CEO –ja i kompanisë shumëkombëshe të hotelerisë “Marriott”, Arne Sorenson, e thotë më së miri: “ Të udhëtosh nëpër botë mund të rezultojë rraskapitëse, të udhëtosh brenda vendit, mund të jetë gjithaq rraskapitëse”.
Në një intervistë me Business Insider, Sorenson ka ndarë disa këshilla vetjake udhëtimi. Merreni në konsideratë se ai udhëton afro 200 ditë të vitit, kështu që ia vlen t’ia vësh veshin.

“Pothuajse kurrë nuk kam kaluar një çantë në pikën e kontrollit”

Nëse po udhëton për një apo dy javë, ai shmang bagazhet në check in dhe zgjedh një valixhe të vogël, ose një çantë krahu lëkure, të cilët e përdor për të mbajtur kostumet. Ai ka thënë “pothuajse kurrë”, kështu që ka edhe përjashtime. Por megjithatë të jetosh një javë larg shtëpisë pa një valixhe, është një arritje për t’u pasur zili.


“Së pari,  më pëlqen të hap të gjitha perdet në një dhomë hoteli kur futem brenda”.
Ka të bëjë me dritën natyrale. Ai e bën këtë edhe gjatë natës, kur nuk ka dritë dielli për ta mbushur dhomën. “Mendoj se ta vësh në punë dritën natyrore, veçanërisht kur je në një zonë kohore të ndryshme, është shumë e rëndësishme”, ka thënë ai. “Bëni të kundërtën e mos iu dorëzoni rraskapitjes duke fjetur gjatë ditës, pasi nuk do çlodheni kurrë”.

“Më pëlqen të lexoj në letër. Kam një valixhe plot”
Pavarësisht se merr pak bagazhe me vete, Arneson i lejon vetes pak liri veprimi kur vjen puna te materialet për të lexuar. “Ende lexoj letër, gjë që është e pazakontë”, ka thënë ai. “Disa nga lajmet i marr në tablet, por pjesa dërrmuese e librave që lexoj –dhe  më pëlqen shumë të lexoj – janë në letër”.