Në profilin e saj të Instagramit, e reja Alesandra Andersen,  e renditur kohët e fundit si adoleshentja më e pasur në botë, ofron një vështrim në jetën e saj luksoze dhe udhëtimet qe të lënë gojëhapur.

Norvegjezja  ka trashëguar pasurinë prej 1.2 miliardë dollarësh nga i ati, Johan F. Andresen.
 
Familja i ka bërë paratë në biznesin e duhanit, përpara se ta shisnin. Ajo jeton në Gjermani dhe është një garuese profesioniste me kuaj.
 
Nga Greqia në Zvicër, nga Afrika në Islandë, miliarderja më e re në botë ndan foto e pushimeve të saj të mahnitshme