Sikur të mos kishte arsye të mjaftueshme për të vizituar Kroacinë, vendi tashmë është shtëpi e një enoteke nën ujë. Dhe po, është po aq fantastike sa tingëllon.

E vendosur në Gadishullin Pelješac, enoteka Edivo Vina kërkon një zhytje të shpejtë për të eksploruar ku është bërë vera në fund të Gjirit Mali Ston. Sipas Lonely Planet, vera mbahet nën ujë në poçe argjile- amfora- për rreth dy vjet përpara se të shijohet. Sipas pronarëve,

Anto Šegović dhe Edi Bajurin, ruajtja e verës në këto poçe i jep një aromë dru pishash ndërsa ruan edhe të gjithë elementët e tjerë të shijes dhe cilësisë.

Zhytësit jo vetëm mund të kontrollojnë poçet e baltës, por gjithashtu edhe një varkë të zhytur që gjithashtu ndodhet në gji. Varka është përdorur si një qilar vere, duke ruajtur amforat dhe shishet e tjera të verës moshohen nga uji i detit Adriatik.
 
Punishtja e verës gjithashtu shet amfora të vjetra, që dalin prej ujit të mbuluara me guaska, alga dhe krijesa të tjera deti. Dhe në rast se po pyesni, ka një mënyrë specifike për t’i hapur këto amfora.