Përbërësit
1 1/2 lugë gjellë vaj vegjetal
1 qepë e vogël, e prerë
1lugë çaji rrënjë e freskët xhenxhefil grirë
4 thelpinj hudhra, të grira
2 patate, të prerë në kuba
4 karota, prerë në kuba
1 spec i freskët jalapeno, i prerë dhe pa fara
3 lugë gjelle shqeme pakripë
1 kanoçe salcë domateje
2 lugë çaji kripë
1 1/2 lugë gjelle pudër curry
1 filxhan bizele të ngrira jeshile
1/2 spec jeshil, i grirë
1/2 spec i kuq, i prerë
1 filxhan krem pana
1 tufë koriandër i freskët për dekor
 

Përgatitja

Nxeh vajin në një tigan me temperaturë mesatare. Hidh qepën dhe gatuaje derisa të zbuten. Përziej xhenxhefilin dhe hudhrën dhe vazhdo ta gatuash për 1 minutë. Përziej patatet, karotat, specin jalapeno, shqemen dhe salcën e domates. Hidhu kripë dhe pudër curry. Gatuaj dhe trazoji për 10 minuta, ose derisa të zbuten patatet. Shtoni bizelet, specin jeshil, specin e kuq dhe kremin në tigan. Ule nxehtësinë, mbulo dhe lëri të gatuhen për 10 minuta. Zbukuro pjatën me koriandër për servirje.