Çdo vit, Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve për Europën, mbledh të dhëna mbi aeroportet nëpër kontinent. Nga rritja e trafikut tek ajo e pasagjerëve, raporti ndan këndvështrime të rëndësishme në destinacionet që frekuentohen shumë nga itineraret e udhëtarëve. Edhe njëherë, Aeroporti i Londrës Heathrow qëndron në krye të aeroporteve më të ngarkuar të Europës. Ky aeroport ishte i emëruar si më i ngarkuari edhe në raportin e vitit 2015. Me më shumë se 75.7 milionë pasagjerë më 2016, trafiku ishte rritur me një përqind nga 2015.

Aeroportet më të ngarkuar
Londër Heathrow: 75.7 milionë, 1 përqind rritje
Paris Charles de Gaulle: 65.9 milionë, 0.3 përqind rritje
Amsterdam: 63.6 milionë, 9.2 përqind rritje
Frankfurt: 60.8 milionë, -0.4 përqind rritje
Stamboll: 60 milionë, -2.1 përqind rritje

Por pjesë më interesante e raportit mund të mos jetë aeroporti më i ngarkuar, por aeroportet që kanë parë rritjen më të madhe në 2016 –ën. Siç raporton Telegraph-i, tre nga këta aeroporte janë të lokalizuar në Rumani: Aeroporti Ndërkombëtar i Oradeas ( rritje 488 përqind), Aeroporti Ndërkombëtar Iasi ( 131 përqind rritje) dhe Aeroporti Ndërkombëtar Aurel Laicu në Bukuresht ( 122 përqind rritje). Çfarë do të thotë kjo: Ose më shumë njerëz janë duke vizituar Rumaninë ose shumë rumunë i ka kapur një rast i rëndë i wanderlust-it ( të dyja gjëra të mira).

Aeroportet me rritjen më të shpejtë
Oradea, Rumani: 488 përqind rritje
Iași, Rumani: 131 përqind rritje
Bukuresht B, Rumani: 122 përqind rritje
Ostend, Belgjikë: 65 përqind rritje
Palanga, Lituani: 60 përqind rritje

Në anën tjetër të Europës, një vnd po sheh rritje të madhe në numrin e pasagjerëve: Islanda, me 40 përqind rritje prej vitit 2015. Edhe Rumania qëndron lart në listë, duke justifikuar shifrat e larta të gjetura tek aeroportet me rritjen më të shpejtë.

Shtetet me rritjen më të madhe të pasagjerëve
Islanda, 40 përqind rritje
Rumania, 24 përqind rritje
Ukraina, 23 përqind rritje
Bullgaria, 22 përqind rritje
Qipro, 18 përqind rritje