Pak rëndësi ka se ku po udhëton në botë, ti do të hash patjetër. E nëse planifikon ta bësh pjesë të rëndësishme të udhëtimit tënd (gjë që të sugjerojmë ta bësh), merre në konsideratë të udhëtosh në një prej qyteteve më të mirë të botës, kur vjen puna te ushqimi. Çdo vit, anketa e World Best Awards në Travel&Leisure u kërkon lexuesve të peshojnë përvojat e udhëtimeve nëpër botë, për të ndarë mendimet rreth qyteteve më të mirë, ishujve, linjave të lundrimit, spa, linjat ajrore, etj. Lexuesit i vlerësojnë dhe rendisin qytetet për një sërë cilësish, përfshirë edhe ushqimin dhe disa prej të parapëlqyerve të këtij viti, janë pak të papritura. Sigurisht, Parisi i emëruari si kryeqyteti gastronomik i galaktikës, qëndron në treshen më të mirë. Imagjinojeni Qytetin e Dritave të përzihet me aromën e brioshëve të sapo pjekur, éclair-et, që mund të merren fare mirë si vepra arti, Reblochon-ët me lajthi dhe djathi i athët Époisses. E kush nuk do të donte të jetonte me bagguette dhe Brie për ca ditë?
Por këtë vit, destinacionet më pak të njohura kanë marrë vlerësime për restorantet dhe kuzhinën, përfshi qytetin kolonial të San Miguel de Allende, në malësitë qendrore të Meksikës. Udhëtarët do të gjejnë bare që shërbejnë mezcal-e të vegjël prej Oaxaca-së dhe besojeni apo jo një briosh në Cumpanio do të rivalizonte një të porositur në Paris. Dhe përqark botës, në Chiang Mai, vizitorët që shëtisin qytetin më të mirë në Azzi do të gjejnë të skuqurat klasike të rajonit i phad pak boong dang (lule sabahu me salcë midhjesh) në Pazarin e Natës, që vjen në jet sapo muzgu bie në qytet. Shtegtarë të botës me orekse të ndryshme, mbani shënim. Do të gjeni ushqim për të cilin ia vlen të udhëtohet në secilin prej këtyre qyteteve.


 
10. Bordo, Francë

9. Barcelonë, Spanjë

8. Chiang Mai, Tajlandë

7. San Miguel de Allende, Meksikë

6. Romë, Itali

5. Bolonjë, Itali

4. Firence, Itali

3. Paris, Francë

2. San Sebastian, Spanjë

1. Bejrut, Liban
Bejruti po përjeton një rilindje kulturore –dhe nuk janë vetëm muzetë e rinj si mbresëlënësi “Fondacion Aïshti” që ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Nuk ka mënyrë më të mirë për të ndjerë miqësinë dhe entuziazmin e banorëve të Bejrutit sesa të shijosh një vakt të freskët në Tawlet, një restorant fantastik libanez në lagjen Mar Mikhael (porosit tartare dhie dhe një specialitet të pazakontë mali, h’risset ‘akkub: një qull qengji me gjembaç të egër). Edhe mëngjesi këtu është emocionues: porosit fatteh Al Soussi, një pjatë tradicionale me pite të pjekur, qiqra, kos dhe arra pishe.