitoje Tokion natën dhe tabelat e saj neon do të të bëjnë të shohësh nga çdo drejtim, mbi dhjetëra herë. Nëse mendoje se Times Square ishte një vend për t’u kundruar gjatë natës, prit të përhumbesh thellë në një prej lagjeve të Tokios, vetëm me tabelat e dyqaneve dhe restoranteve që të rrethojnë.

Moskë, Rusi
Stili barok Naryshkin i arkitekturës që do të gjesh në Moskë është unik. Shtoji këtu frëngjitë dhe detajet të rrumbullakosur të dizajnit edhe gamën e ngjyrave dhe do të kesh një skenë si të dalë prej një libri përrallash.

Rrafshinat e Kripës, Gjiri i San Franciskos

Kjo rrjetë e pellgjeve plot ngjyra të kripës shihen më së miri nga qielli. Këto pellgje janë shndërruar në ngjyra të ndryshme për shkak të mikro-algave dhe mikroorganizmave që jeton në secilin syresh.

Bo-Kaap, KejpTaun , Afrikë
Shtëpitë e lyera me ngjyra neon në Kejp Taun janë të njohura në botë. Kjo lagje është një histori instagrami që pret të realizohet.

Lugina e Vdekjes gjatë Lulëzimit, ShBA
Nuk ndodh shpesh, por kur Lugina e Vdekjes merr shi mjaftueshëm gjatë dimrit, pranvera sjell një shpërthim lulesh plot ngjyra që presin vetëm të fotografohen.

Kopenhagë, Danimarkë
Zona plot ngjyra e Nyhavn-it ka qenë ashtu qysh prej shekullit të 17 –të dhe është strehë e një sërë shtëpish të gjalla, restorantesh dhe baresh. Vendndodhja përballë ujit sa i shton magjinë.

Tuneli i glicinave, Japoni
Ky tunel me lulet e glicinave që varen është një ëndërr e bërë realitet. Nëse ke dashur të jetosh brenda bojërave të ujit, drejtohu nga  Kopshtet  Kawachi Fuji.