Të tridhjetat janë një kohë magjike. Jeni rritur  dhe formuar plotësisht, me të gjithë përgjegjësinë që mosha madhore sjell, por gjithashtu keni të ardhura në dispozicion, për t’i shpenzuar. Me ndihmën e ekspertëve të udhëtimeve, kemi zgjedhur udhëtimet më të mira që mund të ndërmarrësh kur je në të tridhjetat. Secili ofron mundësi për të parë botën dhe veten nga një pikë krejt e re përparësie.


Argjentinë
Nga kultura e kafenesë së Buenos Airesit te pyjet e dendur të Patagonias dhe parilla-t e shijshme të Mendozës, udhëtimi në Argjentinë ofron diçka për se cilin, sidomos ata që dashurojnë ushqimin dhe kanë lidhje të fortë me natyrën.

Belize
Belizeja është shumë popullore, qoftë edhe për një palë pushime zgjatin vetëm katër net. Është veçanërisht e vërtetë mes të sapomartuarve, që e ndajnë kohën mes plazhit dhe zhytjeve në det dhe kohës në pyje , dhe kulturës dhe jetës së natës. Plazh në Turtle Inn, pjesë e resorteve të familjes Coppola, është i preferuar falë larmisë së aktiviteteve ujore.

Islandë
Keni mundësinë të shihni dritat e veriut në dimër; në verë, keni ditë pambarim. Vendi aksesohet lehtë, duke e bërë ideal për udhëtarët. Megjithëse askush nuk qëndron në Rejkjavik, hotel Rangá është një pikë atraksioni.

Itali
Për ata që pëlqejnë ushqimin apo ngjitjet,  ekspertët e udhëtimeve rekomandojnë bregun e mahnitshëm të Amalfit dhe Trentino-Alto Adige në skajin verior. Amalfi është më mirë në dimër, në sezonin e ulët, por nëse ngulmon të shkosh në verë, do të shpërblehesh me ngjitje dhe ekskursione në tempujt grekë dhe vilat e shkatërruara nga mali Vezuv. Fundi i pranverës dhe fillimi i vjeshtës është më e mira për Trentino-Alto Adige, duke qenë se kufizohet nga Austria dhe Zvicra dhe ofron një gamë kulturash. Në Alto Adige-n gjermane do të gjeni komunitete të vogla latine të shpërndara aty-këtu.

Japoni
Japonia duket se është pasioni i të gjithëve ditët e sotme, sidomos tek tridhjetë e ca vjeçarët. Është e kushtueshme, por nëse keni të ardhura të mira, ka diçka për këdo; ushqim, dizajn, veshje dhe arkitekturë. Japonia ka një skenë kulinarie në shpërthim përtej sushit dhe teppanyaki-t, që nuk duhet humbur. Shtoji një xhiro në tregun e peshkut, whiskey-t apo sakesë dhe udhëtimi juaj do të jetë i hatashëm. Të fiksuarit pas shëndetit mund të depërtojnë në hanet tradicionale të Kiotos, veçanërisht Beniya Mukayu në Kanazawa-në artistike, ndërsa rishtarët do të vlerësojnë lehtësinë e sistemit të transportit që ka vendi.

Zelanda e Re
Vendi është gjigand për tregun e tridhjetëvjeçarëve dhe atë të aventurave. Ushqimi vendas është thuajse plotësisht i qëndrueshëm, mendoni për salmon të ujërave të freskëta, midhje buzë- jeshile. djathëra dhe fruta me fara dhe vera është shumë e mirë. Uellington është një qytet universitar shumë argëtues dhe një pikë për të parë sheshxhirimet e filmit Lord of the Rings. Vetëm dy orë me tramvaj nga Okland, Uahike është i përsosur për udhëtime ditore drejt enotekave si Vreshtat e Mirosë apo për qëndrime për një natë në një prej hoteleve butikë shumë të këndshëm.

Peru
Peruja është një destinacion që mbërrihet vërtet prej dikujt në të tridhjetat. Ka një joshje për të plotësuar listën e dëshirave ( qyteti i lashtë inkas i Machu Picchu-t) e duke qenë se milenialëve u pëlqente shpërblehen për përpjekjet e tyre, mund të zbresin poshtë në një prej pronave të këndshme Relais & Chateaux . Duke folur për ngjitje nuk ka më mirë sesa në sheshin historik Plaza de Armas, në Cusco, Sacsayhuamán, “Stonehenge i Andeve,” apo mëma e të gjithë shtigjeve inkase, Machu Picchu.

Portugali
Portugalia është një vlerë e madhe. Ka çmimet sa gjysma e atyre që  gjen në Spanjë dhe u shkon për shtat buxhetit të tridhjetë vjeçarëve falë kulturës serioze të verës. Nëse nuk kanë shpenzuar shumë para në Lisbonë mund të drejtohen nga Lugina Duoro në veri, rajoni i parë i caktuar i verës. Pastaj mund të lini ca euro në Gjashtë Shqisat, një shtëpi rezidenciale e shekullit të 19-të shumë luksoze me pamje nga kodrat e veshura me vreshta e që nuk do të ishte ide e keqe.

Afrikë e Jugut
Të ecësh me idenë e të përmbushurit shumë në një kohë të shkurtër, ekspertët sugjerojnë se Afrika është një vend i mrekullueshëm për t’u vizituar. Ke përjetimin e oqeanit, ku mund të zhytesh dhe aftësinë për të shijuar net në Cape Winelands, përgjigja malore e vendit ndaj Luginës Napa në Kaliforni. Për të dhënët pas historisë, Johanesburgu ofron ture të veçanta për të zbuluar historinë e qytetit dhe për t’u afruar me Nelson Mandelën, ndërsa hapja e Four Seasons Westcliff do u shkojë për shtat atyre që u pëlqen luksi për një trajtim spa pas një safari.

Tahiti
Për ata që janë në kërkim të klimave tropikale, ishulli më i madh në Polinezinë franceze është një opsion i mrekullueshëm. sigurisht që vendi ku do të shkoni varet nga buxheti , duke qenë se avionët nuk kushtojnë lirë. Ekspertët e udhëtimit rekomandojnë resortin Brando, një oaz eco-friendlu 45 minuta larg ishullit privat të Tetiaroa-s. i përkiste dikur Marlon Brandos dhe është hapur si një resort.

Uruguai
Pika më e nxehtë e Amerikës së Jugut është shumë e aksesueshme për ata që mbërrijnë nga Buenos Airesit. Nga aty një udhëtim katër orësh me tren dhe autobus ju çon në Montevideo, ku mund të shijoni një shtriqje relaksuese në plazhet me rërë të bardhë; vizitoni Ciudad Vija, lagjen më të vjetër të qytetit, ose shkoni në një nga baret e shumtë apo klubet e natës, ku performancat e tangos janë traditë e gjallë. Montevideo është më e mirë të shijohet në tetor, kur temperaturat lehtësohen dhe shirat pakësohen. Por aspekti më joshës është se me shumë gjasa nuk do të duhet një guidë.