Ka plot arsye për të rënë në dashuri me Vjenën: arkitektura madhështore, prania perandorake në rrugët e Innere Stadt (Distriktit të Parë); muzika, letërsia dhe arti.Më e mira e të gjithave, qyteti ka një traditë të gjatë për të lejuar muzikën, operan dhe orkestrën filarmonike të jenë të disponueshme nga studentët deri te fisnikëria. Biletat variojnë nga tre euro deri në njëqind euro. Në vitet e fundit, një energji e re ka prekur qytetin, ka gjallëruar ushqimin, artin dhe madje edhe industrinë e mikpritjes.
 
Vjena është ndër qytetet më të mira për të ecur dhe secili distrikt ka energjinë e vet. Rrugicat antike të Distriktit të Parë çojnë në Donaukanal—dega e Danubit që lëviz përmes qytetit. Merrni një tramvaj  rreth Ringstrasse, që i bie rreth qytetit të brendshëm, për të kundruar arkitekturën ose ndaluni në një kafe legjendare për një kafe me strudel. Përqark lumit, do të gjeni Distriktin e Dytë, Leopoldstadt.
 
Dikur shtëpi e popullsisë hebraike dhe emigrantëve, në dekadën e fundit është bërë strehë për artistë dhe bohemë që kanë hapur restorante, kanë gjallëruar Karmelitermarkt dhe kanë rizbuluar parkun e argëtimit Prater.
 
Në të pestin, Naschmarkt i gjerë është një tërheqje gjatë gjithë javë për të pasionuarit pas ushqimeve dhe shefat gastronomikë. Në Gumpendorfer Strasse, admiruesit e Modernitetit të Mes shekullit do të bien në dashuri me artikujt e mobilierisë.
 
Në të Shtatin, Neubau, rrugët e vogla janë shtëpi e butikëve më të çuditshëm të qytetit. Drejtoheni për në qendër të qytetit në Lagjen e lavdishme të Muzeve – stallat e dikurshme të Hapsburgëve të shndërruar në një mekë të artit.

Koha më e mirë për ta vizituar
Vjena mund të jetë e lavdishme në çdo mot, por më e mira e saj shihet në pranverë dhe vjeshtë. Vizitojeni në maj-qershor ose shtator-tetor për temperatura ideale.
 
Transporti
Vjena ka transportin publik më të mirë në botë, me një sistem të mirë të trenave nëntokësore dhe trameve. Biletat për udhëtime pa limit brenda 24 orëve kushtojnë 8 euro, për një javë të plotë 16 euro dhe mund të blihen në kioska elektronike në stacionet e U-Bahn, ose edhe online.

Moti
Korriku është muaji më i nxehtë me një temperaturë mesatare 19 gradë celsius. Janari është ëm i ftohti, me temperaturë mesatare -1°C.

Çfarë të dish para se ta vizitosh
Austriakët i vënë shumë theks familjes dhe përmirësimit të jetës së punëtorëve. Kjo do të thotë shumë dyqane, sidomos ushqimore dhe vende të shitjes me pakicë, rrallë janë të hapura deri në orë të vona. Shumica qëndron hapur deri në 7:30 të mbrëmjes dhe janë të mbyllur të dielave.

Gjuha
Gjermane
Monedha
Euro