Will Gregor nga Devon, Angli kaloi nga shërbimi ushtarak, drejt jetës në rrugë, për të kaluar në një karrierë të suksesshme modelimi, ndërsa tani ka gjetur shtigje të reja në botën akademike. Pasi Gregor doli nga Marina Mbretërore, vendosi ta përdorë lirinë e sapogjetur në një udhëtim tre mujor në Europë me një autokamp Volkswagen T25.

Gregor pagoi  afro 1800 paundë për ta blerë mjetin dhe 500 të tjerë për ta mobiluar dhe rinovuar me panele druri.
Gregor ka qenë gjithnjë i interesuar në kulturat e botës, sidomos kur ishte në ushtri. Ai është rritur në një familje dygjuhëshe (e ëma është spanjolle, i ati anglez).

Jo vetëm që ka qenë një ushtarak, por Gregor ka punuar edhe si model. Megjithatë kohët e fundit vështrimi i tij është hedhur nga studimet. Po planifikon të ndjekë Universitetin Goldsmiths të Londrës, ku po merr një diplomë në Sociologji dhe Antropologji.

Ai ka thënë për Daily Mail se modelimi nuk është pasioni i tij i zemrës. Ai shpreson ta shkrijë dashurinë për kulturat e botës dhe udhëtimet me diplomën e tij.
 
Ai gjithashtu po planifikon të xhirojë një dokumentar në rrugë me autokampin e tij dhe të ndërmarrë udhëtimin e tij ndërkontinental nga Evropa drejt Azisë.

 
“Dua t’i përdor udhëtimet e ardhshme për të hyrë në kontakt me njerëz të kulturave të ndryshme. Gregor gjithashtu duket si kandidati perfekt për një emision televiziv udhëtimesh, por ndërkohë mund t’i ndiqni aventurat e tij në Instagram.