Dikur një mjedis modest për gjueti, pallati i pasur  i Versajës, është tanimë trashëgimi madhështore e luksit të monarkisë franceze , si edhe simbol i pabarazisë që nxiti Revolucionin Francez.
Mreti Luigji i XIV ( Mbreti Diell i Francës) shndërroi këtë ngushticë rurale të  Île-de-France  në një  pallat madhështor më  1682 –shin: pas vetëm dy Mbretërve  Luigj ( Luigji XV dhe Luigji XVI), revolucioni përfshiu  kombin. Versaja pushoi së qeni pallat i përhershëm për monarkinë franceze, që u shemb krejt më  1792 –shin.
 
Pavarësisht trazirave shekullore, pallati tashmë ruhet si sit i Trashëgimisë Botërore dhe vizitohet nga  miliona. Udhëtarët nga  i gjithë globi bëhen radhë për të parë kopshtet legjendarë të Versajës, Hollin e Pasqyrave dhe fshatin e Mbretëreshës  së Çuditshme. Si shumë pallate madhështore, sidoqoftë ari shkëlqyer shpesh shërben për të maskuar intrigat. Kemi zbuluar disa fakte jo shumë të njohur rreth një prej pikave më të famshme në Francë.

Është banesa më e madhe mbretërore  në botë

Të jemi të qartë; Versaja nuk është pallati më i madh i botës. Por është i shpërndarë në  2,014 akre, duke i dhënë dallimin e veçantë. Pallati vetë megjithatë është i madh me  220 mijë metra katrorë  hapësirë.
   
Luigji i XIV e pëlqente shumë argëtimin
Mbretëria franceze vendosi shumë përpjekje për të krijuar atmosferë të gëzueshme, që përfshinte jo vetëm ballot e mëdha dhe koncertet siç mund të prisni, por edhe kumarin, operan, fishekzjarrët dhe spektaklet e dritave. Performanca madhështore dhe ngjarjet bëheshin me qëllim t’i bënin përshtypje oborrit të Mbretit dhe në fakt, të gjithë Europës.
 
Edhe kafshët e fermës trajtoheshin (dhe trajtohen )   si monarkë 
Maria Antuaneta  u përpoq të krijonte një version të  jetës në fshatrat francezë brenda Versajës.  Mund ta shihni këtë në  Hameau de la Reine  në Le Petit Trianon, ku ka një grup me shumë fat lopësh, pulash, derrash, rosash dhe gomarësh që nuk kanë njohur kurrë gjë tjetër veçse stilin mbretëror të jetës.
 
Të fjeturit ishte  një çështje ceremoniale 
Mbreti Luigji XIV, XV dhe  XVI , kishin oborrtarë që merrnin pjesë në ceremoni dy herë në ditë në dhomën e Mbretit. Aty e shihnin atë të zgjohej,  si edhe ndërsa e zinte gjumi.

Maria Antuaneta  kishte fshatin e saj personal
Ndërtuar më  1783 –shin për t’i lejuar Mbretëreshës  Maria Antuaneta   t’i shpëtonte rreptësisë së jetës në oborrin e Versajës, katundi i saj kishte gjithçka;  nga dhomat e bilardos tek ferma, stalla dhe baxhoja.


Një Perandor Gjerman u shpall në Hollin e Pasqyrave
Pas mposhtjes  nga Prusia më  1871 –shin, Franca u poshtërua kur Kajzeri Vilhelmi I u përshëndet si Perandor i Gjermanisë brenda Hollit të Pasqyrave: një nga dhomat më të famshme të Versajës, me shandanë shkëlqyer,  357 pasqyra individuale dhe 30 tablo që shfaqnin arritjet e Luigjit XIV.

Sapo është hapur një galeri e re
Në maj të 2016 –ës, koleksioni i restauruar i transportit ( mendo gdhendje druri dhe elemente ari)  u zbulua në Stallat e Mëdha të Mbretit.  Mund edhe të shohësh karrocën nga martesa e Napoleonit dhe karroca të vogla që i përkisnin  Maria Antuanetës.