Kur paguan për një eksperiencë që mund ta kesh vetëm në atë vend të veçantë
Mendo pak kur je në Venecia dhe... si mund të kthehesh pa provuar një xhiro me gondola? ! Të lundrosh nëpër kanalet e ngushtë me një gondolier italian që këndon ëmbël mund të jetë më shumë se ç’mund të kishit imagjinuar. Mund të jetë një përvojë e paçmuar. Mund të jetë një përvojë që ndodh vetëm njëherë në jetë, ndaj  e kapërdini fajin dhe paguani. Jo vetëm do të ndiheni mirë që e bëtë , por me ato para të kursyera tani keni kujtime të jashtëzakonshme.
 

Me çmimin ekstra mund të mbështesësh turizmin etik
Një nga përfitimet më të mëdha të udhëtimit është sesi herë pas herë ju rikujtohet të vendosni të tjerët para vetes. Mësoni si të lini pas axhendën tuaj për pak dhe të fokusoheni në tablonë e madhe: Si do ndikojnë veprimet e mia tek ata rreth meje? Ndërsa të gjithë kemi nivele të ndryshme rehatie kur vjen puna te turizmi etik, është shumë e rëndësishme të bëjmë pjesën tonë për të krijuar një botë më të mirë, jo vetëm për veten dhe të tjerët, por edhe për brezat që do të vijnë. Në v end të blesh imitime të lira në dyqane të mëdha mund të shpenzosh pak para më shumë te punimet artizanale , duke mbështetur kështu punën e bërë me dorë.

Kur çmimi më i lartë do të të zgjerojë mendjen

 Kur udhëton me mendje të hapur, bota shpejt kthehet në n ë klasë shkolle. Fytyra dhe vende të reja vazhdimisht sjellin përpara mundësi të reja për t’u rritur dhe mësuar. Dhe ndonjëherë një tur me guidë mund të jetë një përvojë kuptimplote, duke ju ofruar perspektivën vendase, ju ofrojnë hyrje në vende të cilat ndryshe nuk do i vizitonit dot. Dhe kur je pjesë e një turi në grup je në gjendje të kapërcesh radhët e gjata dhe të kursesh kohë.

Kur koha është para
A ia vlejnë orët e gjatë të udhëtimit për një kosto më të ulët? Thënë thjesht, me shumë gjasa jo. Megjithëse instinkti i parë i shumë njerëzve është të rezervojnë fluturimin më të lirë të mundshëm, me kohën do të kupton rëndësinë e peshimit të kostos së oportunitetit. Kohët e sotme, duhet të fokusoheni fillimisht te kohëzgjatje e udhëtimit. Ndonjëherë ca para më shumë ia vlejnë për një udhëtim më të shkurtër, më komod e që ju çon shpejt në destinacionin e dëshiruar.