Më 2014 , inxhinierë dhe këshilltarë menaxhimi bashkuan forcat për të zgjidhur një problem të përbashkët; stresin e të bërit valixhen. “Shpesh frustrohemi nga koha e gjatë që na duhet për të paketuar të nevojshmet sa herë udhëtojmë”  -ka thënë bashkë-krijuesja e aplikacionit  Chubi Nwagbara.
Rezultati është – një aplikacion falas e gjithashtu një website që i ndihmon njerëzit të përkufizojnë saktë se çfarë u nevojitet për udhëtimin e radhës.
TheVane është ndërtuar për të dhënë si sugjerime praktike ashtu edhe frymëzime për udhëtimet duke u lënë mundësinë udhëtarëve të psonisin për artikuj që pëlqejnë apo që u mungojnë.

Si funksionon
“Për udhëtimin e  fundit në Xhamajka për shembull, TheVane mori në konsideratë specifikat e itinerarit tim; datat e udhëtimit ,planet për të bërë ecje malore dhe për t’u çlodhur  në plazh si edhe preferencat e stilit tim personal për të krijuar një listë të plotë paketimi”, e ka përshkruar gazetarja Melania Lieberman, për Travel&Leisure.
Rekomandimet ishin të sakta: jo vetëm që më kujtoi të merrja pasaportën dhe kremin e diellit (si edhe fustane të lehtë e kanotiera), por TheVane e dinte se atyre a që ngjiten maleve do u duhet një kuti e ndihmës së shpejtë, çorape jo pambuku, një busull dhe pajisje të tjera për ngjitje shtigjesh. Jo të gjitha në listë ishin të nevojshme. Për ato ditë ngjitjeje që kisha planifikuar nuk do më nevojitej çadra apo çanta e fjetjes.
Mund ta modifikosh listën e sugjeruar të paketimit derisa të jetë e përsosur për udhëtimin tënd dhe pastaj verifiko artikujt ndërsa paketon.

Nëse kupton se nuk ke blerë një kostum banje prej disa vitesh mund të klikosh te rekomandimet e modës që të jep TheVane. Nuk është vetëm paketimi që e bë TheVane një lloj ndryshuesi loje në këtë hapësirë çuditërisht të paprekur.
“Salca sekrete” thotë Nwagbara është aftësia e software-it për të marrë në konsideratë “gjininë, moshën, motin, qëllimin e udhëtimit, datat e udhëtimit dhe destinacionin- duke dhënë rekomandimet e duhura për paketim për secilin udhëtar”, në vend që të të japë një listë të përgjithshme.
Nga aplikacioni mund të bësh blerje online për artikullin që të mungon në udhëtimi ne radhës dhe mund të ta dërgojnë në destinacion, duke të bërë të kursesh vend në valixhe.