Nëntori është një muaj argëtues për udhëtim. Shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm se sezoni i pushimeve po vjen shpejt, me Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Po udhëtarët e mençur e dinë se ka shumë opsione për të përfituar gjatë kësaj kohe, për të mos përmendur se moti është i këndshëm në ato çka do të ishin tipikisht vendet më të nxehtë në botë.
Karaibet janë një vend i shkëlqyer për ta nisur. Nëse një pushim i gjatë është ajo çka keni nevojë, drejtohuni nga Ishujt Andaman, ku nëntori është muaji më i mirë për të vizituar plazhet e shkëlqyer dhe për të notuar me elefantët. Për një arratisje në qytet, Seuli, në Kore, nuk mund të mposhtet, mund të kaloni lehtësisht 10 ditë në kryeqytetin e bukur dhe të mos mërziteni kurrë apo të ndiheni të uritur.
Nëse po kërkoni pushime plazhi apo një qytet të ri për të eksploruar, Nëntori është një kohë e shkëlqyer për ta bërë. Klikoni në këtë listë arratisjesh dimërore, si afër ashtu edhe larg.


Memfis, Tennesee
Memfisi ka qenë njohur gjithherë për bluzin dhe barbekjutë, por është gjithashtu qyteti më i nxehtë i jugut të ShBA, me hapësira të gjelbra, restorante të shkëlqyer dhë një muze kombëtar të të drejtave civile që nuk duhet humbur. Vendi më i mirë për të qëndruar; Guest House në Graceland, ku mund të jetoni si Elvis Presley në qytetin e lindjes së yllit.

San Miguel de Allende, Meksikë
Qyteti kolonial tërheq vizitorë për hotelet sharmante dhe arkitekturën e bukur. Shkoni në nëntor kur nuk bën aq nxehtë dhe ka mjaft fllad për të shijuar ditë të gjata duke shëtitur. Qëndroni në hotelin e mrekullueshëm, Rosewood, me dekor që kremton traditat e gjata artistike të San Miguel.

Belize
Ky vend i Amerikës qendrore është një nga të paktën ku gjuha zyrtare është anglishtja. Ështën jë nga destinacionet e fokusuar te ekologjia në termat e akomodimit, më Belcampo një vend agroturizmi dhe Turtle Inn i Francis Ford Coppola-s.

Ishujt Andaman, Indi
Të duhet një arratisje e gjatë? Planifikoni të drejtoheni nga Ishujt Andaman, në bregdetin e Indisë. Është i mirënjohur si një nga të paktat vende ku mund të notosh me elefantë dhe është një nga rripat e rërës më mahnitës të Azisë. Me të mbërritur atje çmimet janë shumë të përballueshme. planifikoni udhëtimin në mes nëntorit, kur moti është i përsosur dhe përpara se të nisë sezoni i lartë.

Shkretëtira Atacama, Kili
Asnjë udhëtim në Kili nuk është i plotë pa një vizitë në shkretëtirën Atacama, një formacion i mahnitshëm gjeologjik dhe një vend ideal për të kundrua yjet dhe është shtëpi e shumë hoteleve që ia vlen. Vetëm sigurohuni ta planifikoni në kohë udhëtimi: pjesë të Kilit bëhet shumë të ftohta gjatë muajve të verës ( Qershor-Shtator) dhe shkretëtira është tejet e nxehtë nga janari në mars, duke e bërë nëntorin kohën më të mirë për të shkuar.

Porto Riko
Ishulli i Karaibeve është një nga pushimet më të këndshme që mund të bëni. Aty mund të hani si një mbret, zgjidhni restorantet më të famshme të Jose Enrique-s, ose ndiqni linjën e vendasve për një bashkim të rastësishëm për një mallorca, një sandviç me proshutë të pjekur në skarë, djathë dhe vezë mbuluar me sheqer pluhur. Vendi më i mirë ku të qëndroni është Condado Vanderbilt— kërkoni një dhomë me ballkon që sheh nga deti.

Sicili, Itali
Italia ka një destinacion të ri vere, në qytetin bregdetar të mahnitshëm të Sicilisë. Rajoni i Malit Etna tërheq vizitorë nga e gjithë bota me enotekat që drejtohen nga familjet e zonës, me një tokë unike ( terreni është tejet i pasur me minerale vullkanike). Varietetet e verës së kuqe për të cilat njihet rajoni ( përfshi të famshmin rrush Nero d’Avola grape) kombinohen në mënyrë të përsosur me vaktet e vogla siciliane, nga angjinaret e skuqura te fritatat me qiqra, Nëntori në Sicili është sezoni i ulët, ndaj keni shansin më të mirë.

Toronto, Kanada

Kur të jeni në Toronto, sigurohuni të vizitoni vendet popullore, që tani janë të zbrazur nga turmat e verës, tregu St. Lawrence Market, Muzeu Aga Khan, Galeria e Arteve të Ontarios dizajnuar nga Gehry. Mund të kaloni kohë me sipërmarrësit e rinj të qytetit në restorante, bare dhe galeri arti, ku mund të merrni ndjesinë e vërtetë të trendeve të reja të qytetit.

Marfa, Teksas
Nëntorit është një nga të paktët muaj ku ka pak lehtësim në rajonin e shkretëtirës në Teksas dhe qiejt e pastër janë ideale për të parë yjet. Marfa ka një skenë të bukur gjithashtu; produktet vendase janë disa nga suverniret më të bukur të shkretëtirës, në të gjithë rajonin.

José Ignacio, Uruguai

Qyteti më i mirë bregdetar i Uruguait gjallërohet në nëntor, nisja e sezonit veror në Amerikën e Jugut. José Ignacio, një fshat i fjetur që është i njohur për komunitetin e tij të peshkatarëve, transformohet për zbritjen e turistëve një vend pushimet glamoroz. vendosuni në Playa Vik nëse doni të qëndroni në plazh apo në pronën Estancia Vik, pak më pranë qytetit.

Seul, Kore
Seuli është i mahnitshëm në dimër dhe jo më pak i ngarkuar, aktiviteti i ngjeshur rrallë ngadalësohen në kryeqytetin botëror të bukurisë. Megjithatë qyteti ka bërë emër përtej trajtimeve më të mira të bukurisë. Kapasuer edhe ushqim të mirë gjithashtu, që është shpërndarë nëpër botë, por tani ka një skenë arti të befasishme ( mos e humbisni Leeun, Muzeun e Artit të Samsungut) dhe dyqanet apo butikët.

Xhamajkë
Xhamajka është një vend që kënaq turmat – shumë familje kthehen në të njëjtin hotel ( ndonjëherë edhe në të njëjtën suitë) në mënyrë besnike gjatë pushimeve. Ndaj koha para Krishtlindjes dhe Vitit të Ri është më e mira për të shkuar. Nuk ka rëndësi në ç’pikë të ishullit qëndron, do të ketë plot plazhe për të shijuar, muzikë të mrekullueshme live dhe shumë birrë Red Stripe, që shkon shumë me të skuqurat.